(p) Kaloresit e tryezes se rrumbullaket, pershtatje per femije (d) Shiko më të madhe

(p) Kaloresit e tryezes se rrumbullaket, pershtatje per femije (d)

Stelio Martelli BDI0103

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Të panumërta janë variantet e ciklit të vjetër të legjendave për mbretin Artur e që vijnë ndoshta qysh prej shekullit XII, zanafillat e të cilit humbasin nëpër labirintet e letërsisë së vjetër angleze e franceze ende të pazbuluara plotësisht. Libri ynë është një interpretim romantik i aventurave magjepsëse të kavalierëve dhe damave të tyre.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9994346035

450 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi aventurash. Ai do t'i bjerë kryq e tërthor mbretërisë së tij për të mbrojtur të varfrit e për të luftuar shpirtzinjtë, duke u mbuluar kështu me lavdi e duke fituar famë për zgjuarsinë e tij. Rreth tij sillen, gjithashtu mbuluar nga një famë e pavdekshme, personazhe të shumta, mes të cilëve shquhet mbretëresha e bukur dhe e ëmbël Gjinevra, trimi besnik e i pafat Lançelot, Magjistari Merlin, i mençur por i pazoti përballë kurtheve të dashurisë. E së bashku me personazhet e tjera pozitive është edhe ziliqarja dhe e pamëshirshmja, Magjistarja Morgan, motra e mbretit Artur, shkaktare e luftës vëllavrasëse që do t'i japë fund epokës së lavdishme të kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët, kohës së "magjive e magjepsjeve". Me vdekjen e Arturit, një dorë del mistershëm nga sipërfaqja e një liqeni për të rimarrë Eskaliburin, shpatën magjike ngulur në shkëmb, për ta kthyer përsëri në vendin e vet, atje ku ndoshta ende jetojnë ata kalorës fisnikë e trima që janë zhdukur përgjithmonë nga kjo botë.

Të dhëna

Faqe96
ISBN9994346035
RedaktoriTereza Basho (red.)/Piero Cattaneo (il.)
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNasi Lera