Miliona lexues në mbarë botën e vlerësojnë Moyes për ndjeshmërinë dhe finesën në rrëfimin e romancave të ditëve tona: Prandaj, ne kemi zgjedhur në këtë set dy prej romaneve të saj më të fundit në shqip, dhe më të vlerësuarit nga komunitetet e lexuesve. Nisja e leximit të kësaj autorejeve me këto dy libra është një udhëtim i paharrueshëm. Provoje.....
Publicisti dhe studiuesi Fahri Xharra, si rrallëkush, paraqet një tërësi reflektimesh, hulumtimesh dhe studimesh të thelluara për të shkuarën dhe të tashmen e shqiptarëve, origjinën dhe trojet e tyre, në kërkim të identitetit dhe shkaqeve që kanë sjellë vonesat historike. Me një qasje tërëishst antikonformiste, ky libër parashtron teza, hap tema të nxehta...
Në rast se një mjek praktikant psikoanalist pyet veten, se për çfarë vuajtjesh i kërkohet më shpesh ndihmë, atëherë ai, pa marrë parasysh frikën shumëformëshe, duhet të përgjigjet: nga impotenca psikike.
"Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme..."
Autoriteti personal është ndoshta tipari më i shpërfillur mes popujve primitivë. Për të karakterizuar një person të zotin thuhet se ka një mënyrë të vetën për t'u bërë qejfin të tjerëve, një shprehje të përulshme dhe një zemër bujare. Burrat nuk janë asnjëherë të dhunshëm dhe nuk i drejtohen dhunës edhe kur gruaja nuk është besnike.
Romani i parë i plotë ekzistencialist, nga krijuesi i një lëvizjeje filozofike që ka zënë në kurth imagjinatën e botës. Fuqia dramatike e Sartre dhe origjinaliteti intelektual janë kombinuar për të prodhuar një rezultat të rëndësishëm letrar. Ky është romani i parë i një trilogjie të botuar fillimisht në Francë nga Les Chemins de la Liberte, 1. Epoka e...
“Armiku i popullit”, një nga veprat më të njohura të Henrik Ibsen, u shkrua në vitin 1882 si kundërpërgjigje ndaj protestave publike kundër veprës së tij “Fantazma”, që në atë kohë u konsiderua si skandaloze. “Armiku i popullit” u adresohet tendencave irracionale të masës dhe natyrës korruptive të sistemit politik
Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë.
Vanilja e çokollata: dy shije të ndryshme, por që lidhen shumë mirë bashkë. Ashtu siç ndodh ngandonjëherë në dashuri.
Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?
Michaux shkruan atë që i ndodh në kokë. Ai ishte poet dhe piktor. Në të dy artet ai kërkoi hulumtimin dhe zbulimin e botës së tij të brendshme. Asgjë që ndodhet jashtë kësaj bote nuk i intereson Michaux–së.
Një histori njerëzore e bukur dhe tejet emocionuese. Personazhe që të mbeten gjatë në mendje dhe një dramë që nuk është përshkruar ndonjëherë...Kështu vlerësohet edhe bestselleri i fundit i Jojo Moyes, “Anija e nuseve”, i shumëpritur prej kohësh nga lexuesi shqiptar
Roman me një forcë të madhe tinëzare, të errët dhe nervoze, kjo vepër është pikturë e një pasioni të ndrydhur nga një mjedis, por që arrin të venitet i gjithi. Mbahet si një nga kryeveprat e Yukio Mishima dhe është romani që ka njohur më shumë përkthime.
Trëndafilat anglez është një histori frymëzuese rreth rëndësisë së dhembshurisë dhe të shpërblimeve të miqësisë.
Ky vëllimi i serisë "Ana flokëkuqja", kronologjikisht është i katërti, ku shtjellohen ngjarjet në periudhën midis diplomimit të Anës në Redmond dhe fejesës me Gilbertin, që vijoi me martesën, tre vjet më vonë. Çaste dhe karaktere të paharrueshme në këtë libër do të mbeten gjatë në kujtesën e lexuesit.
Ana flokëkuqja, që tashmë kthehet në Ejvonli. A mbarojnë të papriturat dhe "telashet" në jetën e saj si mësuese? Po marrëdhëniet e saj me Gilbertin a vazhdojnë të përmirësohen?
Kau-djer është një personazh që do të jetojë në paqe në mes të natyrës dhe popullsive indigjene në zonën e quajtur Magelan, por bujaria dhe mirësia e tij shpërndorohen nga kolonët që rrezikojnë jetën në udhëtimet e tyre në ishull. Cilat janë aventurat e Kau – Djer dhe si e vendos autoritetin e tij ai? Këto dhe shumë gjëra të tjera interesante i mësoni...
Përmbledhja poetike 101 poezi dashurie nga Bertolt Brecht përfshin shumicën e soneteve, këngëve, baladave dhe poezive të tjera të shkrimtarit me temën e dashurisë. Zgjedhur e shqipëruar nga Ardian Klosi.
Carlos Fuentes (1928-2012) ka qenë ndër shkrimtarët më të shquar meksikanë të fundshekullit XX; autor romanesh, tregimesh, novelash dhe esesh. Në përmbledhjen me 15 tregime gjenden: "Aura", "Çak mol", "Pantera në xhaz", "Një shpirt i kulluar", "Vija e jetës", etj.
Pesë fëmijë takohen një ditë në një kopësht. Në vitet që vijnë pas, ata bëhen miq dhe më tepër se aq. Bashkë ata do të gjejnë forcën, ndeshen me sfida dhe përballen me aventurat e jetës, humbasin, përballen me realitetet e egra dhe i hapin zemrat e tyre. Në këtë roman, Daniell Steel sjell udhëtimin e tyre të paharrueshëm, - plot me teste dhe procese, -...
Një analizë e shkëlqyer e bashkëjetesës së njeriut me mitet, besimet dhe bestytnitë e krijuara në shekuj prej tij. Për autorin mitologjia ështe kënga e Universit, muzika e sferave. Pushteti i mitit është një spjegim vezullues i botës letrare të shpirtit,thuhet në pasthënien e librit.
Këto tre libra janë përzgjedhur sipas shijeve dhe vlerësimeve në platformat e leximit online si Goodreads, Bookliste, etj: Janë tre romane që janë ndër më të shiturit përgjatë tre viteve të fundit
Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç’është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë.
Një roman që sjell jetën dhe fatin e një njeriu mes botës së kafshëve dhe marrëdhënieve me njerëzit, familjen dhe shtegëtimin plot pasione dhe dyshime për të gjetur dashurinë e vërtetë. Autorja italiane Lucrezia Scali ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me këtë roman pasi eksploron plot mistere brenda qenies njerëzore dhe pasionet për kafshët,...
Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
"Përtej psikologjisë" është ndër librat me interesantë të OSHOS: Ky libër është një përzgjedhje e veçantë e bisedimeve të bëra prej tij me një grup të vogël njerëzish që udhëtojnë me të në një tur botëror. Secili kapitull është një gur i çmuar i dijes së tij.
Kjo është historia e nënës së autorit, e mbledhur dhe e ruajtur përgjatë viteve si një sekret i shenjtë në shpirtin e shkrimtarit. Ai e nxjerr prej andej, teksa po plaket për t’ua treguar të gjithëve.
Një zbulim i madh: Ditari i humbur i një mendjeje të madhe dhe një studim intim, thellësisht dinamik i pikëllimit i Roland Barthes, një prej mendjeve më të fuqishme në studimin e letërsisë në shekullin e XX
Një nga tragjeditë e njohura të Shekspirit, që besohet të jetë shkruar në vitin 1603. E gjithë vepra përqendrohet në personazhet krysore: Otello arap - general në ushtrinë e Venedikut, Desdemona, gruaja e tij dhe Kasio, togeri i tij.
Tetor, 1920. Ndërsa Europa ndien ende plagët e Luftës së Madhe, nëpër rrugët e baret e Amerikës ushton xhazi, muzika e re që ka shpërthyer në getot me ngjyrë. Në Çikago, ku janë dyndur thuajse të gjithë yjet e xhazit të Nju Orleansit, mbërrin nga Oak Parku një djalosh njëzetvjeçar, truphedhur, me sytë gështenjë që i shkëlqejnë, me flokë të zinj korb dhe...
Ne kete liber jepen keshilla dhe sugjerime te vlefshme per te bere nje jete larg tiranise se konsumit dhe etjes per te siguruar me cdo kusht mjete materiale.