Heshtja e tim biri Shiko më të madhe

Heshtja e tim biri

Sara Rattaro BD0208

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303939

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I di rregullat. Heshtja është mikesha ime. Dhe kur kam frikë, zëri im je ti. Albertoja takon Kamilën, dashurinë e madhe të rinisë së tij, që ishte zhdukur pa dhënë shumë shpjegime për të ndjekur ëndrrën e saj dhe i mjaftojnë vetëm pak sekonda për të zbuluar se ndodhet ende atje, midis bankave të shkollës, duke ëndërruar midis buzëqeshjeve dhe puthjeve të saj. Por Albertoja nuk është vetëm. Ai është babai krenar i Lizës, një adoleshenteje me ide shumë të qarta, babai i frikësuar i Mateos, një djalë i mrekullueshëm i shurdhër, si dhe bashkëshorti i Sandrës, një gruaje që ka duruar ferrin e heshtur që ka mbështjellë të birin dhe që do të ishte gati të bënte çfarëdolloj gjëje për ta shpëtuar familjen e saj. Në një botë në dukje normale, gjithçka ndryshon. Liza e sheh të atin duke puthur Kamilën dhe për të mbrojtur të vëllanë, zhduket pa thënë asnjë fjalë. Të gjithë nisin ta kërkojnë, secili duke bartur me vete të vërtetën e tij. Albertoja bart ndjenjën e fajit që tradhtoi familjen dhe Sandrën, frikën se do të përjetojë një makth tjetër. Vetëm Mateoja i vogël mund ta gjejë, sepse falë saj ka mësuar të mos ketë frikë nga bota. Liza mund të jetë fshehur vetëm në strehën e tyre, në vendin ku e ka mësuar të lexojë buzët dhe të luajë shah, sepse vëllaçkoja i saj nuk do të jetë kurrë ndryshe nga të tjerët. Duke zbuluar një të fshehtë të vogël dhe duke iu mësuar të gjithëve se jeta dhe familja jote kanë më shumë rëndësi se vështirësitë që has, Liza dhe Mateoja do ti shpëtojnë të ëmën dhe të atin duke iu treguar atyre se për tu rritur duhet të jesh i madh qysh i vogël. Me një ndjeshmëri delikate, Sara Rattaro sfidon stilin dhe publikun e saj dhe futet në psikikën e një burri që duhet të vërë rregull në jetën e tij. Por të vësh rregull do të thotë të bësh patjetër një zgjedhje dhe të humbasësh diçka. Apo dikë.

Të dhëna

Faqe268
ISBN9789994303939
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiAdrian Beshaj