I ri Erotika Shiko më të madhe

Erotika

Jani Ricos A-003560

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij, ky vëllim, ndryshe nga vëllimet e tij të mëparshme poetike, shquhet për modernizmin e theksuar, për lakonizmin artistik, formën minimaliste, ku gjallon një numër i pafundmë figurash, simbolesh mitike e biblike dhe elementesh natyrore.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Erotika” ndahet në tri pjesë, të cilat që në titull përçojnë veçanësinë e stilit dhe përmbajtjes së tyre. Pjesa e parë që përbëhet nga 44 poezi të shkurtra, ka si titull “Suitë minore në të kuqe maxhore”; pjesa e dytë është një poemë strofash të shkurtra, me titullin “Trup lakuriq”; ndërsa pjesa e tretë, “Fjala mishtore”, i afrohet më tepër prozës poetike, dhe përfshin 12 shkrime poetike.

“Erotika” është e zhveshur nga miklimet poetike, ka spontanitetin e erotizmit të pastër, burimor.

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. Lexuesi shqiptar do të njohë një Ricos të zhytur kokë e këmbë në dashuri, një Ricos panteist, në poezitë e të cilit shpirti erotik gjallon kudo, në fruta, në sende, objekte, peizazhe, pemë, zogj etj.

Në një intervistë Ricosi shprehet që erotizmi i poezive të tij, është antidoti ndaj zvetënimit të pamëshirshëm, që sjell koha dhe rreshkja e trupit. Poezia e Ricosit është provokuese deri në asht. Ajo shenjon ndërthurjen e pazgjidhshme mes fjalës e trupit, e cila mishërohet mjeshtërisht, që në poezinë hyrëse.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe124
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEleana Zhako