I ri Misteri i mjellmave Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Misteri i mjellmes

Fatos Kongoli A-007808

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli vjen me një roman të ri për të pasionuarit pas rrëfimit të tij, - kësaj radhe me një roman të zhanrit mister., hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Toena 

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928348807

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nevil Bardhi, protagonisti i këtij romani të ri të Kongolit, me të përfunduar studimet për matematikë, punon prej pesë vjetësh si inspektor në DPKR (Drejtoria e Përgjithshme e Krimeve të Rënda). Idhulli i tij, që në vitet e gjimnazit, ka qenë dedektivi privat me origjinë belge Hercule Poirot, personazhi legjendar i shkrimtares angleze Agata Kristi (Agatha Christie). Prej këndej edhe ëndrra më e madhe e protagonistit: të bëhet dedektiv privat.

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre një letër me fakte tronditëse. Kështu nis një marrëdhënie e çuditshme midis inspektorit dhe Mjellmës, një qenie sa reale aq dhe virtuale.

Po kush është Mjellma? Çfarë synimesh ndjek ajo duke i vënë në dispozicion inspektorit kohë më kohë, nga fillimi deri në fund dokumente konfidenciale, që po të bëhen publike mund të shkaktojnë tërmete deri në sferat më të larta? Kush është burimi i këtyre dokumenteve?

Në kërkim të zbulimit të Mjellmës, Nevil Bardhi në të vërtetë arrin të zbulojë vetveten në një realitet të zhytur në korrupsion, ku krimi i organizuar bën ligjin gjithandej. I tunduar dhe i grishur seksualisht nga Mjellma, ai është i përpirë nga dashuria për Gentën.

“Nuk dua të përsëris konsideratat e mia për ju, po të mos përmend edhe atë dëshirën time të ngulmët, - që nuk do të realizohet asnjëherë, - për t’ju njohur nga shumë afër. Është koha të shpëtoni shpirtin tuaj, ndryshe mund të jetë vonë. Si hap të parë do t’ju sugjeroja diçka që jua kam thënë tashmë: të braktisni institucionin që ju ka përzgjedhur dhe rekrutuar. Institucion ku shërbeni me devotshmëri dhe ndershmëri. Ndoshta pa e ditur dhe pa e kuptuar se në një mënyrë apo një tjetër jeni vënë në shërbim të Mafies. Përpiquni t’i ngjani sadopak idhullit tuaj Hercule Poirot.”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe152
ISBN9789928348807
RedaktoriAnrila Spahija
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller