Fatos Kongoli TO0247
Libër i ri
I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë.
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Toena | |
| ISBN | 9789994316632 | |
Ky "pothuajse roman", me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme. Dhe një varg protagonistësh të letrave shqipe, të kulturës, arteve dhe politikës etj.
Ashtu siç i ka njohur autori, që nga fëmijëria e hershme e deri më vonë, në kohë të qeta dhe të trazuara, gjatë periudhës së diktaturës e pas saj. Është një autoportret origjinal dhe i sinqertë. Për herë të parë Kongoli i kthehet këtu disa episodeve nga më të rëndësishmit dhe traumatikët në djetën e tij. Një libër i veçantë, i pari në letrat e sotme shqipe, ku autori kërkon të shohë thellë në vetvete, për t'i bërë më të kuptueshëm librat e tij përmes zbërthimit të vetvetes. Si të gjithë romanet e tjerë të Kongolit, edhe ky lexohet plot kureshtje, me një frymë.
| Faqe | 372 |
| ISBN | 9789994316632 |
| Titulli origjinal | Toena |
| Viti i Botimit | 2010 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Gjithmonë ka ditur se si ta bëjë për vete lexuesin, edhe pse ruan të njëjtin stil të të shkruarit.Në këtë libër Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti.
Një rrëfim i përkryer romanesk i Kongolit ku ndërthuren realja me irealen, e djeshmja me të sotmen, në një lojë ku shfaqen hije të së kaluarës në kërkim të kujtesës së humbur dhe jetëve të vjedhura.
Pas tetralogjisë "Burgjet e kujtesës" me romanet: "I humburi" (1992), "Kufoma" (1994), "Dragoi i fildishtë" (1999) dhe "Ëndrra e Damokleut" (2001), Fatos Kongolin vjen me "Lëkura e qenit". Një libër i jashtëzakonshëm, ku autori arrin nivelin më të lartë të prozës së tij.
Me këtë roman të ri haluçinant, Fatos Kongoli afirmohet si shkrimtari tjetër i madh shqiptar. Gazeta franceze LIBERATION. Ky libër që lexohet me një frymë, është nderuar me çmimin "Romani më i mirë i vitit 1995" nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Ai është përkthyer dhe botuar në Francë dhe Itali.
Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi. Ikje prej gjurmëve dhe shenjave që mund të rikujtonin tmerrin e sundimit totalitar kah një...
Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.
Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris.
Autori kërkon rrënjët e skizofrenisë kolektive, që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë ecjen e shoqërisë së sotme shqiptare, veç të tjerash, edhe në përmasat e ndrydhura të hapësirave të saj të jetesës.
Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve.
Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna.
"Ëndrra e Damokleut", një ritregim bashkëkohor, në variantin shqiptar, i historisë së përjetshme të Romeos dhe Zhuljetës.
Albana Progri, e sapo diplomuar si farmaciste, është vajza e një ambasadori. E bukur, e përkëdhelur, e mësuar me një jetë të qetë dhe me adhurues të shumtë, befas gjendet në syrin e një cikloni.
Me këtë roman të ri haluçinant, Fatos Kongoli afirmohet si shkrimtari tjetër i madh shqiptar. Gazeta franceze LIBERATION. Ky libër që lexohet me një frymë, është nderuar me çmimin "Romani më i mirë i vitit 1995" nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Ai është përkthyer dhe botuar në Francë dhe Itali.
Pas tetralogjisë "Burgjet e kujtesës" me romanet: "I humburi" (1992), "Kufoma" (1994), "Dragoi i fildishtë" (1999) dhe "Ëndrra e Damokleut" (2001), Fatos Kongolin vjen me "Lëkura e qenit". Një libër i jashtëzakonshëm, ku autori arrin nivelin më të lartë të prozës së tij.
Fatos Kongoli, një nga autorët bashkëkohorë më të vlerësuar, vjen me një roman të ri për lexuesit: Gënjeshtarët e vegjël
Kapitulli i Amerikës” është një kronikë autobiografike, që vjen si vazhdim i një prej librave tashmë të njohur të Kongolit, më i rëndësishmi siç e quan ai vetë, “Iluzione në sirtar”.
Një libër i veçantë i Kongolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha personazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, "I Humburi''.
Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli vjen me një roman të ri për të pasionuarit pas rrëfimit të tij, - kësaj radhe me një roman të zhanrit mister., hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Toena
I botuar për herë të parë më se gjashtëmbëdhjetë vjet të shkuara, i përkthyer e i botuar deri tani në gjashtë gjuhë të huaja, ndër të cilat frëngjisht, gjermanisht, anglisht etj., ky libër sjell një tablo të papërsëritshme të jetës së përditshme në epokën e zymtë