Jetë në një kuti shkrepësesh Shiko më të madhe

Jete ne nje kuti shkrepesesh

Fatos Kongoli TO0246

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autori kërkon rrënjët e skizofrenisë kolektive, që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë ecjen e shoqërisë së sotme shqiptare, veç të tjerash, edhe në përmasat e ndrydhura të hapësirave të saj të jetesës.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994312351

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a. Romani zhvillohet në dy kohë.

Koha reale janë dy javë të muajit korrik të vitit 2004, kur gazetari, në një gjendje psikike të rënduar, kryen aksidentalisht krimin. Koha tjetër përfshin jetën e këtij personazhi të ditëve tona, lindur tridhjetë e dy vjet të shkuara, në një apartament modest, në një pallat modest, në një lagje modeste të kryeqytetit. Një jetë e ndrydhur dhe e mbyllur në përmasat e një kutie shkrepësesh.

Faqe pas faqeje, Kongoli zbulon universin e së përditshmes së njerëzve të zakonshëm, por njëherazi edhe hendekun e lemerishëm të pabarazisë sociale dhe të moskomunikimit që është krijuar tashmë brenda kësaj shoqërie, ndaj së cilës, personazhi kryesor, gazetari që ka kryer krimin, ndihet i huaj. Merr përsipër të përballet me poshtërsinë dhe ligësinë njerëzore derisa i pafuqishëm në këtë mision, dorëzohet. Më kot përpiqet të gjejë strehë te kujtimet e fëmijërisë, të dashurive të tij.

Pjesë nga libri:

Suela niste të eksitohej gjatë kohës që e zhvishja. Rrinte në këmbë e kthyer nga unë, me sytë mbyllur. Tek e zhvishja, mbi fytyrën e saj pasqyroheshin ca lëkundje, si lëvizjet valore të një tërmeti me epiqendër diku thellë. Atë ditë, mbi fytyrën e saj nuk vura re ndonjë shenjë që të tregonte se diku thellë kishte ndodhur një zhvendosje tektonike. Edhe pse zhveshja më mori njëfarë kohe. Ishte dimër, mesi i shkurtit dhe mua m'u desh të kryeja një volum më të madh pune.

Me përkujdesje dhe përkushtim. Atë ditë, ja ngaqë në veshë më jehonin thirrjet e handaksura të turmës, ja ngaqë teknika ime e zhveshjes nuk u ngrit në lartësinë e kërkesave të Suelës, nuk arrita të provokoja zhvendosjen tektonike brenda saj. Ajo nuk u eksitua. Lëshoi vetëm rënkimin e njohur për mua në çastin e depërtimit dhe unë, i errur nga mospjesëmarrja e saj, u harxhova shpejt.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe296
ISBN9789994312351
Titulli origjinalToena
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri