Stephenie Meyer MO0018
Libër i ri
Bri Taneri e sjell turbull në mendje jetën e saj para se të fitonte dhuntitë mbinjerëzore dhe një forcë të pashtershme fizike. Përpara se një etje makute për gjak ta kaplonte të tërën... përpara se dikush të vendoste ta shndërronte në vampire.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | MORAVA | |
| ISBN | 978-99956-26-89-1 | |
Bri Taneri e sjell turbull në mendje jetën e saj para se të fitonte dhuntitë mbinjerëzore dhe një forcë të pashtershme fizike. Përpara se një etje makute për gjak ta kaplonte të tërën... përpara se dikush të vendoste ta shndërronte në vampire. Por Brija gjen një mik që s'e priste, Diegon, një vampir të porsalindur, i etur po aq sa ajo të zbulojë se cila është krijuesja e tyre: një qenie misterioze, që të gjithë e thërrasin "ajo". Kur i bien në të, se të porsalindurit s'janë veçse gurë në një fushë shahu shumë më të madhe nga ç'ua rrokte mendja, atyre iu duhet të vendosin anën e kujt do të mbajnë dhe cilit i duhet zënë besë. Por nëse gjithçka që ata dinë, është ngritur mbi gënjeshtrën, a do të jetë e mundur vallë të mbërrijnë tek e vërteta?
| Faqe | 178 |
| ISBN | 978-99956-26-89-1 |
| Viti i Botimit | 2010 |
| Vendodhja | Tirane |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Marsida Gjonçaj |
Libra që edhe të rriturin e kthejnë në periudhën e adoleshencës, duke i bërë të besojnë se do të përjetojnë sërish dashuri marramendëse dhe do duan që koha të ndalet në ato çaste. Kurt ë mbaroni së lexuari librin e parë, do t'ju lindë dëshira të përpini pjesën tjetër të serisë.
Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.
POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE. Si mund të vrapoje, si mund të luftoje, kur një veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur? Nëse jeta jote ishte gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?
Romani me një trekëndësh të pazakontë dashurie është një rrëfim për forcën e dashurisë dhe për thelbin e ekzistencës njerëzore.