Bastardi i bukur Shiko më të madhe

Bastardi i bukur

Christina Lauren MO0047

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Kloja mendjemprehtë dhe e vendosur, që është në prag të marrjes së diplomës të masterit, ka një problem të vetëm: shefin e saj, Benetin. Tridhjetëvjeçari joshës, arrogant dhe egocentric, është po aq i urryeshëm sa magnetik - një Bastard i bukur. Pas disa vitesh të kaluara në Francë, Beneti kthehet në Çikago për të zënë një post të rëndësishëm në gjirin e biznesit të madh të familjes.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN978-9928-169-23-5

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kloja mendjemprehtë dhe e vendosur, që është në prag të marrjes së diplomës së masterit, ka një problem të vetëm: shefin e saj, Benetin. Tridhjetëvjeçari joshës, arrogant dhe egocentrik, është po aq i urryeshëm sa magnetik. Një Bastard i bukur. Pas disa vitesh të kaluara në Francë, Beneti kthehet në Çikago për të zënë një post të rëndësishëm në gjirin e biznesit të madh të familjes. Si ta imagjinonte vallë, që bashkëpunëtorja e tij, Kloja, do të ishte ajo krijesa bukuroshe dhe acaruese njëzetegjashtëvjeçare, me shumë sharm dhe me mendje të mprehtë, që nuk do të sakrifikonte asgjë për karrierën e saj? Nëse Beneti dhe Kloja e urrejnë njëri-tjetrin, tërheqja ndaj njëri-tjetrit, e heshtur, e paepur dhe obsesive i çon drejt testimit të limiteve vetjake dhe drejt thyerjes së njëpasnjëshme të të gjitha rregullave që iu ishin nënshtruar. Me një qëllim të vetëm: të zotërojnë njëri-tjetrin. Në zyrë, në ashensor, në parking. Kudo... Me të mbërritur në një pikë moskthimi, të çmendur nga dëshira, a do t'ia dalin dot vallë Kloja dhe Beneti ta lënë egon mënjanë për të vendosur më në fund për atë që ata pranojnë të humbin ose të fitojnë?

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe254
ISBN978-9928-169-23-5
V. Bot2013
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEnis Zaloshnja