Kategoritë

Ofertat

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese MORAVA

Shtëpia Botuese MORAVA e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e shtypshkrimeve që në vitin 1991. Pas shumë viteve përvojë, aktiviteti i saj u shtri edhe në fushën e botimeve të teksteve shkollore dhe librave artistikë.


Botimet në fushën e letërsisë artistike i përkasin grupmoshave të ndryshme, duke iu ofruar një kohë të vyer në praninë e librit.


Shtëpia botuese MORAVA i ka kushtuar një hapësirë të veçantë titujve të letërsisë së huaj bestsellerë dhe autorëve të vlerësuar, që të rrëmbejnë në tregimet e përshkrimet e tyre.


Këtu përfshihen botime për fëmijë, libra artistikë, filozofikë dhe triller.


Shtëpisë Botuese MORAVA ka rreth 45 tituj librash shkollorë të lëndëve të ndryshme: matematikë, gjuhë, muzikë, histori, gjeografi etj.


E gjithë kjo mori titujsh dallohet për saktësi shkencore, metodike, për cilësi të lartë botimi. Kjo vjen si rezultat i punës së madhe të shtëpisë sonë botuese dhe kritereve që ndjekim për hartimin e teksteve shkollore duke filluar që nga përzgjedhja e autorëve më të mirë, të cilët kanë kualifikime dhe përvojën në fushën e hartimit të teksteve dhe të mësimdhënies. 

për faqe
Shfaq 65 - 82 nga 82 libra
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Flavia dë Ljus, heroina e serisë, është një zonjushë njëmbëdhjetëvjeçare e pasionuar pas kimisë dhe e tërhequr nga helmet. I intereson sidomos arseniku dhe antidotet e tij. Por, mbi të gjitha, rend gjithnjë pas ndodhive të reja dhe ngulmon të jetë e pranishme kudo. Ajo është mbresëlënëse si heruese dhe magjepsëse si shkencëtare e marrë, me instikte të...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Çfarë do të bënit sikur, mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës, të zbulonit se burri ju tradhëton? Por ka edhe më pasi tju ketë kandisur edhe për një muaj mjalti të dytë romantik, dendet me viagra si i zijosur dhe i ndërron dashnoret si mbreti gratë. Duket si një makth që të lë pa frymë, por pikërisht kështu i ndodhi Xhes Xhardinës

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Nga pesë pretendentët e Fronit të Hekurt, njëri vdiq në mënyrë të mistershme, ushtria e një tjetri u shpartallua në një betejë të përgjakshme duke ia zbehur shpresat për të marrë pushtetin, ndërsa luftërat vazhdojnë deri në pikën e fundit të gjakut, pasi aleancat bëhen dhe prishen aty për aty.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    "Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Irvin Yalom vjen para lexesve te shumte te tij me nje tjeter perle te tregimtarise se tij psikologjike. Permes mekanizmit te kujteses, autori rikrijon bote te cilat e bejne per vete lexuesin.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Çfarë i ndodh një familjeje kur lind një fëmijë me handikap? Si reagon familja, miqtë, mjekët, njerëzit? Po babai, nëna dhe vëllai? Siç sugjeron edhe titulli, fëmijët me aftësi të kufizuara lindin dy herë: së pari, i sheh të papërgatitur për botën, dhe, së dyti, iu ndodh një rilindje duke i besuar dashurisë dhe inteligjencës së të tjerëve. Libri është një...

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Është vera e vitit 1950 dhe disa ngjarje të pashpjegueshme kanë ngërthyer Bakshoun, rezidencën e kalbur angleze, që familja e Flavias e quan shtëpi. Një zog i ngordhur gjendet në pragun e derës së shtëpisë me një pullë poste të vendosur çuditërisht në sqepin e tij.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Një libër magjepsës dhe gllabërues, “Terapi dhe gënjeshtra” u jep lexuesve një vështrim grishës e thuajse të ndaluar mbi atë çka terapistët mendojnë në të vërtetë gjatë seancave të tyre.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Vera fillon mirë për Maria Kallion: një shtëpi në buzë të detit me të dashurin, një punë e re si avokate. Gjithçka shkon për bukuri deri kur ajo gjen trupin e mbytyr të Armit, biondes simpatike me size, paksa mendjelehtë dhe llafazane, e ashtuquajtura "Tersi".

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Shpërthimi i luftës mes Indisë dhe Nepalit nxjerr në pah varfërinë e skajshme të Indisë dhe bën që një pjesë e mirë e idnianëve të marrin rrugën e emigrimit drejt Amerikës. Por jo të gjithë emigrantët kthehen në vendin e tyre me të ardhura. Një pjesë vijnë më të varfër nga sa janë nisur.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Një histori tronditëse humbjeje, rilindjeje dhe guximi. Plot dhembshuri dhe delikatesë, Kline na dhuron një margaritar. Library Journal

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Viti 1969. Një vajze e re amerikane, Edi dë Uajër, shkon në një ishull të Finlandës, për të vizituar teton e saj, që jeton në Shtëpinë e Xhamit. Dy djelmosha bien kokë e këmbë në dashuri me të dhe, kur ajo zhduket sa hap e mbyll sytë dhe pa asnjë shkak, njëri prej tyre gjendet i vetëvarur në hambar. Ky është fillimi i "misterit të vajzës amerikane", që do...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Një thriller mjaft tërheqës dhe plot tension, “Vajza e mirë” është një roman i fuqishëm, i cili të tregon se edhe në familjet perfekte, asgjë nuk është ashtu siç duket.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Ky libër është në listën e leximeve të presidentit amerikan, Barack Obama. Pse të mos e lexosh edhe ti librin që ka misterin e një personi që udhëton çdo ditë në të njëjtin tren. Porosite tani! 

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Ivi Boid është një adoleshente që kërkon lirin dhe eksploron një arratisje duke u bërë pjesë e një rrethi hiptonizuesish që jetonin në një fermë të frikshme. Kërkimi i aventurës dhe misterit e çon vajzën drejt një dhune të paimagjinueshme. Ky roman ka korrur një sukses të vërtetë saqë është cilësuar nga Washington Post si një nga librat më të mirë të...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    3 420 Lekë 3 800 Lekë -10% Në stok
    I ri

    Një prej veprave më të arrira në trillin imagjinar, i vlerësuar me çmime, i ekranizuar dhe një prej librave në seri, bestseller që kur ka dalë në qarkullim për herë të parë. Tashmë, seria me tre vëllime, vjen e plotë edhe në shqip, falë përkthimit të Anxhela Çikopanos

    3 420 Lekë
    3 800 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Pas disa vitesh punë në policinë e shtetit, ku rutina e procesverbaleve dhe e marrjes në pyetje të keqbërësve të parëndësishëm e mërziste, Maria Kallio fillon të studiojë sërish në Fakultetin e Drejtësisë. Por ngaqë i mungon aksioni, pranon një punë në polici si zëvendësuese. Gjatë kësaj kohe do t'i paraqitet rasti të kryejë hetimin e parë kriminal.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Autorja e romaneve bestseller, “Vajza në tren” dhe “Nën ujë” Paula Hawkins vjen me nje tjeter roman ne gjuhen shqipe, - Zjarr qe digjet ngadale, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Morava.

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 65 - 82 nga 82 libra