Shtëpia Botuese “Dudaj” u themelua më 25 janar 2001. Serioziteti në botime dhe përzgjedhja e kujdesshme e titujve, duke qenë në më të shumtën e herëve në bashkëkohësi edhe me botimet nëpër botë, bëri që ajo shume shpejt të dallohej dhe të renditej ndër shtëpitë botuese më prestigjioze shqiptare. Stafi i botimeve “Dudaj”, i përbërë nga profesionistë dhe përpiqet t’i sjellë lexuesit veprat më të rëndësishme botërore, ku përveç përkthimeve cilësore
Në një farë mënyre, Xhungel buzkuqesh fillon aty ku shkëputet libri Seksi dhe Qyteti: në xhunglën e njerëzve të mbytur në para, të eturve për pushtet, të fiksuarve pas bukurisë të qytetit të New York-ut. Këtë herë, femrat janë pak më të mëdha në moshë, shumë më të pasura, por jo domosdoshmërisht më të mënçura se heroinat e mëparshme të Bushnell.
Një familje e ndarë më dysh nga politika, që u mbijetoi sfidave të kohës si një e tërë. Një familje me dy partizanë në luftë që u digjet shtëpia dhe internohen po nga partizanët. Një baba i arratisur, i cilësuar tradhtar dhe i vendosur kundër të birit hero. Një nënë që kalon 12 vjet në internim me tre fëmijët e saj të vegjël, me bashkëshortin dhe një...
Një roman trallisës që i mban lexuesit të mbërthyer pas librit deri në faqen e fundit. Nuk ke nga ia mban.
Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkruajnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste e vendosur të realizojë ëndrrat e saj pa tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet, së bashku me të tre vëllezërit, në një familje punëtore në Milanon e pasluftës.
Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat.
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën Pas suksesit të jashtëzakonshëm me librin Gomorrah, Roberto Saviano na tregon se si e qeveris botën kokaina
Me romanin e tij të ri, i cili trajton politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, Robert Menasse ka krijuar një kaleidoskop brilant që lidh ngjarjet botërore dhe fatet individuale në mënyrë të shumëanshme: i zgjuar, mendjemprehtë, me largpamësinë e nevojshme dhe një dozë të shëndetshme marrëzie.
Romani Zhozefinë Bonaparti, është një roman best seller ndërkombëtar bazuar në jetën e Zhozefinë Bonapartit, gruasë së Napoleonit, pjesë e triologjisë së autores Sandra Gulland për jetën e Zhozefinë Bonapartit. Triologjia është përkthyer në 17 gjuhë.
Njëzetë vite pas librit të parë I teti (The eight), Katherine Neville shaplos kapitullin e ri të Ket Velisit. Aleksandra Solari, vajza e Ketit, merr një ftesë nga e ëma për ta vizituar në Kolorado. Kur Aleksandra arrin, ajo zbulon që mamaja e saj është zhdukur. Për të gjetur mamanë, Alkesandra duhet të ndjekë të njëjtën lojë që Keti ka ndjekur më parë, në...
Një best seller ndërkombëtar me publikimin e tij origjinal në vitin 2003, Zonja sekretare, është një tregim i plotë i jetës së femrës së parë Sekretare shteti në Amerikë, Madeleine Albright.
Libri i Robert Armour-it për mitet e Egjiptit, i njohur gjerësisht nga një brez lexuesish, tashmë paraqitet i plotësuar me më se 50 foto të egjiptologut Edwin Brock dhe vizatime të Elizabeth Rodenbeck, që i paraqesin Zotat me pamjet e tyre karakteristike.
Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, “Zoti e ndihmoftë fëmijën!”, libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të...
Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.Një vajzë e ndihmon, i shërben si...
Duke marrë shkas nga jeta nën regjimin e Presidentit Manuel Estrada Cabrera në Guatemalë, ku libri ishte i ndaluar për shumë vite dhe i mbushur me një lirizëm mahnitës, simbolizëm Maya-n dhe autenticitet guatemalas, fituesi i çmimit Nobel Miguel Angel Asturias-i ka krijuar një kryevepër surrealiste, një satirë të mprehtë të totalitarizmit dhe një portret...