I ri Zgjerimi Shiko më të madhe

Zgjerimi

Robert Menasse BD0815

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me romanin e tij të ri, i cili trajton politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, Robert Menasse ka krijuar një kaleidoskop brilant që lidh ngjarjet botërore dhe fatet individuale në mënyrë të shumëanshme: i zgjuar, mendjemprehtë, me largpamësinë e nevojshme dhe një dozë të shëndetshme marrëzie.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994307319

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rrugët e dy "vëllezërve gjaku", të lidhur përmes një betimi të dhënë në luftën e fshehtë polake kundër regjimit komunist, ndahen pas shpërbërjes së ushtrisë së ilegalitetit. Njëri, Mateuzci, bën karrierë në politikë dhe arrin të zgjidhet Kryeministër i Polonisë. Tjetri, Adami, bën karrierë në Komisionin Europian pas aderimit të Polonisë në BE-në dhe punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Europian. Ajo që dikur ishte një lidhje e fortë, shndërrohet në një armiqësi të papajtueshme të dimensioneve europiane. Të dy takohen sërish në një lundrim me anijen "SS Skënderbeu" të organizuar nga kryeministri shqiptar, ku ishin ftuar krerët e qeverive të shteteve ballkanike, ministrat e jashtëm të BE-së dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian. Ajo që ndodh më pas, del jashtë kontrollit.

Konflikti politik mes dy vëllezërve të gjakut është vetëm korniza, brenda së cilës zhvillohen një mori fatesh, planesh të guximshme dhe përpjekjesh të mëdha jetësore, të cilat vihen në provë derisa përballja ndodh në terrenin e lëkundur të një anijeje turistike shqiptare.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe686
ISBN9789994307319
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë