I ri Vepra poetike Shiko më të madhe

Vepra poetike

Ali Asllani BDI0971

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një jetë që kaloi nëpër gjithë posht’e përpjetat e Shqipërisë qysh kur u fitua pavarësia e deri thellë në kohën e diktaturës

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN 9789994308002

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një vepër që i qëndroi besnike vetvetes nga fillimi në fund, pavarësisht disa kompromiseve në poezitë politike. Ali Asllani (1882-1966) është pa dyshim së bashku me Lasgushin një nga poetët më të rëndësishëm të Jugut shqiptar në gjashtëdhjetëvjeçarin pas Pavarësisë. Ai arriti ta kapë shpirtin e poezisë anonime shqipe si rrallëkush tjetër. Dhe meqë i këndoi aq bukur Vlorës dhe atdheut, trimërisë e dashurisë së mirëfilltë dionisiake, gabimisht e mbajtën si një poet gjysmë-folkorik. Ndërkaq poezia e tij ishte po aq e kultivuar sa dhe jeta dhe pamja sqimatare e ish-sekretarit te qeverisë së Ismail Qemalit, e diplomatit të viteve ‘20 e ‘30 dhe kryebashkiakut të Vlorës. Pas një numri botimesh të vogla te shpërndara aty-këtu, dalja e veprës së plotë poetike, ku përmbahen një numër krijimesh a variantesh të panjohura më parë, e rivendos Ali Asllanin aty ku duhej të ishte pandërprerë prej kohësh, në panteonin e poezisë shqipe.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe322
ISBN 9789994308002
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri