Të gjithë ne mësojmë të hulumtojmë ndërsa i hyjmë praktikisht punës kërkimore, por një përgatitje e papërshtatshme mund të na humbasë shumë kohë e përpjekje dhe mund të na presë krahët. Ky libër i pajis hulumtuesit fillestarë me mjetet e nevojshme për të fituar shprehi të mira kërkimore dhe për të shmangur mjaft kurthe dhe prova të rreme që të hanë kohën.
"Libri i Smithit është një vështrim në kohën e duhur i zhvillimeve të rëndësishme që kanë ndodhur në vitet 1990, si dhe i studimeve që janë përpjekur t'i shpjegojnë ato. Ai është një prurje e mirëpritur në literaturën mbi nacionalizmin." International Journal of Cultural Studies
Libri Sfidat e qytetërimit bazohet në konstantet sociale të realitetit tonë dhe konsiderohet shumë interesant për tu lexuar nga qytetarët, studiuesit e shkencave sociale dhe studentët e shkencave humane
Shoqëria paskomuniste nisi e zhurmshme. Në të vërtetë, lind Tjetri si objekt i parrezikshëm për të dialoguar. Kërkohet deri në vuajtje Tjetri si dëgjues. Media bëhet qendra e shoqërisë. Të shprehurit lirshëm herë-herë mbetet si qëllim në vetvete. Fillon të përhapet edhe një lloj llafazanërie e nderuar. Lind e folura pa veprim.
Herkolubusi ose Planeti i Kuq është pesë ose gjashtë herë më i madh nga Jupiteri, është një gjigant i madh, kështu që asgjë nuk mund ta pengojë apo ta shmangë.
Ky punim ka karakterin e një debati historik shkencor. Fillin e ka marrë nga formulimet historike që përmban Enciklopedia e Maqedonisë, botuar nga Akademia e Shkencave e Shkupit me 2009, në zërin shqiptarët e Maqedonisë.Aty shqiptarët trajtohen si turma malësorësh të ardhur nga malësitë e Shqipërisë së veriut dhe të vendosur në viset e sotme të Maqedonisë...
Në librin Mbi qeverisjen (pjesa e parë) trajtohen çështje themelore të sistemit politik, të shpërndarjes së fuqisë në kuadër të dy parimeve bazë të qeverisjes demokratike: parimit të ndarjes së pushteteve dhe atij të kontroll-balancimit, shumë shpesh edhe brenda një skeme krahasuese me rastin shqiptar.
Poema romantike Shtegtimet e Çajlld Haroldit së bashku me njoftimet që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë lëndën e kësaj trajtese. Ato dëshmojnë sesi një poet romantik i pararojës letrare evropiane dhe shoku i tij, një i ri i kulturuar anglez, e shihnin...
Libri i Pedro Bosch Gimperës merret me njërin nga problemet më të ndërlikuara të kërkimeve historike: me prejardhjen dhe formimin e popujve të cilët përmblidhen me emërtimin "indoeuropianë".
Një përmbledhje e shkrimeve të zgjedhura të juristit dhe politologut shqiptar të botuara pas ndarjes së tij nga jeta.
Përmbledhja poetike 101 poezi dashurie nga Bertolt Brecht përfshin shumicën e soneteve, këngëve, baladave dhe poezive të tjera të shkrimtarit me temën e dashurisë. Zgjedhur e shqipëruar nga Ardian Klosi.
Libri Gazetaria është një vepër standard për studentët e gazetarisë dhe gazetarët e rinj. Epërkthyer deri më sot në disa gjuhë, vjen tani edhe në gjuhën shipë. Ky libër ndërthur së bashku njohuritë mbi praktikën dhe shkencën e gazetarisë. Kërkesat që ka profesioni, gazetaria vetë si dhe marrëdhëniet me publikun shihen e analizohen si komponente të...
Studiova historinë e revolucionit. E ndieja veten të asgjësuar nga fataliteti i neveritshëm i historisë. Shikoj në natyrën njerëzore një njëtrajtësi të tmerrshme, shikoj në rrethanat njerëzore një dhunë të pashmangshme, e cila u është dhënë të gjithëve dhe asnjërit.
Kursi... fokuson vëmendjen në aspektin funksional e strukturor të ligjërimit human. Idetë e tij përfshijnë një gamë të gjerë temash: fonacioni, shenja gjuhësore, kundërvënia, sinkronia etj.
Ky libër është hartuar kryesisht si tekst mësimor për studentët e degës së gjuhës e të letërsisë shqipe të universitetit, rrjedhimisht është zgjeruar, është ngushtuar a është ndryshuar duke pasur parasysh edhe lëndët e tjera të afërta që jepen në këtë degë.
E drejta penale evropiane përbëhet nga një tërësi normash të përpunuara nga organe mbikombëtare dhe të përbashkëta të 27 Shteteve të Bashkimit Evropian apo të 47 Shteteve të Këshillit të Evropës.
Botimi i tretë i këtij libri është përditësuar pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian dhe të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian (të riparë në Lisbonë).
Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën, ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës.
Detyrimet janë një pjesë thelbësore e të drejtës, bazat e të cilave duhet të njihen nga të gjithë ata që merren me çështjet juridike.
Mund të thuhet, me sa duket, se ekonomia politike është vërtet një shkencë si të tjerat.
Lidhur me emërtimin " E drejta ndërkombëtare private " mbi sundon qëndrimi se ky emërtim nuk është adekuat.
Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Kjo është pyetja që Pierre Calame shtron në këtë vepër.
Gjithçka në fakt është komunikim. Njerëzit nuk janë në fillim si të tillë dhe pastaj të nisin të komunikojnë; ne jemi si na ndërton në çdo çast komunikimi me të tjerët.
Dritarja e trenit është media kritike. Kjo përcaktohet nga fakti se hekurudhat shpesh kalojnë në vende që nuk mund të thuhet se janë vitrinat e krahinave apo qyteteve që anashkalohen.
Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare.
Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne.
Emmanuel Lévinas është filozofi i etikës dhe padyshim moralisti i vetëm i mendimit modern.
Në horizontin e përvojave estetike, aftësia për të marrë përgjegjësi personale, duhet të shfaqet si cilësia parësore e kritikës. Kritiku duhet të mësojë të mos fshihet pas gishtit dhe të shfaqë publikisht një guxim që nuk ka pse të mos nisë fillimisht nga pohimi i vlerave.
Njeriu gjithmonë ka dashur të kuptojë dhe të mësojë diçka më shumë rresh misterit të vdekjes.
Janë rreth 10.000 faqe të botuara që mbajnë dhe gëzojnë firmën dhe autoritetin e albanologut Shaban Demiraj. Kjo monografi I bashkëlidhet kështu natyrshëm gjerdanit të veprave dhe morisë së studimeve të autorit, duke ruajtur si e tillë edhe mëvetësinë e saj.
Libri «Struktura e personalitetit njerëzor» i autorit Xhevair Lleshi, vjen si një i tërë, duke ndërthurur teoritë e personalitetit nga psikologë të mëdhenj mbi strukturën dhe e gjithë kjo e shoqëruar me shembuj mjaft interesant të miteve të botës së vjetër dhe të kohës sonë