Gazetaria shqiptare ne tranzicion

Jonila Godole BPA0020

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928415370

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

15 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë punim, proceset transformuese do të ndriçohen përmes disa "prozhektorëve", nga perspektiva e shkencave politike, sociologjike dhe shkencave të komunikimit. Nga lëmi i shkencave politike do të huazohen instrumentet për të shpjeguar tiparet e "tranzicionit" në shoqërinë postkomuniste.

Për të parë nëse ecuria e tranzicionit politiko – shoqëror ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në zhvillimin e sistemit mediatik, do të paraqiten fazat evolutive të këtij të fundit. Kombinimi i qasjeve të ndryshme teorike na ndihmon të vëzhgojmë nga afër ndikimin që sistemi politik ushtron mbi sistemin mediatik: ndikimin që sistemi mediatik ushtron mbi kulturën profesionale të gazetarisë dhe ndikimin që një kulturë specifike profesionale ushtron mbi praktikat e punës së gazetarisë.

Në këndvështrimin metodologjik, risia e këtij libri qëndron te gërshetimi i të dhënave sasiore me ato cilësore në tri nivele:
1) Përmes rishikimit të dokumenteve zyrtare mbi gazetarinë dhe median në Shqipëri.
2) Përmes një anketimi të strukturuar.
3) Përmes intervistave gjysmë të strukturuara me aktorë të fushës.

Qëllimi ishte të grumbulloheshin perceptimet e gazetarëve mbi profesionin e tyre nëpërmjet një anketimi në shkallë të gjerë në tetë rrethe të vendit.

Të dhëna

Faqe300
ISBN9789928415370
Titulli origjinalPapirus
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri