Të lexosh dhe rilexosh Hayek- un është një recetë e shkëlqyer për të jetuar një botë më të mirë Pascal Salin
"Bazat e menaxhimit" është një libër që inkurajon dhe nxit të lexuarit tek studentët dhe të interesuarit nëpërmjet mënyrës se si janë dhënë konceptet kyçe, nëpërmjet plotësimit të paratesteve dhe pastesteve, në fund të studimit të librit.
Ky libër ka ndihmuar shumë burra dhe gra për të përballuar më mirë fatin e tyre dhe për ta kuptuar më mirë planetin tonë.
Një libër i cili është i lidhur me kutesën kolektive / individuale për ngjarje të veçanta jistorikegjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri.
Esse, ide dhe debate. Shkrimet në këtë libër përfshijnë një periudhë relativisht të gjatë kohore, 2000 - 2013.
Një libër me parimet bazë mbi qeverisjen dhe administrimin.
Një libër, ka si qëllim t'i prezantojë studentët me shkencën ekonomike, në mënyrë sa më të përmbledhur.
Një libër mbi politikën e jashtme, e cila është mjaft komplekse. Ajo përmban çështje, të dhëna, që mund të sjellin një sërë rezultatesh, me një variacion të vogël në një prej problemeve që ka pasoja të konsiderueshme në këto rezultate.
Ky libër është hartuar për t'u përdorur në nivelet universitare, si dhe në programet pasuniversitare në degën e administrimit publik. Lexuesit duhet të kenë njohuri të teorisë mikroekonomike në nivelin e një kursi fillestar.
C++, një gjuhë programimi e përdorshme gjerësisht. Ajo konsiderohet si një gjuhë e nivelit të ndërmjetëm. E zhvilluar nga Bjarne Stroustrup duke filluar nga viti 1979. C++ fillimisht është quajtur C me klasa, mbasi gjuhës C iu shtuan cilësitë e orientimit në objekte, të tilla si klasat, dhe zhvillime të tjera të gjuhës së programimit C.
Përmbysja e komunizmit është një nga momentet e jashtëzakonshme në historinë shqiptare, e inkuadruar brenda historisë europiane të Europës Lindore.
Një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar. Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë.
Globalizimi është prezent e po ndikon sot gjithçka të jetës sonë të përditshme në të gjitha aspektet e nivelet... është në plot kuptimin e fjalës përballë çdo porte në gjithë botën
Manuali është një trajtim i veçantë në llojin e vet dhe si i tillë mbart vlera shkencore me profil të lartë. Qëllimi i manualit është vendosja e punës së institucioneve publike mbi baza sa më ligjore dhe efiçente.
Një libër me 30 shkrime, të shoqëruar secili nga 30 karikatuara, të pasqyruara me shumë objektivitet nga mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu. Shkrimet janë një lloj kronike e fushatës elektorale.
Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu. Objekti...
Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar.
Libri përmban diskutime, analiza, studime, propozime të ndryshme të viteve 1998 2015.
Ky punim përfshin 26 studime, ese kritike, analiza psikologjike mbi natyrën njerëzore, intervista mbi dimensionin artistik/ vlersim personal dhe të autorëve të tjerë si dhe opinione prognostike për qenësinë e identitetit shqiptar dhe të kuptuarit e vetvetes, të mbështetura fort në përvojën e tij të gjatë në balafaqim me realitetin shqiptar dhe me të huajt.
Botimi i librit përfshin disa reflektime më të pjekura për rolin e fuqisë ushtarake në botën bashkëkohore. Këto reflektime përfshijnë analiza të konflikteve të fundit, që nga lufta e Afganistanit deri te ajo e Irakut, dhe debatet e vazhdueshme për mësimet që mund të nxirren nga këto luftëra.
Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.
Studimet e këtij libri janë të karakterit të mirfilltë juridiko - ndërkombëtar dhe juridiko - kushtetues dhe aty dallohen menjëherë aftësitë e spikatura të autorit në fushën e vet të ekspertizës.
Ky libër përmban prezantimet në Forumin publik të Akademisë së Shkencava " Asimetritë e tranzicionit: Mirëqenia sociale apo varfëri ekstreme?", mbajtur më 23 prill 2015.
Ky libër paraqet një sintezë mbi partitë politike dhe problematikën e tyre. Ai përmban materiale të përditësuara, si dhe mjaft paragrafë të nënvizuar, që kanë për qëllim thellimin dhe ilustrimin e argumenteve. Libri ndihmon studentët që merren me fushën e partive politike, gazetarët që kërkojnë të kuptojnë masën e informacionit të prodhuar nga partitë...
E Drejta Romake përbën një hyrje të paçmuar në të kuptuarit e koncepteve ligjore dhe një çelës për vlerësimin e sistemeve ligjore kontinentale. Studimi i saj do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme, sepse ajo është një krijim i gjenisë për rend harmonik dhe gjykim të organizuar të një qytetërimi të spikatur të lashtësisë dhe përbën një trashëgimi që ka...
Studimet e Sigurisë janë nëndisiplinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në qendër të Marrëdhënieve Ndërkombëtare ndodhet studimi i sigurisë
Në përmbajtje të këtij libri ka një numër tematikash mbi teorinë dhe natyrën e disiplinës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ky libër është hartuar në një mënyrë të tillë që pedagogët dhe studentët të mund t'i lexojnë krerët sikur ata janë të palidhur me njëri-tjetrin.
Ne duhet ta masim suksesin e reformës së mirëqenies me numrin e njerëzve që dalin, jo me numrin e atyre që shtohen në sistem.
...Historia e marrëdhënieve sociale në tërësi dhe sidomos e asaj të pronësisë, ndryshon rrënjësisht nga ajo që paraqitet në nivelin makro, konkretisht në ligjin shtetëror dhe asaj në planin lokal. Duke iu referuar kësaj marrëdhënie Griffhits-i, e quante ideologji ligjore centraliste (sistemin shtetëror), e përfaqësuar në rastin në fjalë nga e drejta...
Ky libër, i shkruar në një stil të ngjeshur por të saktë, nuk kufizohet në përshkrimin e rregullave të të drejtës pozitive. Ai synon gjithashtu të shpjegojë se ku bazohen ato si dhe kontradiktat që kanë nganjëherë.
Interneti po e trondit peizazhin e mediave: gazetat dhe librat e shtypur janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre; radioja dhe televizioni janë vendosur në rrjete dhe terminale numerike; aksesi në filma dhe programe është po aq i..lehtë sa muzika në sitet Toile...
Giddens nuk e sheh shoqërinë bashkëkohore si një ndryshim nga modernia te postmodernia, por si një vazhdim të ndryshimeve sociale nga format tradicionale në ato moderne. Ne ende nuk i kemi parë pasojat përfundimtare të modernitetit. Giddens ofron një paradigmë të re, duke na mundësuar ta shohim modernitetin me një sy më të freskët.