Është një përrallë e fuqisë së shpirtit, dritës brenda vetes dhe dashurisë për mjedisin. Ky libër shoqërohet me vizatimet fantastike të Artur Dautit
Dita e zgjedhjeve po afron. Pa vrisni pak mendjen se kush po kandidon për senator të klasës... Ei Xhei dhe Andrea! Kryebashkiaku Habëll do t'iu mësojë fëmijëve të gjitha marifetet e politikës dhe se çdo votë ka rëndësi. Kush do të fitojë? Kush do të humbasë? Dhe kush do të puthw një bebe? Iii, sa e shpifur!
Prof. Ethem Ruka vjen me nje reflektim te thelle per gjendjen e qenies njerezore ne ditet tona dhe prespektiven e saj. Ai ngre shume ceshtje ne kete liber qe nga zanafilla dhe deri me sot: A mund ta shkruajmë librin e jetës?
“DO TË SHKOJMË ME PUSHIME dhe që të tre, babi, mami dhe unë, po fluturojmë nga gëzimi”.
Vincezo Dorsa eshte nje nga personalitetet me te shquara te diaspores shqiptare ne Italine e Jugut. Me kete studim sjell artefakte mbi shqiptaret dhe hedh bazat solide per rilindjen e shqiptareve ne fund te shekullit te XIX
Libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe shoqërohet me ilustrime të mrekullueshme. Çdo ilustrim i artistes Melanie Williamson është plot humor dhe sikur i japin jetë çdo personazhi. “Billi dhe përbindëshat e vegjë” është libri që do t’i pëlqejë çdo fëmije, që ashtu si Billi me siguri në fund të librit do të dojë të jetë shok me Trumbetën.
Mirë se vini te Hoteli “S’ke çfarë sheh këtu” për krijesa magjike, ku E ÇUDITSHMJA është normale për Frenkin dhe prindërit e tij, të cilët drejtojnë hotelin.
Kudo që hidhte sytë, shihte veç ujë. Nuk ia kishte idenë se ku ishte. I vetëm lundronte në detin pa anë e pa fund. E shqetësonte mendimi se mos ndoshta nuk do të mund të gjente asnjë anije pas tri ditësh, po i jepte vetes shpresë. Çfarë do të ndodhë me Aleksandron dhe udhëtimin që i ndryshoi jetën?
Libri ka pasqyruar me mjaft mjeshtëri ndjeshmërinë, miqësinë dhe dhembshurinë. Pavarësisht nga tema, autorja e ka bërë librin edhe argëtues.
Një histori interesante që të rrëmben me gjuhën e përzgjedhur, humorin e hollë dhe ilustrimet e gjalla. Një takim zbavitës dhe argëtues i dy botëve nga zinxhiri ushqimor. Situata, biseda, dialogë e batuta që të bëjnë të vësh buzën në gaz, por jo rrallë edhe të kredhin në mendime. Krahas shumë veprimeve të vogla, përjetimin e të cilave e përforcojnë edhe...
Dnev ishte një vend ku çdo gjë bëhej së prapthi. Ndërsa të moshuarit shkonin në shkollë dhe fëmijët qeverisnin, mbërriti një konteshë tekanjoze që blinte gjithçka...
Seia e Billit vazhdon, me plot të reja befasuese. Personazhi ynë është në telashe në shkollë. Një nxënës i shkollës e ngacmon. Përbindëshat e vegjël duan ta shoqërojnë në shkollë po ai nuk pranon. Ndoshta me përbindëshat vërdallë gjërat do të shkojnë më mirë se sa Billi mendon...
Libër i veçantë, plot ndjesi, zbavitës dhe nganjëherë me tone humori. Roman prekës mbi përjetimin e fëmijëve kur ju vdesin gjyshërit. Ky libër u përgjigjet pyetjeve të tyre madje guxon të thotë që shpesh të rriturit nuk dinë si të komunikojnë me fëmijët për këtë temë. Autori e trajton temën pa tabu, me shumë ngrohtësi e ndjeshmëri.
Një vajzë e vogël largohet fshehurazi nga shtëpia kur në jetë vjen vëllai i saj. Ajo është e sigurt se prindërit duan ta zevendësojnë atë. Është vjeshtë dhe ajri ka nisur të ftohet. Megjithatë, vogëlushja vendos të fshihet tek një pemë e madhe lisi, ku mendon se do të qëndrojë përgjithnjë. Në pemën e lisit, ajo zbulon, që aty lart nuk është vetëm.
"Punët janë shumë më keq nga ç'mendon ti. Shpejt këtë gjë ke për ta zbuluar vetë, dhe kur ta zbuloshg, mua do vish të më kërkosh."
Plot jetë dhe tërheqës, në portretizimin e betejës së një gruaje për vetëpërmbushje, në një shoqëri që lëkundet mes tradicionales dhe modernes, libri “Artistja e kënasë” hap një derë drejt një bote sa të harlisur e magjepsëse, aq edhe të zymtë e mizore. Romani vjen i perkthyer ne shqip nga Taulant Hatia
E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, "Barnatorja e humbur” është një roman me sekrete, hakmarrje, po që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.
"Punët janë shumë më keq nga ç'mendon ti. Shpejt këtë gjë ke për ta zbuluar vetë, dhe kur ta zbulosh, mua do vish të më kërkosh."
Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e ëi-fi. "Gruaja e vetme ne dhome eshtë një nga romanet qe lartëson rolin e grave në...
Pema habitet që pylli i saj i besueshëm është i frikshëm për vajzën. Ndaj e shoqëron të voglën deri në buzë të pyllit. Po ç'lloj bote fillon aty? Përbindësha që peshtyjnë tym, uturima dhe ajër i rëndë!
"Në emër të Mbretit Akull dhe të gjithë banorëve simpatikë të Veriut, unë, leminga Ula, betohem se do të bëj gjithçka për të mbrojtur natyrëm , këtu dhe kudo në botë. betohem se do të luftoj pa reshtur kundër atyre që e dëmtojnë! Jap fjalën time!" Libri është përkthyer mrekullisht nga Erion Kristo
Maurizio Bosio është mjek dhe shkrimtar i cili gjatë kohës së shërbimit në Shqipëri ka fiksuar 184 foto, të sjella në këtë album që përfaqësojnë sintezën e një vëzhgimi të vëmendshëm që përfshin një periudhë kohore prej rreth njëzet e pesë vjetësh: 1993-2017.
Shkrimtarja e njohur izraelite Dorit Rabynian vjen për herë të parë në shqip me romanin "Në kufijtë e mallit dhe brengës", përkthyer nga Zana Harxhi Baroni. Një libër i vlerësuar me disa çmime! I përkthyer në tetëmbëdhjetë gjuhë! U ndalua përkohësisht në Izrael
Romani “Shpellat” vjen si një udhëtim imagjinar në një botë të konceptuar në trajtën e shpellave, të cilat nuk janë aspak të zakonshme apo konvencionale. Aty përplasen konceptet e dritës dhe errësirës, lirisë dhe izolimit, dashurisë dhe urrejtjes, familjes dhe vetmisë, lumturisë dhe fatkeqësisë.
Vazhdojnë aventurat në hotelin “S’ke çfarë sheh këtu”. Erdhi libri i dytë: “ Nuk keni parë gjë akoma”
Bëhu pjesë e historisë së një aventure hapësire të paparë! Seri për fëmijë, e ilustruar me ngjyra, plot me emocione dhe aventura që i jep krahë imagjinatës dhe e lehtë për t’u lexuar.
Sonila Strakosha vjen me nje roman te ri per lexuesit, - i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Mediaprint. Një libër tek i cili përballen dy periudha, përplasen realitete, gjuhë, tradita, zakone të ndryshme.
Studiuesja e artit Eleni Laperi na sjell në një botim të plotë mbështetur në fakte e dokumente, në dëshmi dhe artikuj, botime periodike, arkiva shqiptare dhe të huaja, nga bisedat me studiues, pasardhës të familjeve të artistëve etj., figurën e KOL IDROMENOS si themelues të artit realist shqiptar.
“Shkëmbimi” është historia e dy grave - të dyja të vetme, të dyja të frikësuara - të cilat arrijnë t'i shndërrojnë vështirësitë e jetës në mundësi.