I ri Ngjyrat e viteve Shiko më të madhe

Ngjyrat e viteve

Sonila Strakosha A-008841

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sonila Strakosha vjen me nje roman te ri per lexuesit, - i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Mediaprint. Një libër tek i cili përballen dy periudha, përplasen realitete, gjuhë, tradita, zakone të ndryshme.

Më shumë detaje

91 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928086099

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një imazh i pangjyrë i Tiranës së viteve ‘80, një adoleshente që rend rrugëve të heshtura me dëshirën për të zbuluar botën e ndaluar nëpërmjet ekranit të vogël, dhe ai veshur me zbehtësinë

bardhë e zi të kohës.

Ngjyrimet e imagjinatës do ta ndihmojnë Artën adoleshente të ëndërrojë përgjatë errësirës së turbullt të një periudhe të vështirë. Vitet ndërkohë kalojnë, koha ndërron imazhin e saj. Arta, si pa kuptuar ndjen se është rritur. Jeta pashmangërisht do të hyjë në labirinte aventurash që ajo kurrë s’do t’i kish imagjinuar më parë.

Si do të jetë raporti i vajzës me ngjyrat e jetës më tej?

A do t’i qëndrojnë ato pritshmërive të saj, a do të kenë të njëjtin ndriçim fantazie apo do të kthehen papritmas në zhgënjime e iluzione të thyera?

Si do të jetë në përballje me ëndrrat e adoleshentes së dikurshme, raporti i së nesërmes?

Në qendër të gjithë kësaj vorbulle të rrëmujshme ndryshimi është Arta dhe bota e saj.

...Shkronjat si rruaza dukej se i qeshnin nga fletorja e verdhë që ajo kishte quajtur fletorja me

shije nostalgjie. Mbylli sytë dhe ndjeu se po e merrte një gjumë i qetë.

Nuk e dinte se ndërsa qerpikët puthiteshin, edhe buzët qenë ngjitur e i kishin marrë një formë

të ëmbël buzëqeshjeje, nuk ishte as italiane, as shqiptare, ishte vetëm buzëqeshja e saj...

Të dhëna

Faqe186
ISBN9789928086099
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë