Le të udhëtojmë edhe ne me Arian dhe personazhet e tjera, mes situatave të papritura dhe humorit, për të shijuar këtë përvojë.
Ky eshte nje set qe permban librin me forma dhe lojra me letra per femijet me nevoja te vecanta i cili vlen jo vetem per prinderit por edhe per mesuesit qe kane femije te tille ne klase.
"'Gruaja brenda meje" - një histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën. Libri hidhet ne qarkullim pas pak ditesh nga shtepia botuese Mediaprint
Fjalor tre gjuhësh – Shqip, anglisht, gjermanisht (10 000 shprehje, përshëndetje dhe biseda të shkurtra në shqip, anglisht, gjermanisht). Libri përmban 10 000 shprehje të shkurtra në shqip, anglisht, gjermanisht, përshëndetje dhe biseda të shkurtra nga jeta e përditshme.
Ju njohim me botën magjike të teatrit dhe operës, nëpërmjet kryeveprës moxartiane, "Flauti magjik". Nëpërmjet këtij libri ndoshta edhe ju mund të zbuloni se keni një talent të veçantë për të kënduar. Botim didaktik mbi një vepër muzikore!
Botim studimor kushtuar një personaliteti emblematik në Shqipëri, martirit të shkencës Theofan Popa, shkruar nga Pirro Thomo dhe Anisa Ymeri, si dhe me kontributin e vyer të studiuesve: Aleksandër Meksi, Kostandinos Giakoumis, Sokol Çunga, Andi Rëmbeci, Era Xhaferaj.
Veprat e famshme të artit po zhduken kudo nëpër botë. Sa hap e mbyll sytë, ato bëhen pluhur. Kikirika Xhons dhe miqtë e saj dyshojnë se e gjithë kjo ka të bëjë me botën magjike të Qytetit të Ilustruar dhe komplotin e të ligut z. Bardhi, për të zhdukur ngjyrat, artin dhe aftësitë krijuese. Është koha për t'u kthyer në Qytetin e Ilustruar dhe për të...
Një “thriller” historik, tronditës e befasues mbi rrjetin e spiunazhit që rrënoi një komb të tërë. Në një botë të pushtuar nga frika, kujt mund t’i besosh?
Po kërkonim një seri për fëmijë, të ilustruar me ngjyra, plot me emocione dhe aventura, që i jep krahë imagjinatës dhe e lehtë për t’u lexuar – dhe e gjetëm! Kepler 62 – NJË SERI FANTASTIKE ME GJASHTË LIBRA Është botuar për herë të parë në Finlandë dhe Norvegji, e më pas në njëzet vende të tjera, dhe tashmë vjen edhe për lexuesin shqiptar.
Niseni leximin me romanin “Shtëpia me 36 çelësa” pastaj vijoni me libri e dytë “Fshati me 13 sekrete”
Tina Turner - këngëtarja e dashur dhe legjendare - vjen me një libër thellësisht personal dhe frymëzues që zbulon mençurinë e fituar falë udhëtimit të saj drejt gëzimit dhe ofron një udhërrëfyes praktik për të gjetur lumturinë në jetën tuaj. “Lumturia je ti!” përfshin një album të veçantë fotografish me imazhe të rralla dhe të papublikuara më parë të Tina...
Iu rrëzuan akuzat Xhulio Andreotit për bashkëpunim me Cosa Nostra-n? Edhe sot e kësaj dite shumëkush e beson këtë. Ky libër shpjegon se si kanë rrjedhur në të vërtetë ngjarjet.
“Ky libër është një përmbledhje shkrimesh dhe analizash që bartin elementë renditës, përshkrues, analizues dhe propozues mbi çështje të rëndësishme të lidhura drejtëpërdrejt me rajonin e Ballkanit si Proçesi i Berlinit, dhe mbi çështje të tjera sfiduese ku përfshihet rreziku nga ndërhyrja Ruse apo dinamikat politike në rajonin e Indo-Paqësorit”.
Libri "Luaj mëso dhe argëtohu 1" përmban 22 lojëra popullore dhe lëvizore, të cilat mund të luhen nga fëmijët e të gjitha moshave duke filluar nga mosha tre vjeç. Ato janë renditur nga më e thjeshta deri tek ato që kërkojnë aftësi dhe cilësi fizike më të arrira.
Ky libër është një udhërrëfyes novator prindërimi i bazuar në prova. Çdo prind është i aftë të rrisë fëmijë të lumtur, të shëndetshëm dhe me një bazë të qëndrueshme emocionale. Megjithatë, shumë prej nesh hasin vështirësi gjatë këtij rrugëtimit. Harta e prindërimit, e kompletuar me mençurinë që ndryshon paradigmën, tregimet ndriçuese të klientëve dhe...
Shkrimtari dhe ilustratori Rob Biddulph të lë pa mend me këtë libër për fëmijë me titull, “Kikirika Xhons dhe zgjidhja e misterit”, i cili është i treti dhe i fundit i serisë gazmore të Kikirikës. Aksioni dhe aventurat ngërthejnë pas vetes djem dhe vajza të moshës 8 deri në 12 vjeç, ndaj i fton krahëhapur lexuesit e vegjël në lexim.
Ky është libri i katërt në serinë prej gjashtë librash, të ilustruar me ngjyra, plot me emocione dhe aventura, që i jep krahë fantazisë dhe lexohet me një frymë.
Shkruar nga autorët e dashur për lexuesit e vegjël, Timo Parvela nga Finlanda dhe Bjørn Sortland nga Norvegjia, seria Kepler62 është ilustruar nga Pasi Pitkänen. Librat janë botuar njëkohësisht në Finlandë dhe Norvegji, me të drejta të shitura në më shumë se dhjetë vende të botës.
QESHNI, QANI DHE SHIJONI KËTË NDODHI TË JASHTËZAKONSHME QË DANNY WALLACE E KA TREGUAR PLOT VËRTETËSI DHE HUMOR
“Antologjia e poezive më të bukura në botë” përfshin 82 poetë, nga këto 10 nobelistë, nga Rigvedat e deri te autorët bashkëkohës. Gjithesejt 142 poezi te perkthyera dhe pergatitura nga poeti laureat, Rudolf Marku.
Një histori për fëmijë e cila ka si synim të ndërgjegjësojë të vegjlit mbi rëndësinë e sjelljes së hijshme dhe mirësisë. Ky rrëfim godet bullizmin duke mos harruar të theksojë po ashtu rolin kyç e thelbësor të cilin duhet të luajnë në raste të tilla prindërit, mësuesit, dhe edukatorët, si dhe kujdesin apo vëmendjen që ata duhet të kenë kundrejt fenomeneve...
Një histori e harruar. Një rrjet sekret grash. Një rrëfenjë për helme e hakmarrje. Mirë se vini në “Barnatoren e humbur”. Bestseller në “New York Times”. Nominuar për “Goodread Choice Award”