Ag Apolloni AGA0001
Libër i ri
"Skënderbeu: Manuskripti i Marlout" është një dramë e shkruar sipas parimit postmodern të dorëshkrimit, pra si gjetje e një drame elizabetiane të shekullit 16 e cila konsiderohet dramë e humbur. Për shkrimin e kësaj drame autori ka shfrytëzuar shumë materiale historike, letrare, kinematografike dhe teatrore, për të krijuar një realitet të besueshëm të kohës skenderbegiane. Këtu heroi paraqitet mes mitit dhe realitetit, si një figurë sa e madhe, aq edhe njerëzore.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | OM | |
| ISBN | 9789928449801 | |
Drama "Skenderbeu: Manuskripti i Marlout" vjen si homazh për “Vitin e Skenderbeut” dhe na sjell një histori të shkruar sipas poetikës postmoderne të dorëshkrimit, pra si gjetje e një drame elizabetiane të shekullit 16 e cila konsiderohet dramë e humbur.
“Skenderbeu: Manuskripti i Marlout” është ndërtuar si një rrjet intertekstual me tekste historike, letrare, kinematografike dhe teatrore, duke krijuar kështu besueshmërinë e rrëfimit dhe duke na prezantuar një hero të dualizuar, që perveçse mit, shfaqet edhe si një njeri i thjeshtë.
Drama është e përbërë nga dy pjesë, të ndara në skena. Skenderbeu i Apollonit aq sa i afrohet historisë, po aq i largohet asaj, duke u shfaqur si një hero që i flet më së miri lexuesit të ditëve të sotme.
“Skenderbeu: Manuskripti i Marlout” nuk tenton të jetë një paraqitje strikte e fakteve historike, por synon të jetë një tekst që shfaq erudicionin e autorit dhe e largon këtë figurë historike nga patetizmi romantik. Ag Apolloni, në këtë dramë, nuk sjell risi vetëm artistike, por prish edhe funksionin mimetik të dramës, duke inkorporuar në tekst narratorin, që i mvesh dramës edhe statusin diegjetik.
Drama “Skenderbeu: Manuskripti i Marlout” plotëson kushtin që parashihte Horaci për letërsinë, “dulce et utile”, pasi përveçse përcjell vlera estetike, i paraqet lexuesit një hero që nuk mund të qëndrojë i distancuar nga ana njerëzore.
Drama ka 287 faqe dhe është botuar nga Shtëpia Botuese OM, Tiranës.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 287 |
| ISBN | 9789928449801 |
| Redaktori | Orjela Stafasani |
| Viti i Botimit | 2018 |
| Vendodhja | Prishtinë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përmasat | 14 x 21 |
Bazuar në ngjarje të vërtetë. (E, a ekziston e vërteta në këtë jetë, është problem i Platonit).
Studiuesi Apolloni, para se të shkruajë për romanin, apo romanet e Kadaresë, ai i bën një vështrim të shkurtër, por të thuktë rrugës së lindjes dhe të zhvillimit të romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, duke e parë atë edhe në kontekstin e letërsisë botërore dhe të asaj shqiptare si dhe duke paraqitur pak a shumë vijat kronologjike, që i paraprinë...
Në këtë tragjedi psikanalitike mishërohen idetë teorike të Frojdit për të dhënë një histori të mundshme të Hamletit, duke prekur temën e incestit të dyfishtë (vëlla-motër, nënë-bir) dhe temën e tradhtisë së shumëfishtë.
Romani “Ulurima e ujkut” i Ag Apollonit trajton temën e të pagjeturve, mjerimin social e politik, edukimin arsimor, defektet religjioze, mitizimet historike, pseudodisidencën, si dhe dashuritë dhe marrëzitë e ndryshme. Po ashtu edhe ndarjet e dhimbshme me të gjallët dhe të vdekurit.
Ky nuk është libër me analiza, por një lloj përmbledhje reflektimesh që kanë dalë prej leximeve dhe dyshimeve të autorit. Pak a shumë, një koleksion konstatimesh që ai ka mbajtur nëpër margjina librash gjatë leximit të letërsisë shqipe, nga fillimi i saj deri sot. Jo analiza, jo recensione, por thjesht refleksione mbi ato që Apolloni i ka konsideruar...
Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, perrallës, religjionit dhe animacionit. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë romani shqip nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari...