I ri Ditari i një trupi Shiko më të madhe

Ditari i nje trupi

Daniel Pennac PE0223

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky rrëfim ka të bëjë me procesin, e gjatë sa vetë jeta, të pajtimit me trupin tonë, me këtë të huaj të brendshëm, që është njëkohësisht vetja jonë dhe një mister i përhershëm.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928233196

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky roman nuk është si romanet e tjera, ai merr formën e ditarit të një njeriu të vetëm, përshkon gjithë jetën e tij, nga mosha 12-vjeçare deri në moshën 87- vjeçare, por nuk rrëfen detajet biografike më themelore. Ai përqendrohet te trupi i rrëfimtarit: trupi i tij fizik, dhe jo personaliteti që e mbush atë, është heroi dhe subjekti i këtij libri.

Qëllimi i rrëfimtarit ishte të vërente dhe të regjistronte të papriturat e shumta me të cilat na përball trupi ynë. Kështu, ai arriti të përshkruante gjithë evoluimin e organizmit të tij, por jo nga një pikëpamje mjekësore apo anatomike, por në mënyrë intime, duke përfshirë në çdo faqe personazhe, situata, dialogë dhe mendime që na e bëjnë këtë trup të ngjashëm me tonin.

Ne që ndihemi ndonjëherë kaq të vetmuar në trupin tonë, zbulojmë pak nga pak që ky kopsht sekret, në të vërtetë, është një truall i përbashkët. Gjithçka që fshehim është shkruar këtu, e zezë në të bardhë, dhe ajo që shpesh na frikësonte, tashmë kthehet në hare.

Kritika

Rrëfimtari ia dorëzon ditarit të gjitha disfatat romantike, zaptimet seksuale dhe dështimet, nga fryma e parë tek e fundit. Kjo është shprehja e trupit nëpërmjet penës. L’Express

Mbetet jetësor fakti që nuk kemi thjesht një koleksion fenomenesh fiziologjike, por një personazh, një zë, që na tërheq brenda... Pennac-u ka qenë gjithmonë një shkrimtar argëtues e njëkohësisht i aftë për të krijuar çaste bukurie të rrallë, që të lënë pa frymë; por, më shumë se gjithë këto, ai është thjesht shkrimtari më njerëzor, më bujar dhe dashamirës ndaj qenieve të tjera njerëzore. Në “Ditari i një trupi” ka gjetur një mënyrë të re dhe frymëzuese për ta treguar këtë. The Guardian

Ja pra, historia e fibrave tona, historia e njeriut që e nisi keq, vdiq e u ringjall mijëra herë dhe e mbushi jetën e tij. Le Figaro

Ky rrëfim pa tabu nuk mund të jetë i pacipë, pasi secilit prej nesh i flet veç për trupin e tij. Culturebox Pennac-u përqafon tërësisht enigmën e ringjalljes: cila është lidhja midis meje dhe trupit tim? Dhe na tregon që misteri nuk shteron kurrë. Telerama

 

Fragmente

1. Trupi është një shpikje e brezit tuaj, Lizon. Të paktën nga mënyra si e përdorni dhe si e ekspozoni atë. Por për sa u takon marrëdhënieve që mendja jonë mban me të si thes plot surpriza dhe si pompë jashtëqitjesh, sot heshtja është po aq e rëndë sa ishte në kohën time. Po ta këqyrnim me kujdes këtë çështje, do të vërenim që s’ka njerëz më të turpshëm sesa aktorët pornografikë më të zhveshur apo sesa artistët më të rruar e më të kruar të body art-it.

2. Sa më shumë e analizojmë këtë trup modern, sa më shumë e ekspozojmë, aq më pak ekziston ai. E shumëzojmë me zero, në përpjesëtim të zhdrejtë me ekspozimin tij.

3. Nëse do të më duhej ta botoja këtë ditar, do t’ua kushtoja së pari grave. Si këmbim, do të doja të lexoja ditarin që një grua do të kishte mbajtur për trupin e saj. Sa për të parë pak më qartë në misterin femëror. Ku qëndron ky mister? Në faktin, për shembull, se një burrë nuk di asgjë për atë çka ndien një grua lidhur me formën dhe peshën e gjinjve, dhe se gratë nuk dinë asgjë për atë çka ndiejnë burrat lidhur me telashet që u nxjerr penisi.

4. Ne jemi deri në fund fëmija e trupit tonë. Një fëmijë që ka humbur pusullën.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe330
ISBN9789928233196
Titulli origjinalJournal d’un corps
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdmond Tupja