Ekstravirgjeria Shiko më të madhe

Ekstravirgjeria

Tom Mueller BOT0121

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Për shekuj me radhë, vaji i freskët i ullirit është konsideruar domosdoshmëri dhe pjesë përbërëse e dietës ushqimore të njeriut.Por po sikur ky simbol i pastërtisë të jetë korruptuar? Duke nisur me një artikull të fuqishëm në The New Yorker, Tom Mueller është bërë ekspert botëror mbi vajin e ullirit, por mbi të gjitha mbi mashtrimin, madje krimin ushqimor të bërë që herët me këtë produkt.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9780393343618

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për shekuj me radhë, vaji i freskët i ullirit është konsideruar domosdoshmëri dhe pjesë përbërëse e dietës ushqimore të njeriut. Por jo vetëm kaq. Vaji i ullirit, në vende e kultura të ndryshme, është përdorur si ilaç për sindroma të ndryshme; si produkt bukurie, si dhe si element kryesor në ritualet fetare. Të gjitha kërkimet e sotme vazhdojnë të konfirmojnë dobishmërinë e vajit të ullirit, atij të vërtetë, siç njihet tashmë në të gjithë botën - huazuar nga italishtja ekstra i virgjër. Pikërisht ky vaj ka standardin më të lartë të cilësisë. Por po sikur ky simbol i pastërtisë të jetë korruptuar? Duke nisur me një artikull të fuqishëm në The New Yorker, Tom Mueller është bërë ekspert botëror mbi vajin e ullirit, por mbi të gjitha mbi mashtrimin, madje krimin ushqimor të bërë që herët me këtë produkt. Me një gjuhë të qartë, lehtësisht të kuptueshme, ky libër shërben edhe si frymëzim për prodhuesit artizanalë, analistët kimikë dhe aktivistët e ushqimit, të cilët mbrojnë produktin që meriton vërtet të cilësohet ekstra i virgjër. Libri nuk është thjesht një studim mbi historinë, mënyrat e prodhimit dhe përdorimit të vajit dhe mashtrimit me shtimin e elementeve, ndonjëherë të dëmshme. Autori është kujdesur ta bëjë tërheqës. Që në faqet e para, një fragment argëtues mbase përmbledh gjithë idenë e librit. Një ekspert i vajit të ullirit mban në dorë një shishe vaji të mbështjellë me gjithfarë reklamash: 100 për qind italian; ekstra i virgjër. Burri tund kokën me dëshpërim e zemërim dhe pastaj thotë: Ekstra i virgjër? E çlidhje ka ky vaj me virgjërinë? Ky vaj është kurvë!.

Të dhëna

Faqe328
ISBN9780393343618
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë