Ylljet Aliçka TO0743
Libër i ri
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Toena | |
| ISBN | 9789928817457 | |
REVIEWS
“Romani “Valsi i lumturisë”, është një roman i shkruar me art dhe dinjitet. Falë një humori të zi, Aliçka na tregon një histori gati të pabesueshme ndodhur në Shqipëri dhe Itali, tek përshkruan një shoqëri ku absurdi të mërzit deri në vdekje. Pas një toni në dukje neutral, ai ka një mënyrë të tijën për të na kujtuar një realitet të aftë për të qenë njëkohësisht qesharak dhe i llahtarshëm. Ai flet për gjëra të tmerrshme me një formë të natyrshme. Në të vërtetë është vetë historia që i jep mundësinë për të shprehur ndjeshmërinë e tij ndaj realitetit, sepse kuraja, dinjiteti apo poshtërsia njerëzore shprehen më mirë përmes elementëve në pamje naive.”
Ismail KADARE, parathënia e librit në gjuhën frënge
“Një komedi shqiptare ‘alla italiane’. Të duket sikur e ka shkruar Age & Scarpelli, apo një Mario Monicelli më gërryes se zakonisht.”
Goffredo Fofi, Internazionale.it
“Një venë tragjike që provokon një buzëqeshje tejet të hidhur.”
Stefano Pasta, Corriere Della Sera
“Një roman ku absurdi na shfaqet nën petkun e një humori të zi.”
Radio France-info
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 208 |
| ISBN | 9789928817457 |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Psikologjik |
Ky punim përfshin 26 studime, ese kritike, analiza psikologjike mbi natyrën njerëzore, intervista mbi dimensionin artistik/ vlersim personal dhe të autorëve të tjerë si dhe opinione prognostike për qenësinë e identitetit shqiptar dhe të kuptuarit e vetvetes, të mbështetura fort në përvojën e tij të gjatë në balafaqim me realitetin shqiptar dhe me të huajt.
Një vëllim me trembëdhjetë tregime nga ku kupton se ideologjia s'është veçse një guaskë boshe. Një realitet ku botët vijnë të rrëfyera thellësisht me gjithë aspektet tinëzare dhe poshtërsitë e ditëve tona. Një libër i vlerësuar maksimalisht nga lexuesi dhe kritika europiane që tashmë gjendet edhe para lexuesit shqiptar
Ylljet Aliçka vjen me nje roman te ri, - me nje sage te diteve tona, me nje realitet sa tragjik, aq edhe komik. Ai senderton nje realitet te mbushur plot paradokse, ku çirren maska, duke perdorur disa regjistra te ironise