Koha e stuhive Shiko më të madhe

Koha e stuhive

Nicolas Sarkozy BD0632

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shtepia botuese Dudaj sjell kujtimet e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, - nje reflektim i thelle per politiken franceze, per raportet me parardhesit dhe per sfidat e medha te drejtimit te nje vendi si Franca.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306640

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

"Që nga 16 maji 2007, isha vetëm. Nuk kisha më lidhje hierarkike. Sigurisht, ishte populli francez, por forca e tij kolektive nuk shprehet në vendimmarrjet e përditshme apo në emërimet që duhen bërë.

Kisha një ekip, keshilltarë, miq, vizitorë të mbrëmjeve, por isha i vetëm për të marrë vendimin përfundimtar dhe për të marrë përsiper pasojat.

Kjo ishte ndjesia e parë që më pushtoi pasi përcolla Zhak Shirakun në makinën e tij dhe hyra në zyrën presidenciale, që ishte bërë imja për pesë vitet e ardhshme. Qëndrova aty vetëm disa çaste. Do të kisha dashur që ai moment të zgjaste më shumë, me gjithë kufizimet protokollare të asaj dite të parë.

Zura vend pas tryezës që kishte qenë e gjeneralit de Gol dhe që Zhak Shiraku porsa ma kishte lënë mua. E kisha parë kaq shpesh në atë vend.

Mendova se sa e çuditshme ishte situata. Sa e kisha dashur, shpresuar, ëndërruar! Tani, ja ku isha.

Çfarë duhej të bëja për të mos i zhgënjyer gjithë ata francezë që sapo më kishin dhënë besimin e tyre? Çfarë më priste?

Nuk kisha më asnjë njeri kujt t'i drejtohesha. Mbylla sytë. Papritur, pesha e rëndë dhe, sidomos, vetmia tipike e postit po më binin mbi supe. Dukej sikur ato kishin qenë aty, në zyrën presidenciale, shumë më përpara ardhjes sime, dhe une i kisha marrë përsiper duke hyrë aty.

Të dhëna

Faqe432
ISBN9789994306640
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKlarita Lagji