Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit....
Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit. E kush...
Aq shumë u pëlqejnë fëmijëve picat, sa ata I krahasojnë me çdo gjë përreth, me të cilën luajnë dhe zbaviten.
Libri "Rreth botës për të vegjlit" e udhëheq fëmijën në një udhëtim në vende të ndryshme të botës. Duke e ftuar të bëhet shikues i korridës spanjolle, të realizojë safarin afrikan, të njihet me kaubojtë dhe indianët, të rrëshqasë me slitën ku janë mbrehur qentë eskimezë dhe të udhëtojë me gondolën veneciane. Fëmija pasuron fjalorin me fjalë të veçanta e...
Pema e familjes është një skemë që tregon paraardhësit. Ata janë njerëz të familjes tënde që kanë lindur para teje.
Karamelet bëhen prej sheqeri, ndërsa sheqeri bëhet prej bimëve. Trikoja jote mund të jetë bërë me leshin e deles, ndërsa shumë ura janë bërë me gurë.
Tri R-të na mësojnë shumë gjëra që ne mund të bëjmë për të mbajtur pastër mjedisin.
Në këtë libër djemtë dhe vajzat zbulojnë pesë shqisat e tyre: të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të prekurit dhe të shijuarit.
Përpara se bebet të mësojnë të ecin me të dyja këmbët, ato fillojnë të lëvizin këmbadorazi.
Fëmijët të cilët janë të turpshëm, shpesh janë të shqetësuar dhe ndihen të keqkuptuar.
Të humbësh në një vend publik, ku të duket e pamundur që mami dhe babi të të gjejnë, është e frikshme dhe e rrezikshme.
Sa mirë është të mbash një sekret... por nëse ky sekret të bën të ndihesh mirë ty dhe dikë tjetër.
Ne lindim, jetojmë dhe pastaj vdesim. E njëjta gjë ndodh edhe me kafshët shtëpiake.
Ylberi ka shumë ngjyra dhe secila ngjyrë është e ndryshme nga të tjerat. Edhe ne njerëzit jemi pak a shumë si ngjyrat e ylberit, sepse secili prej nesh është i ndryshëm dhe i veçantë.
Ky libër rrëfen historinë e dy vajzave që takohen në një kamp veror dhe zënë miqësi të ngushtë; pavarësisht se njëra prej tyre ka sindromën Daun.
Asnjë arsye për fillimin e një pune nuk duhet gjykuar si e mirë apo e keqe.
Ky libër i nxit prindërit të jenë të hapur dhe të çiltër me fëmijën e tyre, edhe kur duhet të tregojnë se njëri nga prindërit ka kancer.
Libri "Babi do të martohet" i bën vajzat dhe djemtë të kuptojnë se, edhe pse prindërit rimartohen, ata përsëri do të vazhdojnë ti duan dhe ti takojnë ata.
Çfarëdo që të ndodhë, mami dhe babi im do të jenë prindërit e mi... dhe, për më tepër.... ata gjithmonë do të më duan mua.
Libri i ndihmon fëmijët të mësojnë për sfidat e moshës me të cilat përballen gjyshërit e tyre, me qëllim që ata të kuptojnë e të vlerësojnë të moshuarit në përgjithësi.
Ky libër tregon për një djalë, vëllai i të cilit, Beni, është me autizëm.
Në faqet e librit "Lojë me gjëegjëza" do të gjeni një sërë gjëegjëzash të ilustruara me ngjyra, të cilat ngacmojnë logjikën e fëmijëve dhe i nxisin ata të gjejnë përgjigjet.
Libri "Gjëegjëza me kafshë" përmban të ilustruara me ngjyra gjëegjëza klasike për shumë lloje kafshësh, që jetojnë pranë ose larg nesh.
Mesazhi i poezisë "Triumfi i Zeros" i shkrimtarit italian për fëmijë, Xhani Rodari, lidhet jo vetëm me rëndësinë e 0-s si numër, por dhe me atë se çdo njeri, sado i parëndësishëm të duket në sipërfaqe, ka brenda vetes vlera, që mjafton tia zbulosh.
Në fletët e mëdha të këtij libri të shkrimtarit italian për fëmijë Xhani Rodari, piktori i varfër, që ska asnjë lek për të blerë ngjyra, paraqitet si një siluetë e bardhë në sfondin gri.
Libër me një stilolaps elektronik, i cili tregon nëse përgjigjia është e saktë apo jo. Për këtë mjafton që fëmija të vendosë lapsin në rrathët e vegjël të zinj.
Dosja HOP-HOP "Faqet argëtuese" është hartuar në bazë të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ciklin parashkollor sipas fushave kurrikulare: zhvillimi gjuhësor, matematikor, shkencor, artistik, social dhe shëndetësor.
Që të shpëtosh fëmijën nga qëndrimi i gjatë para kompjuterit apo celularëve, loja është zgjidhja ideale, prandaj rekomandojmë për prindërit një libër sesi të luajmë me fëmijën dhe një lojë kreative PINO “Mos u nxeh”
Metoda më e mirë e përgatitur nga ekspertët e arsimit parashkollor pranë Universiteti i Oksfordit për të përgatitur fëmijën tuaj për shkollë. Ndihmoje fëmijën duke u praktikuar në shtëpi. Ky libër me aktivitete për ngjyrat është shkruar nga mësues të arsimit parashkollor. Puno së bashku me fëmijën duke ndjekur udhëzimet dhe nxite atë ti përgjigjet...
Metoda më e mirë e përgatitur nga ekspertët e arsimit parashkollor pranë Universiteti i Oksfordit për të përgatitur fëmijën tuaj për shkollë: Ndihmoje fëmijën duke u praktikuar në shtëpi. Ky libër me aktivitete për numërimin është shkruar nga mësues të arsimit parashkollor. Puno së bashku me fëmijën duke ndjekur udhëzimet dhe nxite atë ti përgjigjet...
Metoda më e mirë e përgatitur nga ekspertët e arsimit parashkollor pranë Universiteti i Oksfordit për të përgatitur fëmijën tuaj për shkollë:Ndihmoje fëmijën duke u praktikuar në shtëpi. Ky libër me aktivitete për modelet dhe format është shkruar nga mësues të arsimit parashkollor. Puno së bashku me fëmijën duke ndjekur udhëzimet dhe nxite atë ti...