Kërko më tej
Subcategories
I bazuar në dokumenta të pasura të velura nga arkivat dhe bibliotekat e vendeve arabe, autori Kurt Frishler jep një histori e përshkrim të saktë të jetës së Profetit Muhamet, përhapjen e fesë islame në hapësira të konsiderueshme e në popuj të ndryshëm.
"E gjelbër smeraldi" është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas "E kuqe rubini" dhe "Blu safiri".
Me ironi të madhe dhe shpirt krijues, Afonso Cruz-i ndërton një lojë madhështore matrioshkash, ku takohen realiteti dhe trillimi dhe ku vështrimi i tjetrit është themelor për historinë dhe identitetin tonë.
Ky libër analizon morfologjinë e krimit në shoqërinë shqiptare dhe njëherësh vërteton tezën sociale, që njeriu bëhet kriminel ose vetëvritet, pikërisht në momentin kur humbet "busullën e kontrollit". Kjo sjell vakum mental, më saktësisht një shkretëtirë mendore tërësisht individuale, e cila bëhet terren i favorshëm për kristalizimin e orientimit kriminal...
Per here te pare vjen ne shqip autorja Laura Freudenthaler e cila eshte shqiperuar nga Irena Nasi. Nje roman befasues qe do tju mbaje te lidhur deri ne faqen e fundit...
Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore.
Drame nga Edmond Rostand. Drama paraqet, ne vargje, jeten e djalit te vetem te Napoleon Bonopartit dhe fundin e tij tragjik. Perkthyer nga Prokop Gjergo. (Pjese e gjerdanit te perkthimeve te Prokop Gjergos)
"Malësia është një dorëshkrim i pashkruar por që ka egzistuar në shekuj..."- Autori
Ky libër është një përmbledhje përrallash ku përfshihen : Magjia, Shtatë pëllumbat, Uji i rinisë së përjetshme, Maçoku me çizme, Aladini, Bukuroshja e fjetur në pyll, Vajza që shkeli bukën, Vendi i qenve, Rubini i mrekullueshëm, Tre qentë, Princesha e magjepsur, Johani besnik, Princi i lumtur, Përralla e maceve, Gjarpri, Zogu i vezëve të arta, Pleshti dhe...
Në vëllimin e dytë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Flaka e dëshirave, Forca e dashamirësisë, Princi qe u martua me nje bretkose, perandori dhe zanat Libri i madh i magjive, Muzikantet e Bremenit, Baresha dhe oxhakfshirësi, Peshku i artë, Rrobaqepësi dinak, Tre muzikantë, Tri dëshirat, Dielli, hëna dhe Talia, Sindbad detari
Në vëllimin e tretë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Ali babai dhe dyzet hajdutët, Gjiganti egoist, Xhovanino kërkoi vdekjen, Tri Qitrot, Pallati i mbretëreshës së dënuar, Kripa, Një natë në parajsë, Nusja sirenë, Injoranti, Arusha, Nusja që jetonte prej erës, Historia e një gruaje dhe e pesë mëtuesve të saj, Zanat, Fyelli magjik, Breshka e...
Qielli, si gjithmonë në këtë histori, ishte i qetë e plot dritë. Kështu mbyllet kapitulli i dhjetë i Matia dhe gjyshi, ndonëse tregohet diçka e dhimbshme dhe vendimtare: vdekja. Pakti i shpresës, që autori e kishte nisur që te libri Sixhadeja e gjelbër, vijon edhe në këtë libër. Një i madh dhe një i vogël, ndërsa këmbejnë përmasat, ecin së bashku, flasin,...
Peter Hertling është një shkrimtar gjerman, i cili ka shkruar shumë libra për fëmijë. Krahas shumë çmimeve letrare, libri "Beni dhe Ana" fitoi çmimin e librit për fëmijë të Cyrihut.
Libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe shoqërohet me ilustrime të mrekullueshme. Çdo ilustrim i artistes Melanie Williamson është plot humor dhe sikur i japin jetë çdo personazhi. “Billi dhe përbindëshat e vegjë” është libri që do t’i pëlqejë çdo fëmije, që ashtu si Billi me siguri në fund të librit do të dojë të jetë shok me Trumbetën.
Kudo që hidhte sytë, shihte veç ujë. Nuk ia kishte idenë se ku ishte. I vetëm lundronte në detin pa anë e pa fund. E shqetësonte mendimi se mos ndoshta nuk do të mund të gjente asnjë anije pas tri ditësh, po i jepte vetes shpresë. Çfarë do të ndodhë me Aleksandron dhe udhëtimin që i ndryshoi jetën?
Aty ku është paraja është pjesë e serisë Paraja ka rëndësi. Libri është shkruar në formën e një tregimi mbështetur në subjektet që ka dashur të shtjellojë autorja Nancy Loewen. Fëmijët informohen për çështje shumtë të rëndësishme në lidhje me paratë dhe se si përdoren ato.
Duke shpjeguar çështjet përtej globalizimit me një gjuhë të thjeshtë, ky libër do t’ju ndihmojë të kuptoni rolin që luani në një ekonomi gjithnjë e më shumë globale
Duke përdorur një gjuhë të thjeshtë dhe me shembuj, shpjegohen treguesit kryesorë ekonomike, niveli i papunësisë, i borxhit dhe mënyra se si këta tregues kanë ndryshuar në kohë. Pa e vështirësuar mënyrën e shpjegimit të situatës financiare në përgjithësi, kuptohet lehtë se në cilën fazë të ciklit ekonomik jemi sot dhe ku mund të shkojmë nesër.
Libri na njeh me disa koncepte bazë financiare, si: kursimi dhe depozita, kredia, llogaria bankare, shërbimet bankare, tërheqja e parave nëpërmjet bankës elektronike, etj.