Kurt Frishler A-000430
Libër i ri
I bazuar në dokumenta të pasura të velura nga arkivat dhe bibliotekat e vendeve arabe, autori Kurt Frishler jep një histori e përshkrim të saktë të jetës së Profetit Muhamet, përhapjen e fesë islame në hapësira të konsiderueshme e në popuj të ndryshëm.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botime Kuçuku | |
| ISBN | 9789928131027 | |
Libri u botua për herë të parë në vitin 1957 në Vjenë dhe po aty u ribotua përsëri në vitin 1960. Ribotimet kanë vazhduar e pasuar njëri – tjetrin deri në vitin 1992. Po ashtu në vitin 1957, sapo u botua në Vjenë, libri pati botime në Zyrih dhe në Lajpzig. Jehona që pati libri e tregojnë përkthimet edhe në gjuhë të ndryshme. Në fillim në persisht, serbisht, rusisht, frëngjisht dhe anglisht.
Ai shkruan me dashuri për Profetin, e portretizon Atë si një njeri të thjeshtë, të dashur, zemërgjerë. Por mbi të gjitha, Ai ishte njeri. Një njeri me virtyte të larta e që u zgjodh nga Allahu si Profeti i Tij për të përçuar te njerëzit të vërtetat e fesë islame.
Kudo ai jep shembullin personal. Ai i do të gjithë njerëzit, nuk bën as më të voglin dallim racor, kurdoherë është në mes tyre, ndan kafshatën e fundit me ta, u qan hallet dhe i udhëheq në udhën e drejtë. Edhe se është i zgjedhuri, Ai nuk bën asnjë dallim edhe me më të thjeshtin ndër njerëzit. Por, edhe si çdo Profet paraardhës, rruga e Muhametit nuk ishte e shtruar.
Në fillimet e shpalljes si i Dërguari i Zotit, pati armiq të shumtë, e në radhë të parë të pasurit e Mekës, ku u lind, u rrit dhe filloi rrugën e Tij të madhërishme. Megjithatë, Ai triumfoi, e bashkë me të edhe feja e re që predikoi Ai deri në ditën e fundit të jetës. Libri na njeh edhe me jetën e përditshme të Profetit, ndjenjat e Tij, mendimet, dashuritë, temperamentin e gjithçka që e rrethonte.
Një vend të veçantë në libër zë Aisha. Ajo u bë gruaja e Tij kur mbushi 15 vjeç. Aisha ishte gruaja më e bukur e Orientit dhe gjatë gjithë jetës së Muhametit ishte krahu i Tij i djathtë. Ajo ishte jo vetëm shumë e bukur, por edhe tepër inteligjente. Ishte Aisha që dinte përmendësh çdo sure të Kuranit e që interpretonte ato sëbashku me Muhametin, kuptonte nga politika më shumë se kushdo tjetër.
Shpesh, Profeti ndiqte këshillat e saj, konsultohej me të, në zgjidhjen e problemeve të vështira që dilnin përpara çdo ditë. Profeti dha frymën e fundit në prehrin e gruas së Tij më të dashur, Aishes. Por le t'ua lemë lexuesve të gjykojnë. Në çdo fe që besojnë, në fund të fundit janë vëllezër e nuk ka vend për përçarje e armiqësi.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 307 |
| ISBN | 9789928131027 |
| Redaktori | Stavri Sharrxhi |
| Viti i Botimit | 2014 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Albert Grabocka |
| Roman | Sagë&Histori |