Kërko më tej
Subcategories
Me anë të vizatimeve, fëmijët shfaqin ndjenjat e tyre të vërteta, të cilat, në këtë libër, lexuesi do të mësojë se si t’i interpretojë.
Personazhi aq i njohur i përrallave shqiptare, Kacimicrri, niset në një udhëtim të gjatë rreth globit, për të takuar shumë personazhe të tjera të letërsisë botërore për fëmijë.
"Lugina e kukullave", është klasifikuar një ndër dhjetë librat më të shitur të të gjitha kohërave dhe është një kujtesë se historitë e bukura, janë gjithmonë të bukura. "Lugina e kukullave", u bë një fenomen në botimet letrare dhe suksesi i jashtëzakonshëm i romanit bazohet te njohja e femrave dhe e ëndrrave të tyre nga ana e Jacqueline Susann-it, si dhe...
Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: "Fantazitë e një gruaje" e "Një histori amerikane", të nominuar në Rusi për çmimin prestigjioz "Bukerov", janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, ku sikundër në vendin tonë, kanë njohur sukses botimi.
Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama,...
Brooke Magnanti (lindur më 9 nëntor 1975) është një shkencëtare hulumtuese dhe shkrimtare. Derisa identiteti i saj i vërtetë u zbulua në nëntor të vitit 2009, ishte e njohur me pseudonimin Belle de Jour...
Është diçka e rallë që një libër kaq i hershëm të jetë gjithashtu edhe kaq i mprehtë rreth seksit, burrërisë kujtimeve dhe muzikës. Pa dyshim të gjithë meshkujt do të gjejnë hijet e vetes së tyre në këto faqe. Dhe shumë nga ne do të kuptojnë nga proza akustike e Hernby-t se është e shkuara ajo që i mban më shumë peng zemrat tona.
Libri “Gjeniu i madh Edgar Kejsi”, është një libër ku autori ka dhënë shpjegime dhe ka bërë parashikime për: rimishërimin, vendndodhjen e kapsulës së të fshehtës së njerëzimit, qëllimin e ndërtimit të piramidave, ndikimin e meditimit dhe të ëndrrave në jetën e njerëzve, raportin e trupit me shpirtin, çfarë ndodh me shpirtin pas vdekjes, përshkrimin e...
"Dashuri e huajtur", përshkruan se si është të jesh një femër tridhjetë vjeçe dhe njëkohësisht beqare në një qytet ku jeta vërtitet rreth miqësive, dashurisë dhe ndërlikimeve që sjell kjo. Giffin përshkruan marrëdhënien e ndërlikuar dhe të ndryshueshme të Rejçëllit me Darsin, shoqe që në shkollën fillore, brenda një periudhe kohe prej pesë muajsh, që nga...
Ky libër i tretë, në serinë e Ligjeve të John Maxwell-it (pas librit 21 ligjet e padiskutueshme të lidershipit, me katër milionë kopje të shitura dhe librit 17 ligjet e padiskutueshme të punës në grup, me dy milionë kopje të shitura), do të të ndihmojë të bëhesh nxënës i përhershëm, potenciali i të cilit rritet vazhdimisht dhe nuk “shteron” kurrë: Zbatoji...
Rimerrni Fuqinë Tuaj, Përqafoni Ndryshimin, Përballuni me Frikën tuaj dhe Stërvitni Trurin për Lumturi dhe Sukses
Kjo fantazi befasuese, e frymëzuar nga folklori kinez, mund të krahasohet me romanin. “Lumi vezullues i qiellit” dhe me bestsellerin e New York Times-it e kandidatin për National Book Award “Kur deti shndërrohet në argjend”.
Sa herë që shuhet një yll, një tjetër Ektros ka fituar një betejë. Para se vëllai i vogël i Megi Marit, Çarls-Uollsi, të sëmuret për vdekje, ai shikon dragonjtë në kopshtin e zarzavateve. Dragoi është Proginoski, një engjëll me krahë e me sy, me trup prej ere dhe flake. Është detyra e Megit dhe e Proginoskit, bashkë me shokun e Megit, Kelvin, që të...
Askushi Ovens, i njohur si Kushi, është një djalë normal. Ai do të ishte plotësisht normal po të mos jetonte në një varrezë, ku rritet nga hijet e mbrohet nga një kujdestar që nuk i përket as botës së të gjallëve as asaj së të vdekurve.
Ky roman është një zgjedhje e shkëlqyer për fëmijët e moshës 8-12 vjeçare, sidomos për lexim jashtë shkolle. Është një mënyrë argëtuese për t’i mbajtur fëmijët të angazhuar edhe kur nuk janë në klasë.
Libri revolucionar që do të ndryshojë mënyrën se si bëni biznes: Në këtë bestseller revolucionar, eksperti i novacionit, Clayton M. Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht. Ai jo vetëm e vërteton atë çfarë thotë, por udhëzon të tjerët se...
Një përrallë? Mund ta quash edhe kështu, nëse emërtimin e sheh duke iu referuar romantikëve, sepse dita dhe ëndrra përshkojnë njëra-tjetrën në mënyrë poetike. E megjithatë, në të njëjtën kohë janë çështje të realitetit tonë aktual dhe të ardhshëm që pasqyrohen në figura dhe fate të shumëfishta. Pra, diçka e tillë si roman? Le të themi: një roman-përrallë.
Disa thonë që është autori më i madh i letërsisë kineze, të tjerë që është klasiku më i madh! Pak rëndësi ka, e rëndësishme është që do të lexoni një histori sa interesante aq edhe të shkruar bukur, me shumë personazhe, karaktere te nderlikuar dhe befasues, në një nga segmentet me të rëndësishme të historisë së Kinës.
Disa thonë që është autori më i madh i letërsisë kineze, të tjerë që është klasiku më i madh! Pak rëndësi ka, e rëndësishme është që do të lexoni një histori sa interesante aq edhe të shkruar bukur, me shumë personazhe, karaktere te nderlikuar dhe befasues, në një nga segmentet me të rëndësishme të historisë së Kinës.
Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.
Romani që theu heshtjen mbi tabutë seksuale dhe çështjet shoqërore gjatë një periudhe represioni në Irlandë, pas Luftës së Dytë Botërore.
“Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.
Çfarë do të bënit ju, nëse gjyshi juaj nopran do te krijonte një makinë kohe dhe gabimisht do të shuante tërë familjen tuaj? Nëse do të ishit Frenki Peshku. ju do të rendnit më shpejt sesa koha për ta shpëtuar familjen!
"Fletë nga jeta ime" titullohet libri me kujtime i Dhimitër S. Shuteriqit, një personalitet i shquar, jo vetëm i historisë letrare e kulturore, por edhe i historisë së vendit tonë. Duke lexuar "Fletë nga jeta ime" lexuesi buzëqesh, ngashërehet, reflekton; kthehet pas në kohë, udhëton me qerre e karroca, me shoqërues befasues, takon njerëz të famshëm e të...
Romani, i shkruar në pjesën më të madhe në kohën e tashme, në formën e një dialogu midis Kromuellit dhe personazheve të tjera, ka përshkrime poetike të mrekullueshme dhe një pasuri të jashtëzakonshme leksikore, për sjelljen e të cilës në shqip do t'i jemi mirënjohës përkthyesit Korab Hoxha. Të paharrueshme janë faqet e fundit ku Tomas Kromuelli, i mbyllur...
Romani tetralogjik i Agron Tufës “Ngjizja e papërlyeme” është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve ’60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i...
Sadik Bejko eshte nje nga emrat me te njohur te poezise bashkekohore shqipe. Ai vjen para lexuesit me nje permbledhje poetike, ku eshte grumbulluar e gjithe krijimtaria e tij me e mire
“Liria ime” nuk është shkruar si roman tradicional, por duke bërë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë përsosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin, përveç fatit te keq që i përndjek në palumturinë e tyre.
Ndërkohë që i shoqi ka emigruar ilegalisht në Greqi, Lora vret djalin e saj 9 vjeçar... Një rrëfim i jashtëzakonshëm që na zhyt në tragjizmin e përditshëm të një vendi në kaos dhe rropatje mbijetese.