Kërko më tej
Subcategories
Edipi është figurë mitologjike, I tillë, çfarë e ka konceptuar Sofokliu, ai jeton edhe sot. Fati i jashtëzakonshëm na përkujton aq bindshëm paqëndrueshmërinë anonime të fatit të njeriut sa që na kaplon ankthi. Por edhe na tmerron fakti, që dëshmon se njeriu nuk mund ta mënjanoj fatin e vet - deri sa na lehtëson bindja, që në fund të fundit fatit edhe të...
"Denesje ne dru" është libri në prozë, që propozon për lexuesin Lazer Stani. Shqiptimi i jetës dhe i botës së brendshme të njeriut në tregimet e këtij autori, bëhet mbi bazën e ëndrrës: dukuritë shfaqen të ndërlidhura në rrafshe e në mënyra të ndryshme e të shumta: ato përafrohen dhe bashkëekzistojne edhe kur i ndan koha, vendi, hapësira.
Në dramën Masë për masë, Vinçencoja, Duka i Vjenës, bën të ditur se ka për qëllim të largohet nga qyteti me një mision diplomatik. Ai e lë qeverinë në duart e një gjykatësi të rreptë, Anxhelos. Klaudi, një oborrtar i ri, është fejuar (jozyrtarisht i martuar) me Zhulietën.
Nelson Çabej është një ndër zërat autoritar të studimeve rreth prejardhjes së shqiptarëve. Me këtë botim janë sjellë pikëpamjet e personaliteteve më të shquara të albanologjisë, por edhe tezat e fqinjëve tanë, përfshirë edhe idetë e personaliteteve të shquara shqiptare në fushën e historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, folklorit, etj. Prandaj,...
Kjo është historia e nënës së autorit, e mbledhur dhe e ruajtur përgjatë viteve si një sekret i shenjtë në shpirtin e shkrimtarit. Ai e nxjerr prej andej, teksa po plaket për t’ua treguar të gjithëve.
"Përtej psikologjisë" është ndër librat me interesantë të OSHOS: Ky libër është një përzgjedhje e veçantë e bisedimeve të bëra prej tij me një grup të vogël njerëzish që udhëtojnë me të në një tur botëror. Secili kapitull është një gur i çmuar i dijes së tij.
Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
Makbethi është një ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet në Skoci gjatë shekullit XI.
Edhe pse ekspert i madh autori shfrytëzon terminologji të thjeshtë në definimin e realiteteve të thella në mendimin filozofik të shpirtit dhe ligjmëritë e tij.
Në këtë libër psikologjik - filozofik Joseph Murphy na mëson për ligjet e mendjes, të vetëdijes, për mënyrën e veprimit të saj, për rrugët e shpirtit, zemrës, ndërdijes, për nxitjen kozmike brenda nesh e cila kërkon të shprehet.
“Mos bëj dëm” është bestselleri i neurokirurgut britanik Henry Marsh, i sjellë në shqip nga doktor Mentor Petrela dhe Florian Dashi. Libri është një përmbledhje tregimesh mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit. Ky libër iu vjen në ndihmë pacientëve, por sidomos mjekëve, pasi shërben si një guidë e shkëlqyer në punën e tyre të përditshme
Ndonëse vetë shkrimtari është shprehur se me "Arkën e Djallit" do të ndryshojë përfytyrimin e letërsisë shqipe, për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" (1973).
Lexoni këtë libër me kujdes, me sinqeritet dhe me dashuri! Bindeni veten se ai mund t'ju ndihmojë! Jam mëse i bindur se do t'jua ndërrojë kahjen e vërtetë të jetës suaj.
Nëpër dhomat e pensionit Eva, bordel i fshatit Vigatë, kalojnë njëra pas tjetrës figura dhe personazhe provinciale, të ngathëta, tipike për vitet ‘30 në romanet e paharrueshme të Andrea Camilleri-t.
Gjatë karrierës së tij të gjatë e të patëmetë si funksionar i lartë banke, Febo Germosino kishte marrë tri letra anonime. Tani, në ditën e parë të jetës së re prej pensionisti, i ka vendosur para vetes.
Në Bulevardin Stalin nr. 57, rrëfimi i çiftit francez në Shqipërinë e viteve ’82-’89, si pedagogët e parë të huaj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Historia është një bosht gjigand, një bosht manjetik që i bën t'i vijnë rrotull, t'i afrohen e t'i largohen pa pushim, porsi bletët në koshere sendet e njerëzit, natyrën e gjithçka tjetër të konceptueshme, të prekshme e të paprekshme.
I ngarkuar në Armatën e Orientit, koloneli Andre Ordioni mbërrin në Ballkan në nëntor 1917 dhe qëndron aty deri në tetor 1925.
Nga viti i botimit të librit, 1516 deri në vitin 1689, "Utopia" u ribotua 24 herë, u përkthye shumë shpejt në gjermanisht, frëngjisht, spanjisht etj.
Struktura e tij komlekse e bën këtë libër tepër të veçantë. Lexuesi gjen në të ese, studime, kritika, intermezo, poezi etj.