Dielli i Skortave Shiko më të madhe

Dielli i Skortave

Laurent Gaudè BPA0026

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Historia është një bosht gjigand, një bosht manjetik që i bën t'i vijnë rrotull, t'i afrohen e t'i largohen pa pushim, porsi bletët në koshere sendet e njerëzit, natyrën e gjithçka tjetër të konceptueshme, të prekshme e të paprekshme.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789994397686

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për librin:

Historia e çdo njeriu është historia e një familjeje por në miniaturë, e cila në vetvete është historia e një qyteti në miniaturë, që dhe kjo e fundit është historia e një vendi në miniaturë dhe të gjitha këto histori miniaturash janë pjesë të historisë së madhe e të përsëritshme njerëzore.Prandaj dhe çdo njeri kur lexon një libër, një histori, aktuale apo e lashtë qoftë, përpiqet të gjejë tek personazhet e tij diçka nga vetja. Sa më shumë tipare të vetes të gjejë tek personazhet aq më shumë i dashuron këta personazhe, dashuron dhe librin ashtu siç dashuron veten.

Tek "Dielli i Skortave" çdo njeri gjen vetveten. E gjen tek përpjekjet e personazheve për të jetuar, për të luftuar, për të mbijetuar, për të krijuar, për të dashuruar, për tu qetësuar dhe më në fund për tu zëvendësuar.Dikush që mendon se nuk e gjen veten në personazhet e këtij romani të paktën është i sigurt se ata nuk i janë të huaj, se në fakt ata janë ashtu siç do të kishte dëshiruar ai që të ishte, në qoftëse guximi dhe vullneti i kanë munguar që të bëhej i tillë.

Afërsia e "Diellit të Skortave" për gjithsecilin qëndron në faktin se jeta aty paraqitet ashtu siç është, edhe e bukur edhe e shëmtuar, edhe e mirë edhe e keqe."Nga trëndafili del gjemb dhe nga gjembi del trëndafil". Kjo fjalë e urtë është motua që gjen mishërim në historinë më shumë se 100 vjeçare të pesë brezave të një familjeje fshatare të bregut të Puljas, në një krahinë të prapambetur po ku jeta jep të njëjtat emocione si në vendet e tjera.

Në personazhet e "Diellit të Skortave" del fuqishëm karakteri pragmatist i fshatarit të cilin toka dhe natyra nuk e përkëdhelin por e fuqizojnë, del qartë filozofia popullore shkencore që me disa fjali fare të thjeshta përmbledh:Rëndësinë e vazhdimësisë së jetës në gojën e Rafaelit: Më premtoni se do t'u flisni edhe fëmijëve të mi për to (vështirësitë). Do t'u tregoni ato që kini kaluar. Që ajo që ju njohët gjatë udhëtimit tuaj në Nju York të mos vdesë bashkë me ju. Më premtoni se secili nga ju do t'u tregojë diçka fëmijëve të mi. Ndonjë gjë që ju mësuat në atë udhëtim. Një kujtim. Një dije. Ta bëjmë këtë midis nesh.Vlerën dhe bukurinë e dashurisë në gojën e Donatos: "Gratë i kanë sytë më të mëdhenj se yjet".Gëzimin e pafund që të jep një çast i thjeshtë: Ishim të gjithë bashkë. Hëngrëm, diskutuam, thirrëm, qeshëm dhe pimë si njerëz. Krah më krah. Ishin çaste të çmuara Pepe. Ke të drejtë. E çfarë nuk do të jepja unë për ta provuar edhe njëherë atë ndjenjë."

Vështirësitë dhe zhgënjimin që jeta nuk ia kursen askujt në gojën e personazhit kryesor, Karmelës: "Unë jam një grumbull ditësh të trishtuara në këmbë të qytetit më të madh."Mirësinë dhe optimizmin në gojën e Don Salvatores: "Brezat ndjekin njëri tjetrin. Duhet vetëm të bëjmë sa kemi mundësi më mirë pastaj të kalojmë stafetën dhe të lirojmë vendin."

                                                                                                                         Ben Andoni

Të dhëna

Faqe256
ISBN9789994397686
Titulli origjinalPapirus
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiShpresa Bakalli