I ri Mos bëj dëm Shiko më të madhe

Mos bej dem

Henry Marsh MIN0018

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Mos bëj dëm” është bestselleri i neurokirurgut britanik Henry Marsh, i sjellë në shqip nga doktor Mentor Petrela dhe Florian Dashi. Libri është një përmbledhje tregimesh mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit. Ky libër iu vjen në ndihmë pacientëve, por sidomos mjekëve, pasi shërben si një guidë e shkëlqyer në punën e tyre të përditshme

Më shumë detaje

11 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN9789928444004

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një trinom me kontraste ky, që rreket të hedhë dritë mbi realitetin e përditshëm të një neurokirurgu; atë realitet që për doktor Petrelën nuk mund të shikohet i shkëputur nga narcizizmi, hipokrizia që na rrethon, ambicia, sfidat, indiferenca, harresa dhe pakti i heshtur me vdekjen.

Me një gjuhë të thjeshtë, autori u jep mundësinë lexuesve të depërtojnë në sallën e vogël të kirurgjisë, aty ku pragun ndërmjet jetës dhe vdekjes e ndan vetëm një fije e hollë.

“Njerëzit mendojnë se kirurgjia e trurit është një aftësi që varet nga duart e kirurgut, por në fakt kirurgjia e trurit teknikisht nuk është më e vështirë sesa degët e tjera të mjekësisë. Por, ajo që është e veçantë, apo speciale në kirurgjinë e trurit, është se ajo është tepër e rrezikshme”, - shprehet Henry Marsh. Tregimet e tij nuk janë trillime, sajesa apo fryt i fantazisë, por janë përjetime reale të sjella me mjaft mjeshtëri.

Ndoshta, kjo është e vetmja pikë që ndan Henry Marsh mjek nga shkrimtari. “Ai është modeli frymëzues me narracionin e jetës së tij”, - vë në dukje doktor Petrela. Marsh nuk i druhet aspak të vërtetës, duke guxuar të rrëfejë mbi gabimet e tij.

“Nëse shikoni përshkrimet mbi librin, ato që përgjithësisht mjekët komentojnë është se unë flas për gabimet e mia, dështimet e mia. Shumë herë më kanë pyetur se përse shkruaj një libër që tregon riskun e hasur gjatë operimit të pacientëve. Përgjigjja është se kur jemi vetë pacientë, jemi shumë të frikësuar dhe si të tillë nuk e besojmë mjekun nëse ai nuk është i ndershëm. Kështu që libri në shumë mënyra është përpjekja ime për të qenë i ndershëm, që në fakt është shumë e vështirë kur je mjek, sidomos për kirurgjinë e trurit. Pacientët duhet ta kuptojnë se mjekët nuk janë zota, që edhe ata bëjnë gabime dhe që puna që bën ka hera-herës pasiguri. Ne flasim me probabilitete dhe jo me siguri”, - theksoi Marsh. Por jo vetëm kaq, libri është edhe udhërrëfyes për mjekët e rinj që të mos përsërisin të shkelin mbi të njëjtat gabime.

“Në jetë mësojmë nga gabimet. Suksesi është keq për ne, pasi na bën të ndihemi mirë me veten, në një vetëbesim të tepruar. Duhet të jesh kritik ndaj vetes. E shkrova këtë libër me qëllim që të ndihmoja mjekët të ndiejnë më pak keqardhje për gabimet që bëjnë. Është më e lehtë ta pranosh që e bërë gabim dhe po ashtu të mësosh prej tij. Ne duhet të mësojmë gjeneratën tjetër të kirurgëve. T’i mësojmë ata të mos bëjnë gabimet që ne kemi bërë”. I përkthyer në 30 gjuhë të ndryshme, libri “Mos bëj dëm” vjen edhe në gjuhën shqipe nën logon e shtëpisë botuese “Minerva”.

Thanë për librin:

I mahnitshëm dhe informues; një ditar magjepsës i një karriere të jashtëzakonshme.
-DANIEL J. LEVITIN, PH.D., autor i “Një mendje e organizuar”
“Rrëfime të sinqerta të një neurokirurgu praktik.”
-KATRINA FIRLIK, autore e “Një tjetër ditë në Lobin Frontal”
Henry Marsh e zhyt lexuesin thellë në botën e jetës, vdekjes dhe gjithçkaje mes tyre. Nuk do qëndroni dot pa e lexuar me një frymë. 

- PAUL RUGGIERI, MD., autor i “Rrëfimet e një kirurgu”
Me një ndershmëri të rrallë dhe të palëkundur, Henry Marsh përshkruan jo vetëm triumfet e mëdha por edhe tragjeditë tronditëse, të cilat po ashtu, janë pjesë e jetës së çdo kirurgu.”
MICHAEL COLLINS, autor i “Drita të nxehta, çelik i ftohtë”
“Mos bëj dëm” guxon të nxjerrë në pah humanizmin e gjallë dhe të brishtë që fshihet pas kirurgjisë së trurit.
-MICHAEL PAUL MASON, autor i “Raste truri”
Henry Marsh zhvesh meningjet për të zbuluar botën e shndritshme, torturuese dhe tmerrësisht tërheqëse të neurokirurgjisë.
-DANIELLE OFRI, M.D., PH.D.,  autore e “Çfarë ndjejnë mjekët”
"Një libër që fillon kështu: “Shpesh më duhet të operoj në tru dhe kjo është diçka që e urrej ta bëj.” – nuk mund ta lësh, duhet të vazhdosh ta lexosh, apo jo?
-KARL OVE KNAUSGAARD, Financial Times (UK)

Të dhëna

Faqe309
ISBN9789928444004
Titulli origjinalMinerva
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMentor Petrela, Florian Dashi