Gruaja e bankierit Shiko më të madhe

Gruaja e bankierit

Andrea Camilleri BDI0249

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gjatë karrierës së tij të gjatë e të patëmetë si funksionar i lartë banke, Febo Germosino kishte marrë tri letra anonime. Tani, në ditën e parë të jetës së re prej pensionisti, i ka vendosur para vetes.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346837

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dy të parat janë shumë të hershme, prej dhjetëvjeçarësh. E treta është e kohëve të fundit dhe hedh dyshime për besnikërinë e gruas së tij të dytë, të re dhe shumë të bukur, Adelës. Është pikërisht ajo, Adela, protagonistja e këtij romani: e mrekullueshme, një femër fatale, joshëse, të cilës i pëlqen të veshë, në rrethana të veçanta, një tajër gri të përkorë. Një veshje, që ka një domethënie të thellë simbolike. Një domethënie, të cilën ndoshta do ishte më mirë të mos e njihnim kurrë... Letërsia e Camilleri-t është e pasur me figura femërore, gjithmonë të ndjekura nga historiçka dashurie, një lloj tolerance pothuajse dinake, lidhje e thellë me dobësitë e tyre sensuale, një vëmendje kureshtare për çastin e lëshimit, kur frerët dobësohen për pasionin, për hakmarrjen ose thjesht për një tekë; për një çast ose përgjithnjë; për dashakeqësi, për llogari ose për shpërthimin e ndjenjave. Janë të paktë shkrimtarët që, si Camilleri, kanë ditur të ndjekin ritmin e trupit dhe rrahjen e shpirtit femëror. Te këto faqe të më “francezit” prej romaneve të tij, te kjo Adelë tërheqëse dhe e rrezikshme, e përkëdhelur në libër nga duar pasionante e njëherazi të druajtura, ndihet jehona e Mopasanit dhe e gjithë klasikëve të letërsisë, që na kanë bërë të ëndërrojmë për disa zonjëza misterioze, sa të magjishme - që të bëjnë për vete kur i has në libra - aq edhe të rrezikshme kur i takon në jetën e vërtetë.

Të dhëna

Faqe136
ISBN9789994346837
Titulli origjinalDituria
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiDiana Kastrati