Bulevardi Stalin Nr. 57 Shiko më të madhe

Bulevardi Stalin Nr. 57

Elisabeth Champseix, Jean-Paul Champseix BPA0028

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në Bulevardin Stalin nr. 57, rrëfimi i çiftit francez në Shqipërinë e viteve ’82-’89, si pedagogët e parë të huaj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tronditja nga jeta e shqiptarëve nën komunizëm; me urdhër nga lart studentët shmangnin takimet dhe bisedat me ta, ku përjetuan frikën dhe terrorin e diktaturës, varfërinë e zymtësinë e qyteteve; libri me këto kujtime sillet fshehtas në Tiranë, më ’91, ndërsa autorëve Tirana zyrtare ua ndaloi kthimin në Shqipëri, shkak: libri “Bulevardi Stalin nr.57” ishte negativ për imazhin e vendit në botë.

Ky libër ka qarkulluar në fakt qysh më ’91. Rambi është edhe një nga studentet e dy francezëve që është marrë me përkthimin e librit, e cila kujton se ky rrëfim ka mbërritur si libër, mbështjellë me gazetën “Zëri i Popullit” në vitin 1991. Ndërkohë që më ’89 çifti francez kishte lënë Shqipërinë.

Të dhëna

Faqe366
Titulli origjinalPapirus
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiIrena Rambi