Kërko më tej
Subcategories
"Njëzet e një vjet në burg komunist" është vëllimi autobiografik me kujtime, mbresa, portrete dhe refleksione gjatë viteve të burgimit, të autorit Uran Kalakulla, i botuar pas vdekjes së tij.
Krimi i lordit Artur Sevil dhe histori të tjera është një përmbledhje historish misteri dhe komike të shkruara nga Oscar Wilde në vitin 1891.
Popuj te vegjel. Popuj te medhenj. Fate popujsh te vegjel. Fate popujsh te medhenj. Njerez te vegjel. Njrez te medhenj. Fate njerezish te vegjel. Fate njerezish te medhenj.
Ishulli i delfinit blu është një novelë për fëmijë e shkruar në vitin 1960 nga Scott O'Dell dhe tregon historinë e një vajze të re e bllokuar për vite në një ishull në bregdetin e Kalifornisë.
Vepra e tretë që vjen në duart e lexuesit shqiptar nga Besa Myftiu është i ndarë në tre pjesë Me syrin e një shqiptarje, Të shkuara të paharruara dhe Histori dashurie. Myftiu pranon se në cdo faqe ka arome shqiptare, por jo nota biografike. Janë tregime të ndryshme që kanë si personazh kryesor kryesisht gra ; ato janë të gjitha shqiptare.
Një histori në qendrën e misterit të jetës së gjithësecilit- në kërkim të thirrjes së brendshme- Shpirti i botës- hedh një vështrim në jetët e shkuara, duke vërtetuar me një sërë shembujsh një rrugë radikale, shpesh mbresëlënëse dhe shumë të aksesueshme drejt realizmit. Hillman i inkurajon lexuesit të zbulojnë shenjat që secili nga ne ka në jetën e tij,...
Në librin e tij dy-vëllimesh, Jeta e Fan S. Nolit. Prof. Nasho Jorgaqi i jep lexuesit të dhëna gati të panumërta, për të gjitha fazat e jetës së gjatë të Nolit, që nga lindja në Ibrik-Tepe, afër Stambollit, e deri te dita që mbylli sytë në Florida, USA. punë kjo që mund të bëhej vetëm nga një shkrimtar, që e shihte përpilimin e biografisë së Nolit si një...
Udhëtim i gjatë drejt natës konsiderohet si kryevepra e dramaturgut ONeill. E krijuar në vitet 1941-1942, por e publikuar vetëm në 1956, kjo vepër mbahet si një gjysmëautobiografi e vetë dramaturgut. Ajo trajton temën e shkatërrimit të familjes.
Udhëtim dimri është një cikël prej 24 këngësh nga poeti gjerman Wilhelm Müller, të botuara në vitet 1823-1824. Këngët që shkroi Franz Schuberti mbi to më 1827, një vit para se të vdiste, i dhanë Udhëtimit të dimrit një rëndësi e përhapje që mban gjer më sot, duke e kthyer atë në një si manifest e himn të romantizmit.
Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme, u ngriti...
Në kërkimet e veta krijuese Dhori Qiriazi nuk disponon vrapin e galopit befasues në të pushtuarit dhe në të përvetësuarit e shtresave dhe hapësirave të reja shprehëse.Megjithatë ai arrin të jetë gjithnjë i sinqertë në kërkimet e veta.
Sot jam mami. Kete mengjes u zgjova me ty, beb. Kemi qene bashke gjate gjithe ketij muaji, po s'e dija. Me fal, shpirt! Ti duhet te kesh ardhur tek une me 28 janar, te pakten keshtu mendon mjeku. Mbase ka te drejte, sepse ajo ka qene nje dite shume e cuditshme, nje nga ato dite qe sjell vec gjera te bukura. E tmerrshme, nuk kam as fjalor per memesine! Te...
Është intervista e parë dhe e fundit që Salvatore Cancemi ka dhënë. Pasi dha deklaratat e tij tronditëse në karrigen e gjyqit dhe u bë pjesë e një programi mbrojtës, ai ka vendosur të rimarrë fjalën dhe ka vendosur ta bëj këtë përpara Giorgio Bongiovanni, Drejtor i Antimafia Duemila. Parathëniet janë të gjykatësve Luca Tescaroli dhe Antonino di Matteo. Në...
Një listim enciklopedik që paraqet disa nga konsipracionet më të famshme dhe jotëfamshme përgjatë historisë duke përfshirë vrasjen e presidentit Kenedi, vdekjen e Princeshës Dajanë, ngjarjet e 11 shtatorit, Burrat me të zeza etj.
Libri botim dygjuhesh shqip-gjermanisht i pajisur me nje numer ilustrimesh eshte konceptuar si nje manual praktik i orientuar pas parashtrimesh teorike njekohesisht nje mozaik copezash te letersie te madhe nga Kafka te Kaschnitzi nga Heinrich Heine te Gottfried Benn e Paul Cellan. Shqipëruar nga Ardian Klosi.
Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale...
Qyteti i Nju Jorkut në ditët e sotme... Katër njerëz të veshur si kalorës tempullarë sulmojnë Muzeun Metropolitan në ditën e hapjes së një ekspozite të Vatikanit dhe vjedhin një kodues mesjetar të mistershëm.
Përse edhe pas më shumë se 20 vjet tranzicion drejt Europës liria nuk hodhi dot rrënjë në Shqipëri? Përse vazhdon të jetë vetëm një farë, por jo një bimë; një shans, por jo një system; një shpresë, por jo një realizim? Kjo është çështja që Andrea Stefani, shtron në librin e tij Komploti kundër lirisë.
Nata e Sofie Kondilit nuk është një roman dashurie, por një roman për dashurinë. Sofie Kondili është për një natë edhe Madamë Bovari, edhe Helena e Trojës, por edhe një grua që jeton diku në Tiranë, Romë, Berlin apo Nju Jork. Dhe fshati ku Koço Kosta vendos të ekzekutojë një natë sa një jetë është një fshat i përbotshëm, që mund të jetë gjithkund dhe...
Vellim poetik nga autori Sami Gjoka
Duke ndjekur të njëjtën linjë me romanet Përgjithmonë dhe Dëgjoje zërin tim, Susanna Tamaro, në këtë libër të ri, mpreh tehun e shkrimeve të saj në histori pa shpëtim e pa rrugëdalje. Tregime të gjata për tema si margjinalizimi, ndarja e të dialogut të vështirë midis kulturave të ndryshme që zgjidhen gjithmonë në një mjedis të ashpër. Histori pa zgjidhje,...
Euripidi shquhej për idetë e guximshme e përparimtare në veprat e tij, për realizmin dhe frymën aktuale e novatore. Tragjeditë e tij u bënin jehonë problemeve të ditës; ai e shndërroi teatrin në një arenë politike e filozofike.
Xhevahiret është një romancë historike e vitit 1992 e Danielle Steel. Në këtë roman, Sara 75-vjeçare, Dukeshë e Uitfild, rikujton jetë e saj të gjatë dhe plot ngjarje.
...Mbreti ishte i mërzitur. Që prej kohësh kishte filluar të ndjente brenda vetes kumbimin e boshllëktë të shpirtit, por tashmë ky kumbim ishte bërë mjaft i zhurshëm, mjaft ngulmues për të mos ia vënë veshin
"E dashur, pritmë..."është një epope e ëmbël dhe mizore e zbulimit të botës dhe e asaj plage të dhimbshme që mbart rinia. Ammaniti, një rrëfyes pa dorashka, manipulues fatesh, krijon dhe përputh rastësi duke lidhur detajet më të papritura dhe komike të realitetit.
Duke shkruar me një stil familjar, me të folurën troç të një njujorkezi mbrujtur nga pasioni i tij për idetë, Rudolf Xhuliani tregon në librin "Udhëheqja" se si aftësitë drejtuese, që ka ndjekur mund të zbatohen me sukses nga çdokush që synon të bëjë diçka.
Vëllimi poetik Miq te humbur është botimi i parë që autorja shqiptare me banim në Zvicër sjell për publikun shqiptar.
Romani Atala është një histori dashurie tragjike dhe pasionante e një cifti të ri Indian që enden në shkretëtirë, të magjepsur nga bukuritë e natyrës, të tërhequr nga një kristianizëm i ringjallur me bukuri estetike dhe ngushëlluese të mirëqenies dhe më në fund duke iu nënshtruar mizorisë së fatit.
Thomas e Heinrich Mann, Franz Kafka, Gottfried Benn, Josef Roth, Bertolt Brecht etj., janë disa prej autorëve të cilët vijnë në antologjinë "Tregimtarë të gjuhës gjermane 1900-1945". Ata janë përzgjedhur prej përkthyesit Ardian Klosi dhe specialistit të letërsisë gjermane, Jurgen Rohling, për të sjellë një pasqyrë të plotë të prozës më të mirë gjermane të...
Shumë shumë vite më parë, diku shumë shumë larg, një djali të vogël me emrin Abdi iu dha një detyrë shumë e madhe- të gjente varësen më të cmuar në botë për mbretëreshën.
Miranda Prestli është një mit i padiskutueshëm, në botën e mrekullueshme dhe vezulluese të modës.
Libri i parë poetik i këngëtarit të njohur kosovar Genc Salihu.