Një libër voluminoz mbi udhëtimet e...
Kur ne qëndrojmë ulur, duke bashkuar të dy këmbët duke vënë mbi to duart, i gjithë trupi nis të funksionojë si një rreth. Atëherë rrymat elektrike trupore nuk mund të dalin jashtë dhe kështu fillon të formohet rrethi. Rrethi i energjisë formohet edhe gjatë aktit seksual mes burrit dhe gruas; dhe kur një rreth i tillë fillon të formohet, ky është momenti i...
Carolina Schutti është tregimtare gjermane dhe përmes të parës vepër që vjen në shqip, të përkthyera nga Sadedin Limani
Një libër jashtëzakonisht i rëndësishëm... nga ana intelektuale i saktë, i ndershëm dhe i guximshëm... duke qenë një kritik dyshues dhe i regjur i Kissinger - it për gati tri dekada, unë e pashë veten të mundur.
Djemtë nuk tregojnë kurrfarë interesi për Mian - ndoshta ajo nuk është edhe aq e bukur. Përveç kësaj, ajo nuk i ka mirë punët me algjebrën.
Dy fëmijë - binjakë rriten në të njëjtën familje, në të njëjtin qytet. Dramatikisht të ndryshëm, ata bëhen armiq të hidhur ndaj njëri-tjetrit; njëri i mirë, e tjetri i keq. Njëri largohet nga vendlindja e tij paqësisht, por kur gjithçka dështon, djali plangprishës kthehet, njëzet vjet më vonë, duke u zhvendosur në vilën e prindërve të tij te liqeni. Por...
Mirësevini në jetë, Kejt Mekenzi. Ç'është e vërteta, në këtë fazë jeta e saj vetjake ka marrë tatëpjetë, kurse puna i është kthyer në një torturë të vërtetë
Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin, për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi, sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
Nje tjeter liber i Erich Maria Remarque vjen ne gjuhen shqipe; “Duaje tjetrin”, nen perkthimin e Marzela Çelanji dhe i botuar nga Fan Noli
Duar të ndyra është një dramë politike e vendosur në një vend fiksional të Ilirisë mes viteve 1943-1945; është historia e vrasjes së një lideri politik. Ngjarja është treguar në të shkruarën, me vrasësin që tregon mënyrën si e kreu misionin.
Ne kemi përzgjedhur vetëm dy prej dashurive të DS. Dy histori që shkojnë drejt në zemër. Dy romane që të mbajnë gjallë. Njëra sjell dy martesa të zbrazëta që shkojnë drejt një dashurie, e cila kërkon sakrifica të mëdha. Tjetra sjell historinë e fuqisë së madhe të dashurisë.
Në këtë roman vjen jeta e Pejgamerit nën dritën e romanit. Iskander Pala
Romani “Dyzet letra dashurie” nuk është thjesht një rrëfim dashurie, por trajton disa aspekte të marrëdhënieve njerëzore dhe në mënyrë të veçantë raportet e këtyre marrëdhënieve në një familje.
Ngriti kokën që të vështronte sytë e tij të kaltër të errët, që ndriçonin një fytyrë të mirë dhe të dashur, e cila me kalimin e viteve po i pëlqente gjithnjë e më tepër
Ky është një nga ëndërrshpjeguesit më të të plotë në botë, që përmban mbi 10000 ëndrra.
Ky punim i kushtohet hetimit të përkatësisë etnike të epirotëve të lashtësisë dhe përbërjes etnike të Epirit, që nga lashtësia e deri në kohët e reja. Duke shqyrtuar me kujdes të dhënat nga fushat më të ndryshme të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, mitologjisë, historisë kulturore etj., autori arrin në përfundimin bindës e të palëkundur se epirotët...
Së shpejti Shtëpia botuese “Fan Noli” vë në qarkullim një libër shumë të rëndësishëm mbi inteligjencën artificiale me titull "Epoka e inteligjences artificiale" Ky libër është bestseller ndërkombëtar, i shkruar nga tre mendjet me te spikatura te kohes tone. Libri hidhet ne qarkullim pas dates 21 shkurt 2024. Porosite qe tani online tek Bukinist.al
"Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme..."
Etja për udhëtime është historia e Audrey Driscoll. E mbetur jetime që në moshë të njomë, Audrey u rrit duke u përkujdesur për gjyshin milioner dhe ekscentrik, si dhe për motrën e saj më të vogël Annabelle, e cila pretendonte se Audrey do të ishte gjithmonë e gatshme për ta.
Një botim që vjen së fundi në shqip; një këndvështrim i ri për gjuhën etruske dhe raportet me gjuhët e tjera, përfshirë gjuhën shqipe dhe zhvillimet e saj. Një botim që vjen në shqip falë përkthimit të Krenar Hajdërit
Autorja me mbi 500 milionë libra të shitur në mbarë botën, edhe kësaj radhe na sjell një zhdukje të dashurisë dhe ndjenjave të një çifti që i kishin realizuar të gjitha në jetën e tyre. Pse arkitektit Çarli iu zhduk gruaja e tij e bukur dhe shfaqja misterioze e Sara Ferguson?!
Ky është një shqyrtim personal dhe ngulmues mbi fashizmin në shekullin e XX nga ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, znj. Madeleine Albright. Në këtë libër bestseller të New York Times, autorja analizon trashëgiminë historike që po formëson disa ide radikale të ditëve tona të cilat rrezikojnë demokracinë dhe paqen.
Jeta i ka të dy anët e medaljes; dhe lumturinë edhe sakrificën. Këtë e trajton si rrallëkush Danielle Steel në romanet e veta, duke na sjellë histori nga jeta e përditshme njerëzore, që mund ti ketë për pjesë secili prej nesh. Ky set që përmban romanet “Aksidenti” dhe “Unaza” vjen me përzgjedhje fatesh diametralisht të kundërta brenda të njëjtës histori,...
Nganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera - në shumicën e rasteve - e ndjej që ajo s'kalon . Minutat e dridhshme shkrihen sa gjatë-gjerë, më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt.
Fjalimi i madh (Nutuk) është paraqitur nga Mustafa Kemal Ataturk në Kongresin e Dytë të Madh të Partisë Republikane Popullore, të mbajtur në datat 15-20 tetor 1927. Ky fjalim dhe idetë e përcjellura prej themeluesit të shtetit turk ndryshuan historinë e këtij vendi
Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e një prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane, ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të"