Produktet më të shikuara
Kritika e kohës shkruante:...
Kjo gramatikë praktike frëngjisht -...
Jepini jetë gjërave të bukura dhe jo atyre të shëmtuara. Ju nuk keni shumë kohë dhe energji për të humbur. Me një jetë të tillë të shkurtër, me një burim të vogël të energjisë, është thjesht budallallëk ta humbasësh në trishtim, zemërim, urrejtje dhe xhelozi.
Të gjithë i njohin Madi dhe Xhek Hanter. Madi është një figurë e njohur televizive, një moderatore e vlerësuar me çmime. Xhek është drejtuesi i rrjetit mediatik. Për botën, martesa e tyre është si nëpër përralla. Por pas dyerve të shtëpisë së tyre, historia rrjedh ndryshe.
Me ne fund vjen nje tjeter version i romanit me te rendesishem te shekullit te XX, Uliksi te James Joys, permes perkthimit te Krenar Hajderit. Leximi i Uliksit është një prej atyre përvojave përcaktuese që ndryshojnë përceptimin tonë rreth romanit, e njëherazi edhe vizionin tonë rreth botës.
Jeta është shumë e vështirë. Sidomos për Kasandra von Gotthard, dhe vajzën e saj të bukur Ariana. Ngjarjet zhvillohen në kohën e spastrimeve të hebrejve nga nazistët dhe personazhi ynë kalon një kalvar të vërtetë. Por dashuria është spirancë dhe shpresë për të mbijetuar dhe rigjetur vetveten.
Qershori i vitit 1940, shënoi verën e disfatës për ushtarët francezë, të braktisur nga oficerët e tyre, të demoralizuar dhe duke pritur armëpushimin. Ditë pas dite, orë pas ore, "Vdekje në shpirt" shpalos ato që burrat menduan, ndjenë dhe bënë ndërkohë që Franca binte.
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 11. Filozofia e përvetësuar...
Kjo autore islandeze, fituese e çmimit vjetor në vitin 2012 për veprën më të mirë shkruar nga një grua, vjen për herë të parë në shqip me një vepër të rrallë: Një botë plot detaje nga Rejkjaviku, duke gjurmuar tek qenia njerëzore
Dashuria është ndoshta si një hije, dikush e shkel dhe e merr me vete. Apo ndoshta drita e tepërt është e rrezikshme për dashurinë, apo ndoshta është krejt e kundërta, pa dritë hija e dashurisë fshihet dhe pastaj zhduket.
E re, e pafajshme dhe me bukuri të habitshme, Crystal Wyatt, ishte një e dëbuar, e cilia urrehej dhe zilepsej nga të gjithë, por jo nga i ati i saj i përkushtuar, me të cilin ndante një dashuri të thellë për fermën e tyre të largët në Kaliforni.
Jeta është tmerrësisht absurde dhe këtu qëndron bukuria e saj. Ajo është qesharake dhe këtu qëndron hareja e saj. Ajo ngjason si një lojë dhe është plotësisht joserioze. Me përjashtim të budallenjve, askush tjetër nuk është serioz.
Zarathustra nuk i favorizon të dobëtit, nuk i inkurajon të ashtuquajturit të bindur.
Kushdo që dëshiron të ecë në rrugën e së vërtetës duhet të jetë në mënyrë të pashmangshme optimist sepse ky është udhëtimi më i madh i jetës së njeriut! Askush nuk ka ngjitur ndonjëherë majë më të lartë se ata që kanë nisur rrugën drejt Vetes.
Bill Thigpen, autor dhe producent i një programi shumë të suksesshëm ditor, ishte kaq i zënë duke u marrë me shkëlqimin e karrierës sa nuk e kuptoi që martesa po i shkonte drejt shkatërrimit.
Trinia kristiane është një mashtrim. Zoti, Shpirti i shenjtë dhe i vetmi bir i Zotit, Jezu Krishti janë mashtrime. Jezu Krishti në nëntëdhjetë e nëntë për qind është gënjeshtër dhe vetëm një përqind është realitet. Duke qënë njeri, ai është i vetmi nga trinia që paraqet një përqind realitet.