Emine Teichmann BG0118
Libër i ri
Ky roman ka personazh kryesor (un-i) rrëfyes një person femër, që është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Gjermani. Bashkë me dëshpërimin e largimit nga atdheu ajo ruan në shpirt e në mendje edhe shumë kujtime të hidhura për privacionet e jetës së dikurshme. Rrëfimi përqendrohet në mungesat e fustaneve (në kuptimin e objektit veshje/rroba). Ky roman sjell në mënyrë të thelluar shoqërinë e konsumit, të cilën e sendërton përmes një mjeshtrie gjuhësore, falë edhe profesionit të autores.
111102 Artikuj
Shtëpia Botuese | Kristalina - KH | |
| ISBN | 9789928309426 | |
Romani është një rrëfim energjik dhe shumëngjyrësh në vetë të parë për përvojën e dikujt me botën e konsumit, konkretisht atë të veshjes femërore:
Çfarë i ndodh njeriut në botën e konsumit, të blerjes online, të shitësit që të hyn në shtëpi dhe të josh sapo hap televizorin ose pajisjen elektronike, çfarë mjegulle krijohet mes nevojës e dëshirave, ku është liria e individit për të zgjedhur dukjen e vet, këto janë disa nga temat e dialogut mes lexuesit, personazhit dhe rrëfimtarit te “Në kërkim të fustanit total”, nga Emine Teichmann
Shumë e njohin si gjuhëtare, pedagoge universitare prej shumë vitesh, autore e librave dhe monografive shkencore, por Emine Teichmann është edhe krijuese e letërsisë artistike: ka lëvruar prozën e shkurtër dhe atë të gjatë.
| Faqe | 137 |
| ISBN | 9789928309426 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |