Net të bardha Shiko më të madhe

Net te bardha

Fjodor M. Dostojevski LG0101

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve.

Më shumë detaje

1000 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789995617226

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko - letrar "Petrashevski", arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Cari Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit. Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse.

Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: "Krim dhe Ndëshkim" (1866) dhe "Vëllezërit Karamazov" (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë "Njerëz të varfër". Ai u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe100
ISBN9789995617226
Titulli origjinalArgeta LMG
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiIslam Spahiu