Michel Foucault A-008387
Libër i ri
Michel Foucault është një mendimtar e historian i pazakontë. Filozofia e tij e orientoi mendimin drejt arkeologjisë së shtresave të dijes dhe qëmtimit arkivor. Nën këtë dritë e zhbiron edhe ai tablone Las Meninas, kryevepren e Diego Velázquez. Në këtë pikturë, filozofi dallon një moment tranzitor, dhe risinë që shkaktoi artisti spanjoll në raportin realitet - pasqyrim, çka përbën dhe vlerën më thelbësore të pikturës që ekzistonte para tij.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Zenit | |
| ISBN | 9789928293268 | |
Në këtë ese, Foucault kalon përmes Velásquezit për të marrë rrënjësisht në shqyrtim çështjen riprezantimit, si karakteristikë tipike të pasqyrimit figurativ. Edhe pse duke anashkaluar disi historinë e artit, Foucault mbolli në mendimin perëndimor punën për ta zhbiruar thellë këtë koncept bazë: représentation.
Efektet e saj prekin tashmë një sërë domenesh nga arti e teatri deri te politika e mjekësia.
Veçanërisht kjo ese mbi Las Meninas, zbulon mënyren e re të të Kuptuarit të pikturës si imazh.
Me engimën e tablose së Velasquezit, filozofit francez ndërtoi një analizë madhore, me këtë tekst elegant e tepër të veçantë.
| Faqe | 92 |
| ISBN | 9789928293268 |
| Titulli origjinal | Les mots et les choses |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Mustafa Lamaj |
Ndër katër librat themelorë të Michel Foucault, të botuar në të gjallë të autorit (1926-1984) (disa të tjerë janë, të themi, disi më dytësorë ose mund të shihen si nënpjesë të sistemeve që përbën secili nga ata të parët), vështirë të thuhet se cili pati dhe ka ndikimin më të madh, cili përbën qendrën e kësaj vepre intelektuale madhore, cili është hyrja më...