Fytyra dhe maska Shiko më të madhe

Fytyra dhe maska

Vili Minarolli BDI0302

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Përmbledhja me tregime Fytyra dhe maska, e shkrimtarit Vili Minarolli, na paraqet, përmes vështrimesh të mprehta, pamje të realitetit tonë bashkëkohor.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928217004

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pas përmbysjes së sistemit të mëparshëm, shoqëria jonë u mbërthye nga një gjendje kllapie e çoroditjeje, e cila shkaktoi traumën psikologjike të humbjes së besimit e të shpresës, por që duhej kapërcyer me bindjen se e ardhmja do të ishte me më tepër mundësi. Gjatë kësaj periudhe u shfaqën edhe dukuri të shëmtuara, që nuk ishin vërejtur aq dukshëm më parë në jetën e mbyllur si në bunker e të kontrolluar me rreptësi. Duheshin gjetur forca për të përballuar vështirësitë e për të ecur përpara në dritën e vendeve të përparuara. Koha e re, që kishte trokitur, kërkonte energji të pashtershme e vendosmëri për tiu përshtatur situatave të reja, të cilat nuk do të ishin plot ngjyra romantike, ashtu siç i kishim përfytyruar në kushtet e mbylljes e të ngujimit. Tregimet e Vili Minarollit na e përshkruajnë me saktësi këtë realitet të ri. Ngjarjet e shtjelluara nga jeta e përditshme të kujtojnë kronikat në faqet e shtypit, por trajtimi është më i gjerë e më i thellë, me synimin për të krijuar një vepër artistike, e cila jo vetëm na jep pasqyrën e kohës e të fatit të njerëzve, por na krijon edhe ndjesi emocionale, sepse gjallërohen nga prurjet që sjell jeta e personazheve në shtjellën e tyre. Në epiqendër të tregimeve është fati i njerëzve dhe jo ngjarja e subjekti. Përgjithësisht ato kanë një dramë të brendshme, e cila është drama e vetë shoqërisë, që vuan nga e kaluara e hidhur dhe kërkon me të gjitha forcat të shkëputet prej saj. Këto personazhe ndodh të kenë karakter të gjymtuar e ndërgjegje të njollosur. Ata vuajnë nga hija e së kaluarës, nga pasiguria dhe frika e ndëshkimit, sepse janë futur e ngatërruar në rrjetën e bandave të trafikimit të drogës, të gomoneve e të mishit të bardhë, apo në labirintet e ngasjeve politike për tu ngjitur në pozitë e për të përfituar, duke zhvatur me të dyja duart dhe pa u ngopur, pasurinë kombëtare e pronën e tjetrit.

Të dhëna

Faqe172
ISBN9789928217004
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë