Rezart Palluqi BPS0080
Libër i ri
Ky roman i autorit Rezart Palluqi vjen me një trofe: Ka fituar çmimin Azem Shkreli në Kosovë, por është vlerësuar edhe si një ndër librat më të mira të romancierëve të rinj shqiptarë të kohëve të fundit. Romani „Shtëpia me dy çati“ i autorit Rezart Palluqi, shquhet me përzgjedhjen e temës së madhe ose metarrëfmit si lajmotiv të përshndërruar në temë minirrëfimore apo individuale të personazhit. Përmbajtësorja e kësaj reference procedohet përmes një stili të lartë poetik. Tragjedinë e gjenocidit etnik të dy popujve të syrgjynosur nga atdheu i tyre, ky autor e ndërlidh bukur me fatin e zymtë dhe të kobshëm të individit intelektual.
50 Artikuj
Shtëpia Botuese | 2 Lindje & Perendim | |
Fletët | 313 | |
ISBN | 9789995606657 | |
Qysh në fillim ky roman të tërheq me vete dhe të shëtit në atë farfarë botëkuptimesh, që kap rrafsh dhe gamë shumë më të gjerë kulturash ( nga ato të orientit – deri tek perëndimi), të cilat kapërcejnë nëpër qerthulle dhe mistizmin kohë, gjithmonë në paralelizëm me zanafillat shtrirje, duke filluar nga antika dhe mitologjia, bizanti dhe më pas ajo bashkohore. Narrativiteti përshkrus dhe struktura e ngritur përqasin atë frymë, e cila në vijëmësi paraqet kontraditat shoqërore përbrenda një mentaliteti të krijuar (mentaliteti grek) gjithmonë në përballje me mentalitet dhe traditën e Ballkanit ( hapësirë më e gjerë kjo) dhe gjithmonë në krahasim me vlerat etike dhe shoqërore të krijuara në perëndim. Në thelb, rradikalizimi i mbrujtur nga fanatizmi fetar ka prodhuar karaktere bizante, që e shikojnë me frikë liberalizimin e jetës dhe ndikimin e jashtëm, të cilët me format e ulëta dhe mënyrat e tyre agravojnë në ngjarje dramatike. Narrativiteti i këtij romani është vendosur jo pa qëllim në qytezën e Pargës, qytezë me një bukuri mahnitëse, rrethuar nga kodrat dhe shtrirë në bregun e detit Jon, i cili daton që në kohët më të lashta, në kohën e zotave dhe legjendave antike, për të ardhur më pas nën ndikimin e venecianëve, anglezëve, francezëve, Ali Pashë Tepelenës, osmanëve dhe së fundmi grekëve, të cilët shpërngulën forcërisht popullsinë shqiptare çame, tragjizëm ky që zë një vend të gjerë dhe përmbyll bashkë me romanin dhe fatin e kryepersonazhit të gjithë librit: “ Kur mërdhin e ardhmja, ajo vesh rrobat e gjakosura të kufomave të së kaluarës”. Manifestimi i një shpirti të lirë e human, pa komplekse dhe tabu, referimi i vlerarave universale dhe indeksimi një me frymën më moderne, përbëjnë dhe qëllimin kryesor të gjithë veprës. Paralelizamat midis tragjedive të ndryshme të ndodhura, ato të masakrave dhe shpërnguljes së çamëve nga shtëpitë e tyre me forcë me ato të grekëve në Izmir dhe ndërlidhja midis kulmeve çati, të banuara nga bujtës të rinj shpreh më së miri tematikën historike, të pranuar dhe reflektuar nga logjikat e shëndosha, por kurrësesi nga mentalitetet dhe kultet e ngritura të vendeve ballkanike. Bisturia e hollë dhe sarkazma fshikullojnë urrejtjen, godet muret e ngritura të botkuptimeve shoqërore dhe realitetet e grishta të tyre që kanë depërtuar në çdo qelizë, patriakalizmin që është shndërruar në ideologji dhe frymë e sëmurë, e cila për rrjedhojë nuk njeh as kufij e as limite, por riciklon të shkuarën duke përsëritur pa reshtur dhimbje njerëzore dhe trauma.
Lloji i botimit | Paper back |
Fletët | 313 |
ISBN | 9789995606657 |
Redaktori | Pëllumb Zekthi |
V. Bot | 2016 |
Vendodhja | Elbasan |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Roman | Sagë&Histori |
Tregim për fëmijë, përkthyer nga Mitrush Kuteli. Këtu tregohet se Lizukë vogëlushja është një vajzë e keqe.
Harrietë M. Uelsh është një spiune. Ajo ndërmerr ekpedita spiunazhi dhe mban shënime në një fletore për çdo gjë dhe për këdo që sheh, pa lënë mënjanë edhe shokun dhe shoqen e saj më të ngushtë.
Libri Ushqimi dhe Ushqyerja e Njeriut: çfarë duhet të dish synon të trajtojë në mënyrë fleksibël, por të plotë, tematika dhe argumenta që kanë të bëjnë me ushqimin dhe ushyerjen e njeriut. E gjitha në funksion të përfitimit të veçantë të profesionistëve që do të veprojnë në fushën mjekësore dhe / ose social - shëndetësore, pra infermierët, specialistët e...
“Shkenca e pasurimit” është libër pragmatik, prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që e kanë dëshirë a nevojë pasurimin. Ky libër bazohet mbi Ligjin e Tërheqjes, i cili tashmë është përvetësuar nga miliona njerëz në SHBA dhe Europë. Teksti vlen për ata që duan jetë më të mirë dhe bazohet te filozofia e Mendimit të ri Amerikan....
Përban: të gjithë rrjetin rrugor , distanca të sakta në km, indeks me fshatrat, vënde me interes turistik, informacione të dobishme, hartë e saktë për organizimin e udhëtimit tuaj.

Përban: rrugë dhe shtigje për këmbësorë , distanca të sakta në km, toponime, vënde me interes turistik, informacione të dobishme, hartë e saktë për organizimin e udhëtimit tuaj.

Përban: të gjithë rrjetin rrugor të Shqipërisë, distanca të sakta në km, indeks me fshatrat, vënde me interes turistik, informacione të dobishme. E gjithë Shqipëria në një faqe. Ideale për të organizuar çdo plan tuaj turistik.
Një autor i ri shqiptar që jeton jashtë Atdheut, një vepër me një rrëfim tërheqës që sjell një natyrë të re interesante të perceptimit të botës.