Nata në sion Shiko më të madhe

Nata ne sion

Anton Gjuravçaj TO0213

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Duket qartë se romani, produkt i një pune të madhe voluminoze, sa artistike e historike, është mbajtur gjatë ndër duar, është parë e riparë, për t’i dhënë atë fizionomi që ka sot dhe që lexohet me ëndje.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928205650

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autori sërish, si të thuash, luan mjeshtërisht me brumin që i ka dhënë historia, të cilën dëshmon se e njeh dhe e ka studiuar shumë mirë, duke e vënë atë në funksion të realizimit artistik, të kompozimit të një strukture romanore solide e mjaft komplekse zhanrore, stilore dhe narrative, çka bëhet më domethënëse në dhënien e individualizimin e përkryer të një galerie personazhesh të qëmtuara e të krijuara rishtas nga “Nata në Sion”, një individualizim mjeshtëror të tyre, paçka se populli ynë thotë se nata s’ka sy, por dr. Antoni i ka nxjerrë mjeshtërisht prej andej, prej errësirës së skëterrshme, aq sa shumë syresh të mbeten në mendje sa nga shqiptarët, nga turqit apo dramat e shqiptarëve të turqizuar, konfliktet e pandërprera në mes tyre të shumëllojshme e deri në rebelime e kryengritje. Kësisoj, të mbeten të pashlyeshme në kujtesë dhjetëra e dhjetëra detaje e fakte, që të tundojnë t’u rikthehesh për t’i lexuar, ku do të veçoja pasazhet e pendimit të madh, apo kthimit në identitet të disa prej tyre, që mund të quhen edhe si kriptoturq, dukuri që e ndeshim edhe në Lurë të Dibrës, në Malësitë e Elbasanit etj., dhe kryqi i drunjtë apo i hekurt, që vezullon në skena të tilla dhe kthehet në lajtmotiv qëndrese e identiteti, vazhdueshmëria e pushtimit turk sa në progresion gjeometrik, aq dhe duke u sofistikuar e bërë më i dhunshëm, duke konsumuar dy kredot e tij “Përça e sundo” dhe dhelpërisht atë të “kulaçit e të jataganit”.

Pjesë nga libri:

Ai mendonte se çdokush, herët apo vonë, duhet t’u përngjajë sendeve me të cilat merret. Sipas tij, fytyra e Zeqirit në profil, që merrej me ndreqjen e opingave, dukej si shpina e opingës së lakuar në të dyja skajet. Koka e rrumbullakët e Sherifit kishte formën e dollapit të kafesë. Kurse Kadria, kishte një fytyrë të gjerë e të bardhë, a thua se nuk e kish parë diellin kurrë dhe që dëshmonte se merrej me shitjen e sheqerit.

Ata që e dinin pasionin e Ganiut, kryesisht ishin vendasit, që rrinin me orë të tëra duke u mundur t’i gjenin shenjat bindëse në fytyrën e ndonjë pronari. Ganiu nxirrte një defter dhe me kujdes shënonte fjalët e tyre. Befasoheshin kur ai, edhe pas disa vitesh, nxirrte defterin dhe u lexonte fill e për pe se çfarë kishin thënë...

Të dhëna

Faqe376
ISBN9789928205650
Titulli origjinalToena
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri