Haki Stërmilli A-008447
Libër i ri
Një nga romanet më të bukura të letërsisë klasike shqiptare, vjen i përshtatur në shqipen e sotme nga Dritan Kiçi dhe i botuar nga RL Books.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | RL Books | |
| ISBN | 9789928324108 | |
Sikur të isha djalë është një nga veprat më të spikatura të paraluftës dhe një nga kronikat më të detajuara të Shqipërisë së asaj kohe. Edhe pse inskenuar rreth oborrit të shtëpisë së një tregtari tiranas shfaq një hartë gjithëpërfshirëse të vendit dhe shqiptarëve të asaj kohe.
Lexuesi thuajse shikon një film të hedhur në fjalë, me një gjuhë të thjeshtë e një rrëfim të rrjedhshëm që të detyron ta mbash në dorë deri në faqen e fundit.
Nga ana e ndikimit shoqëror, “Sikur të isha djalë”, renditet në një raft me “Gjuha jonë” dhe “Bagëti e bujqësi” të Naim Frashërit, “Pesëmbëdhjetë vjeç dhëndër” të Çajupit dhe poezia e Migjenit.
Stërmilli arriti të tregonte me anë të një romance tragjike se çfarë nuk shkonte me shoqërinë shqiptare, duke i hapur rrugën ndërgjegjësimit të shqiptarëve për gjendjen e femrës në vend; njëkohësisht me parashtrimin e asaj që duhej bërë, dhe u bë, për emancipimin e femrës dhe të shoqërisë shqiptare në përgjithësi.
Romani është gjithashtu një gravurë e përsosur e vendit në atë kohë, dhe e përdorur si krahasim me të tashmen, nxjerr në pah je vetëm ndryshimet e mëdha që ka pësuar Shqipëria, por edhe ato plagë që akoma i mbart në trup, edhe pas thuajse një shekulli.
Përse e risolla veprën në shqipen e sotme? Ndryshe nga shkrimtarët e tjerë të kohës, Stërmilli nuk ka, të paktën në këtë roman, një gjuhë me gjeografi të përcaktuar. Në stilin e tij përzihen disa dialekte, përfshirë këtu dhe përpjekje për të trupëzuar elementë të toskërishtes.
Shpeshherë leximi është i vështirë, sidomos për një lexues të rritur me shqipen standarde. Terminologjia e përdorur shpesh është arkaike për shqipen e sotme dhe vepra është tepër e rëndësishme për të mos iu ofruar gjithë shqiptarëve në një formë më familjare.
Sjellja në gjuhën moderne nuk është rishkrim i një vepre. Të gjithë klasikët, si psh Shekspiri, janë risjellë në gjuhët moderne për t’u bërë më të asimilueshëm gjuhësisht dhe artistikisht nga lexuesi.
Njëjt është dhe në këtë rast. Jam përpjekur të bëj sa më pak ndërhyrje në sintaksën e veprës dhe të kufizohem në përditësimin leksikor të tekstit, duke i lënë njëkohësisht ngjyrimin dhe shijen origjinale të rrëfimit. E kuptoj që ky ribotim mund të shkaktojë diskutime e debat për guximin, por për mendimin tim është më e rëndësishme ajo që romani do të sjellë ndër shqiptarët, se sa konservatizmi dhe tradicionalizmi gjuhësor.
Lexim të këndshëm!
Dritan Kiçi
| Faqe | 218 |
| ISBN | 9789928324108 |
| Redaktori | P♪7rgatiti Dritan Kiçi |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Bruksel |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Një nga romanet më të bukur të Haki Stërmillit. Libri është botuar duke pasur për bazë dorëshkrimin original, lënë nga autori të daktilografuar dhe të korrigjuar me dorën e tij. Titulli original i dorëshkrimit ka qënë "Dy zemra, dy shemra" dhe romani u titullua "Kalorësi i Skëndërbeut".
Ky është romani më përfaqësues i sentimentalizimit në letërsinë shqipe, i referuar në të gjitha shkollat e mesme.
Ky libër vjen si botim anastatik i vitit 1944 i tipografisë "Gurakuqi". "Shfaqjet e jetës s’onë kombëtare e shoqnore në të kaluemen, përgjithësisht, janë përjetsue prej poetëvet t’onë popullorë me anë të kangëvet.
Ky është romani më përfaqësues i sentimentalizimit në letërsinë shqipe, i referuar në të gjitha shkollat e mesme.