Ridvan Dibra A-000289
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928354006 | |
Një alterego e klonuar në vetë të dytë
Nga Andreas Dushi
Kur mbaron së lexuari tekstin Gruaja që deshe, një trishtim i lehtë si puhizë vjeshte t’i mbulon sytë në mbyllje, ngase pas një ngjarjeje të veçantë, e cila ia del ta thyejë përditshmërinë, i kthehesh prapë asaj, me pezmin e mbledhur në grykë që nga tash sërish gjithçka është njëlloj. Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje.
Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të kesh ftohtë, ndihet flaka e oxhakut e cila e shkrin e të ngroh. Ja kështu e gjithë struktura, ndërtuar mbi vetën e dytë, çka e kthen lexuesin në bashkautor.
Kam përshtypjen se një tekst i tillë, kaq i pasur me emocione, tejet ndjellës në përfytyrime e ëndërrime, herë mbas here mund të rrezikojë me i përngja prozës poetike. Por jo! Gruaja... mbetet prozë e panjollë, e patëmetë dhe sigurisht, e patëdytë.
Çka lexojmë, brenda nesh kthehet në një materie të patrajtë që endet e endet për të njohur veten e profilizuar aty ku vërtet i takon, në vendin të cilit i përket. Ndaj edhe në mua, sapo Vajza u bë pjesë, qysh në faqet e para kujtesa uli portën (që për hir të së vërtetës i përngjan asaj të kështjellave mesjetare, të cilat të mbyllura shërbenin si porta, ndërsa të çelura si ura) dhe la të lirë Vajzën time të hynte në tekst e të fshihej pas Vajzës së tij. Herë dilte kur ajo lexonte poezitë, herë kur ulte kokën, herë kur takohej, herë kur buzëqeshte, sidomos kur buzëqeshte, më e ndritshme se kurrë kur buzëqeshte. Edhe atëherë, veçanërisht atëherë kur Vajza e tekstit mendoi të bëhej Grua, Vajza ime u përshkua prej një energjie të pazakontë dhe entuziazmi deri shqetësues. Por, sapo ajo e para, pra Vajza e tekstit, u bë e tillë, ajo e dyta, pra Vajza ime, u zbeh, aq shpejt sa përgjatë pulitjes së syve u zhduk dhe u zhbë.
Gruaja u bë e tillë, sepse jetoi si deshi lirinë e saj. Vajza, tanimë ajo imja, u detyrua të ecte, gjithnjë e dyta, në një shteg të shtrembër, deformuar prej dëshirës sime për ta kthyer atë në të përshtatshme. Nuk ia dola, ajo iku dhe unë mbeta, duke e kujtuar çdo ditë, e edhe më intensivisht gjatë leximit të këtij teksti.
Për mendimin tim, nuk kemi të bëjmë drejtpërdrejt me një tekst të shkruar mbi dashurinë; ajo është derivat i pranimit të lirisë. Sepse, alteregoja e personazhit të Gjumi mbi borë dhe Në kërkim të fëmijës së humbur, pra autori i librit Pushtimi i madh (se ku thotë njëfarë Ridvan Dibra se bash kështu ka dashur ta titullojë romanin e tij të parë, Nudo) pranon deri në vetëmohim lirinë e dashurisë, bash për hir të dashurisë. Kjo alterego tanimë nuk del si personazh në vetvete, por kalon mespërmes një klonimi që rezulton me ty, lexues e, në të njëjtën kohë, bashkëshkrues.
Miti se është e pamundur një simbiozë mes tematikës së veçantë dhe stilit të arrirë rrëzohet me këtë tekst ku tematika është aq e veçantë sa jeta dhe stili, aq i arrirë sa përtejjeta!
Për të frymëzuar letërsi, Vajza nuk duhet domosdoshmërisht të frymojë xhevahire. Mjafton edhe t’ia dalë thjesht të bëhet Grua!
Shkodër, 22.03.2021
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| ISBN | 9789928354006 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Psikologjik |
I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
“Treni i muzgut”, vjen për lexuesin si një udhetim ndryshe nga se mund të imagjinohej. Përmes teknikës krijuese post-moderne autori paraqet njè paralelze tematik, duke bërë që lexuesi te njihet me dy histori, të cilat ecin paralel, por në fakt, aq sa duken se kanë ngjashmeri, aq edhe ndryshojnë nga njera-tjetra.
"Nudo" është një vepër që trajton temën e pushtimit. Jo të pushtimit në kuptimin tradicional, por të pushtimit erotik. Prandaj, titulli alternativ i kësaj vepre, sipas dëshmisë së autorit, ka qenë Pushtimi i madh, kurse si moto e saj është vënë thënia e filozofit kinez Lao Tzu: Çdo pushtim eshtënje dështim.
"Nudo" është një vepër që trajton temën e pushtimit. Jo të pushtimit në kuptimin tradicional, por të pushtimit erotik. Prandaj, titulli alternativ i kësaj vepre, sipas dëshmisë së autorit, ka qenë Pushtimi i madh, kurse si moto e saj është vënë thënia e filozofit kinez Lao Tzu: Çdo pushtim eshtënje dështim.
Një përmbledhje përzgjedhëse e prozës sime të shkurtë, kryesisht parabola, gjatë tridhjetë viteve krijimtari letrare. Me përjashtim të ndonjë korrektimi gjuhësor, prozat nuk janë prekur, duke ruajtur kështu gjurmët dhe ndjeshmërinë e kohës kur janë shkruar.