Gjergj Bubani BOM0144
Libër i ri
Në këtë vëllim të përzgjedhur vjen e gjithë krijimtaria në publicistikë, humor, satirë, poezi dhe shqipërinë e këtij autori, e cila është shkruar në periudhën 1919 – 1944 në organet e asaj kohe. Botimi ka një parathënie të Mitrush Kutelit, i cili vlerëson humorin dhe satirën e Brumbullit (pseudonimi i Gjergj Bubanit) duke thënë: “në lotët dhe gajasjet brumbullore pasqyrohet më e tmerrshmja tragjedi e kësaj epoke udhëkryqje…
1 Artikull
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
ISBN | 97899281329001 | |
Në vend të parathënies: Pamfleti shqipëtar: Brumbulli
Disa fjalë përmi pathologjinë politike-shoqërore dhe përmi hirurgjinë gazetare
Jeta politike dhe shoqërore e një populli prezenton edhe pjesa pozitive, edhe pjesa negative: një zinxhir me veriga prej drite edhe prej errësire.
Fatkeqësisht, shumë herë, manifestacionet pozitive nuk janë përveçse atome ultramikroskopike përpara dallgëve të dyshimta që mbytin, ndalojnë zhvillimin normal edhe rrezikojnë të arthmin.
Shumë herë mjafton që përmi masën e rraskapitur të qytetarëve të shtrohet një frymë lodhjeje dhe indiference për jetën publike dhe era e fatalitetit hap portën për taboret e një oportunismi skandalos edhe pa skrupull.
Një minoritet i formuar prej bykut të shoqërisë, një minoritet që gjuan në ujrat e turbullta të interesit privat dhe që vërtitet rreth strumbullarit të fitimit, i ngritur në ofiqe të lartë, munt t’i sjellë kombit dëme më të mëdhenj sesa ato që munt t’i sjellë edhe armiku. Shumë herë është më lehtë të mpruhesh prej armikut, sesa prej atij që e mbeson mik…
Mjetet për të shpëlarë jetën dhe atmosferën publike prej këtij balasti të dëmshëm mund të ndryshojnë midis tyre, megjithëse qëllimi është gjith’ ay.
Shkurtazi mund t’i ndajmë këto mjete në dy: një mënyrë direkte edhe një tjatër indirekte.
Edhe e para mënyrë - e cila realizohet me anën e një grushti të fortë prej burri shteti - sa edhe e dyta - e cila realizohet me anën e shtypit - lypin fuqi pozitive intelektuale dhe shpirtërore.
Më poshtë do flasim për mënyrën e dytë, e cila munt të veshë ose një formë të ngadalshme - me formimin e një ndërgjegjie publike të kthjelltë - ose një formë arrogante: pamfleti.
Pamfleti është një zjarr që derdhet prej një shpirti të math, i cili i shikon padrejtësitë dhe i urren. Ay përvëlon objektin kundrejt të cilit vërtit shigjetat e “muzës” ahmarëse, tregon inkapaçitetin në robën e turpshme të nulitetit varfanjak edhe e fshikullon me helmin e frazës.
Pamfletari përdor shumë herë më të hidhurat ekspresione të gjuhës duke prekur edhe trivialin. Pa fjalë se ndryshe rrjedhjet nuk munt të jenë pozitive: armiku nuk goditet as me lule e as me doreza të mëndafshta.
I këtillë qëllim shpëtimtar pati armatosur në kohën e kaluar një Aristophan ose një Juvenal, një Rabelais ose një Cervantes (krijonjësi i legjendarit kavaler Don Quichote dela Mancha), një Voltaire edhe më vonë pati njomur me helm pendën e të frikshmit Henri Rochfort (me anën e fletores “La lanterne” ) qindvjetori i të cilit u festua përpara një muaji.
Nga të rinjtë mund të kujtojmë italianin Giovanni Papini, autori paradoksal i “Stroncature” edhe “Storia di Cristo”, francezin Leon Daudet ose rumunët Jorga edhe Arghezi.
* * *
Në shqipen tonë munt të kemi mburjen e hidhur se kemi një faunë pamfleti relativisht të madhe. Vuajtjet e panumërta të së shkuarës edhe të tanishmes patnë shtrënguar shumë shkronjëtorë të vishen me këtë armë.
Në kohën kur ndërgjegjia kombëtare ish oftikosur prej Stambollit e prej Athinës, shigjetat e patriotëve kishin si objekt këto dy qëndra edhe influencat e tyre shkatërronjëse. Vëzhgonjësi i fletoreve dhe i kalendarëve të vjetër ka rastin të hasë epithetet më të frikëshme për Fanarin, Portën e Naltë dhe agjentët e tyre. Fletorja “Drita” që dilte në Sofje, kish, përveç drejtorit të saj Shahin Kolonja, bashkëpunëtorë panfletarë arrogantë.
I ndyeri veteran Mihal Grameno ka qënë një pamfletar i shkëlqyeshmë jo vetëm i shkrimit, po edhe i fjalës. Ay pat krijuar veprën “Mallkimi i gjuhës shqipe”, si edhe vargun e artikujve përmi “Honxho - Bonxhot”, tek përvëlon frymën oportuniste të bykut të memurëve arnaut-otomanë. Po asnjë nga pamfletarët shqipëtarë nuk ka arrirë kulmin eksuberant të prekur prej BRUMBULLIT.
Njohës praktik dhe psikolog i fellë i gradës së zhvillimit të përgjithëshmë të popullit shqipëtar, mundi të identifikohet me aspiracionet dhe vuajtjet e tij dhe pastaj të shtrydhë në një formë kosenkuente vuajtjet dhe zemërimin e përgjithëshmë.
I lindur poet, me imagjinacion të rrallë dhe me frymë inventive, mundi të drejtojë talentin e tij në luftën për pastrimin e jetës shoqërore dhe politike nga marsmi i dëmshëm që e zotëron.
Dyke qënë se mënyra më “ad-hoc” për të përhapurit të pamfletit është sot forma e vjershës, e zgjodhi atë dhe e kultivoi me një mjeshtëri të rrallë.
Në kohën e fundit pati rastin të na provojë se mund të hedhë shtijat e satirës jo vetëm me harkun e poezisë dhe të një proze gazetare elegante, po edhe me anën e formës letrare, si në komedinë “Komunisma e Korçës”.
Brumbulli është sot gazetari që lëçitet integral dhe me shumë interes në Shqipëri dhe jashtë. Në një anketë personale, midis shumë lëçitësve mësova se shtylla që lëçitet herën e parë në fletoren “Shqipëria e Re” është shtylla “brumbullore”. Pamfleti i Brumbullit është një kontestim i pamëshirshëm i jetës politike.
Shërbimi që i sjell përparimit tonë, është një realitet i pakontestuarshmë dhe vetëm subjektiviteti miop i disave “objekte” përpiqet të mos e vështrojë.
Nga disa numura të vjetra të “Shqipërisë së Re”, të cilat i hasa rastësisht, do radhos më poshtë pak fije nga shigjetat brumbullore. Ja se qysh karakterizon atmosferën politike inkonsekuente dhe me përdredhje misterioze. Çekrezit, i cili pak kohë pas burgimi, emërohej në një nëpunësi të naltë, i thotë:
“Dje të shpinin për gjykim
Rreth përqark me bajoneta,
Sot të hipin në Diktim,
T’i gjykosh, or tungjatjeta!”
Ose, tjatër herë:
Një gradim e dy dënime,
Dy dënime e tre gradime.
Dhe për të pasqyruar gjendjen anemike të revistës “Ora”:
“Dje të thoshin Telegraf
Dhe e nxirnje pallën fora,
Sot prej goje s’nxjerr një llaf
Se ta thonë emrin… Ora”
Kur është fjala për parlamentarët tanë, penda e Brumbullit nuk njomet në ngjyrë po në helm. Satira “Sikur t’isha deputet” dihet përjashta prej më të shumëve nga lëçitësit:
“Sikur t’isha, vaj medet,
Sikur t’isha deputet…”
Për “simpatikun” prefekt “neoshqipëtar” ka gjithënjë shtija të mprehta:
“Korça na u bë gërmadhë
Edhe mi gërmadhit rri
Si ndonjë Neron i ri
Me kuror’ prej misërishta
Abedini Nepravishta”
Më parë pat parodizuar këngën “Ububu, moj nëno”:
“As ububu moj nëno,
Në Korçë s’mund të vij
…E di se nëpër male
Katilë s’gjenden sot,
Se dale me nga dale
U mbushnë zyrat plot…”
Në prozë kollona “Fjalë në erë” përmban fshikulla arrogante të pamfletit brumbullor.
* * *
Se një kretin i interesuar munt ta quajë “shejtan”, se një pseudointelektual me shpirt varfanjak munt t’a quajë “karagjos” ose “pa kripë”, se një oportunist negativ munt ta quajë “të rrezikshëm”, rrufeja e Brumbullit vazhdon veprën e saj hirurgjike.
Pamfleti brumbullor është një art, një ekspresion etik i gjendjes së sotme, është dhembja e përgjithëshme e shkuar nëpër prizmën e një fryme komplekse.
Po nuk mjafton kaq. Midis pamfletit përgjithësisht edhe pamfletit brumbullor është edhe një ndryshim.
Midis radhëve plot rrufe dhe shigjeta shkëlqejnë lotë dhembjeje, një dhembje e sinqertë njerëzore:
…“Kallamoq në s’ka mileti
Në lot poker deputeti…”
Ose:
“Ari ynë shkon e shket
kapërcen të thellin det
edhe vete në… kurbet”
Tjatër herë:
“Gjersa të mbarohen format
Dhe të vijn’ ato reformat,
Nuk është çudi për besë
Bujk më këmbë të mos mbesë”
Poezia brumbullore është një qeshje e mbytur në lot. Brumbulli thotë duke qeshur gjëra të cilat lipset t’i lëçitim duke qarë…
Duke lëçitur këto fije sugjestive nga dhembjet tona kolektive, më kujtohen ditët mistike të verës, kur rrezet e djellit përdridhen me pikat e shiut, më kujtohet nënëqeshja e një foshnje qepallat e së cilës janë plot lotë.
Një poet i anëve të Seine-s pasqyronte kësilloj këtë gjendje shpirtënore tragjike:
…et quand je pleure je ris,
Et puis rigole, rigole!1)
Vështroni me vërejtje: në lotët dhe gajasjet brumbullore pasqyrohet më e tmerrshmja tragjedi e kësaj epoke udhëkryqje…
M. Kuteli
“Shqipëria e re”, viti 1931, Nr. 459
Biblioteka e Akademisë së Shkencave Bukuresht, Rumani
______________
1) ...Kur qaj, un’ edhe qesh,
bëj dhe qyfyre e shaka!
Shkrimi është pjesë e hyrjes së botimit
Faqe | 456 |
ISBN | 97899281329001 |
Redaktori | Loredan Bubani |
Viti i Botimit | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.