Claudio Magris BAO0215
Libër i ri
Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton me përkushtim e dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 9789928026415 | |
Një itinerar, i përzier mes romanit dhe sprovës, që ndjek kulturën si përvojë jetësore përmes vendeve të vizituara e të eksploruara dhe rindërton mozaikun e qytetërimeve të Europës Qendrore, me tërë larminë e popujve e të kulturave; skicon profilin e saj përmes gjurmëve të historisë së madhe dhe të atyre fragmentare të jetës së përditshme.
Udhëtimi, real dhe imagjinar njëherësh, aventura e brendshme, dokumentet arkivore të shumta e të hollësishme ushqejnë trillin letrar dhe shmangiet fantastike të një udhëtari kureshtar për vendet, librat dhe njerëzit, duke krijuar një Dekameron danubian në miniaturë, me histori e ngjarje, fate individuale dhe kolektive, të mbetura pa zot brigjeve të lumit dhe të kohës. Danub është rruga e pështjelluar në kërkim të kuptimit të jetës dhe të historisë, që nga atlaset e Europës së vjetër e deri në ditët tona.
| Faqe | 432 |
| ISBN | 9789928026415 |
| Titulli origjinal | Albas |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Alma Hafizi |
Kjo vepër trajton falsitetin dhe të vërtetat e historisë. Historia ka një këndvështrim të ftohtë të historisë së kozakëve, ndërsa në libër sillen fakte se si studiuesit, historianët, kronistët janë të prirur t’u besojnë varianteve të ndryshme. Pas kryeveprës së Magrisit, Danub, të botuar një vit më parë, Historia e një kordhe është titulli i dytë i këtij...
Duke rrëfyer jetën dhe karakterin e Enrikos, një nga dështimet e Jetës, Claudio Magris përshkruan një pamje jashtëzakonisht të mprehtë dhe vëzhguese një bote të tërë në fermentim, atë të perandorisë austro-hungareze në kalbje, të tronditur deri në themelet e saj nga Lufta e Madhe, dhe duke dalë nga pushtimi gjerman dhe revolucioni komunist, duke kërkuar...