Lefter Çipa A-006387
Libër i ri
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet M&B | |
ISBN | 9789928307880 | |
Rreth dritës artist-dashëse të librit “Njerëz me dritë”
Në vend të fjalës shoqëruese
Nga Aleksandër Çipa*
Në gati dhjetë vitet e fundit, ndërsa unë shënoj gjysëm shekulli jetë dhe im Atë po i afrohet fundit të shekullit), kam dëgjuar shpesh prej tij për një sfidë të humbur: “Nuk bëj dot këngën për Babain. Poetët nuk e bëjnë dot këngën për babain!”
Këtë pohim dorëzimi dhe pazotësie ma ka përmendur shpesh herë gjatë muajve dhe ditëve me dhimbje të përbindshme të vitit 2020. Një kohë e cila është e gjitha një tablo e zymtë dhimbjesh dhe lëngatash fizike të tij, një periudhë e gjitha lotimesh dhe mërzish për ne: familjen, nënën me katër djem dhe një vajzë.
Në fillim të vitit 2020, im Atë, nisi të vuante prej dhimbjesh që vinin prej “fjetjes” së gjakut në trupin e tij. Nga kjo drumitje, sikurse shprehet ai, e gjakut nëpër trup, të parat që po i ndëshkoheshin ishin këmbët. Kalcifikimi i enëve të gjakut dhe gangrenizimi i gishtërinjve dhe krejt shputës së djathtë, në dy herë të njëjpasnjëshme ndërhyrjesh kirurgjikale, ia humbën atë.
Në këto përpëlitje të përbindshme, humbi hapin dhe lëvizjen. U mbërthye burri që kishte konsumuar gjithë versionet e udhëtimit në jetë. Ndali hapin e palodhur të këmbëve të veta.
Dhe jeta e tij në raport me lëvizjet është e pangjashme me të dikujt tjetër. Më së shumti, lëvizja nëpër jetë është ende e pakrahasueshme me të dikujt tjetër. Aq më tepër kur kjo jetë shkoi nëpër kohë të gjata me pamundësi për lëvizje dhe mospasje tronditëse mjetesh për udhëtime në territore dhe qendra të republikës sonë.
U lind në fushë me lule. Shtegtoi në pelena drejt maleve të Vetëtimës dhe fëmininë e kaloi nëpër të gjitha llojet e shkathtësive fëminore në Pilur. Ndërsa po e linte fëmininë, u ndodh në Vlorë me familjen e vet, duke shpurë në qytetin e deteve, melosin e këmborëve dhe zileve, si një orkestër të paheqshme prej mendjes së tij udhëtare dhe metafora mbjellëse.
Në adoleshencën e tij prej vlonjati të shkathët si era nëpër brigje, Themistokli Mone, profesori i muzikës së hollë vlonjate, ia shquajti talentin vjershërues. Ndërkaq, në qenien e tij po ngjizej një pasion dhe talent në ngjitje për këngën dhe kryesisht për polifoninë shqiptare.
Në tri vite, ushtrinë e shkoi në Korçë dhe Maliqin e ftohtë të fillim viteve ’60-të. U rikthye sërish në Vlorë dhe në 1966, rikthehet në Pilur, në fshatin mbi re, ku do të ngrinte “folenë” më magjike të këngëve të tij me jehonë nëpër Atdhe. Por edhe pasi e ngre këtë “fole të këngës” me Grupin e Pilurit në vendlindjen e të parëve, sërish ai nuk rresht udhëtimet. Është në udhë parreshtur; mes Himarës, Vlorës, Tiranës, Krujës, Shkodrës, Korçës dhe Gjirokastrës. Në më shumë se 60 vite hapi i tij nuk ndali dhe këmbët e veta nuk ndien lodhje apo ndalim. Por lëvizjen më imponuese dhe udhëtimin më të magjishëm At-krijuesi, e realizoi kaq gjatë nëpër kohë, me artin vetiak.
Krijimtaria e tij përfshin artin e fjalës, të këngës, të interpretimit dhe formave të tjera të materializuara që gjallojnë dhe ndeshen në fonoteka dhe veçanërisht librat e tij autorialë. Këtë materie ende të pastudiuar mjaftueshmërisht prej shkencës kulturologjike dhe institucioneve kërkimore shkencore të filologjisë dhe albanologjisë, e krijoi dhe mblodhi duke e materializuar përgjatë gjithë udhëtimit të jetës dhe krijimit. Nuk i ndau kurrë nga njera-tjetri, në asnjë grimë kohe.
Udhëtimi dhe kontributi i At-krijuesit tim në jetë, vazhdojnë deri në këto ditë të mugëtirës së tij fizike të fillim vitit 2021. Edhe kur humbi këmbën, nuk e njohu zvarritjen.
Jeta e tij ka pasur një ndarje të padrejtë mes fëmijëve biologjikë dhe artit, poezisë dhe Grupit të Pilurit e polifonisë shqiptare në përgjithësi. Këtë raport aspak proporcional e ndërtoi vetvetishëm, pa menduar se krijesave biologjike do t’u hynte në pjesë dhe mund t’u merrte mërinë siç mund të ndodhë rëndom. Mes ne fëmijëve dhe At-krijuesit, në gjithë kohën e jetës, u lartua nëna jonë, Qerana. Modeli i një zonje shtëpiake shqiptare që me qeshjen “verbon dritën dhe më lotin tret gurin”. Mes tyre ,burrë e grua, na shkëlqeu dhe u lartësua në sy e ndërgjegje një shtatore në lëvizje e jetës me elemente dhe fragmente ferri dhe e qenësisë së magjishme njerëzore.
Shtëpia jonë prindërore i përcolli kohët në të dy katet e veta, duke mbajtur në fuqi kontrastin e së njëjtës përmbajtje. Kati i parë, ku ishte kuzhina, varfëria kishte fytyrën migjeniane të saj në vitet 1967-1992. Ndërsa kati i dytë , ku ishte studio dhe biblioteka, matej dhe ekspozohej horizonti jonian si oborr i afërt dhe i largët i kulturës dhe pasionit kombëtarist të familjes.
Këto ishin format e veçanta të territoreve të shkelshme dhe të imagjinueshme, nëpër të cilat udhëtonte dhe lëvizte si askush tjetër im Atë.
Të gjithë ne, fëmijët biologjikë të tij, i mërguam qysh në adoleshencë shtëpisë prindërore në Himarë. Unë drejt Gjirokastrës pa iu larguar asaj prej gati 25 vitesh dhe të tjerët drejt Vlorës dhe Tiranës e dikush disa vite në emigracion.
Ndërruan kohët dhe u shembën mitet e lëvizjes së dikurshme. U krijuan modelet e distancave të reja në kohë të lirisë dhe mundësive për lëvizje. Ndryshuan shpejtësitë dhe humbën disa stacione, por u zbuluan gjithaq shumë më tepër për këdo.
Por Ati, nisi një udhëtim të mundimshëm prej artisti dhe besniku, në një kah tjetër. Në kahun e mos-lëvizjes nga guri i vet. Dekadat i priti dhe përcolli në Himarë. Aty tek gurët dhe dallgët e detit, tek lisat dhe brigjet e Pilurit apo Akrokerauneve. U ngul në ato vise Labërie, ku imagjinata dhe imazhet e tij kodifikoheshin në tekste të reja këngësh dhe interpretime të ndryshme polifonësh. Vijoi udhëtimet dhe punën për opusin e vetë artistik dhe poetic, duke mos u dhënë më prioritet lëvizjeve me këmbë. Stacionin e injoruar të shëlbimit ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes së vet me shërbesat sociale dhe përkujdesin prej kryefamiljari, paimagjinueshëm e riktheu si imazhin e vetëm dhe sublim të raportit psikologjik me fëmijët dhe të afërmit e gjakut të tij. Në këtë mënyrë, ia doli që jo vetëm për fëmijët, por për krejt kurorën e tij gjenealogjike të lartësonte ndërgjegjësisht aureolën e një krenarie dhe besimi. Se, sikundër e thotë dhe vetë, beteja me trashëgiminë “nuk çmohet nga përtypja, por nga nderi dhe vlerësimi’.
Në këtë mënyrë ne kemi mbërritur në ditët e mugëtirës së jetës fizike të tij. Sot gjendet në stacionin më të rëndësishëm të peshimit, vlerësimit të udhëtimit shtues dhe lartësues, së veprës dhe punës së tij njerëzore dhe krijuese.
Ati nuk i cenoi kurrë dashuritë serioze; ato themeloret, si për shembull atë për kombin, atdheun, polifoninë dhe poezinë. Në të gjitha dashuritë ti je serioz, në disa prej tyre madhështor. Në disa nga më të bukurat, edhe mizorisht poetik.
Libri “Njerëz me dritë” është mishërim i një materiali shkrimor që është derdhur prej ndërgjegjes dhe zemër-trokitjeve, prej talentit natyral për të thënën dhe sinqeritetit sui generis të shprehjes së Lefter Çipës. Ua kushton atyre që i ka dashur dhe çmuar, nëpër gjithë kohën dhe kohët e jetës vetiake. Ata janë kontribues të lartimit dhe ndihmesës përgjatë udhëtimit të mundimshëm të tij nëpër art dhe nëpër këngën shqipe. Flet me gjuhën e vet. Shkruan me shqipen e tij. Lëvdon dhe peshon sipas një gjuhe jo të kontrolluar prej kritereve akademike apo studimore, por prej një ligjërimi që nuk shkëputet nga bashkëautorësia me natyrën dhe elementet përbërës të etnogjeografisë dhe antropologjisë shqiptare. Janë “njerëzit me dritë”, për kulturën dhe kombësinë shqiptare, dy dimensionet më simetrike të ndërgjegjes së At-krijuesit tim Lefter.
Është miku i madh i tij Dritëro Agolli. Bashkëpatrioti i shquar Petro Marko. I shumëdituri Dhimitër Shuteriqi. I dashuri deri në gjak Xhevahir Spahiu. Sharmantja Justina Aliaj. Janë të fjeturit e gjallë si Aleksandër Lalo, Nexhmie Pagarusha, Albert Verria, Adem Demaçi, Haxhi Dalipi etj, etj.
Në të njëjtën kohë, janë edhe polifonët e magjishëm të tij. Janë ata, të shquarit e Grupit të Pilurit. Në kushtimet dhe përcaktimet eseistike, në profilet dhe reçencat për personalitete të shquara të letërsisë, interpretimit, kulturës, polifonisë, muzikës dhe atdhedashurisë shqiptare, autori i këtij libri u ikën kritereve tradicionale dhe rigoroze. I përmbahet besnikërisht një sistemi tradicional dhe konservator, të përcaktimit dhe gjykimit si personalitete dhe si autorë me sprova të fituara vlerash në skenën kulturore të Shqipërisë së 100 viteve të fundit.
Gjatë kohës që lëngoi, bashkëkomunikuesve dhe ne, fëmijëve të tij, na bëri dhuratë-porosi një pjesë të madhe të epistolateve dhe sentencave të këtij libri. Ndonjë prej tyre na ka humbur prej pavëmendjes apo harresës. Një peng që ndoshta nuk e zhbëjmë dot.
Gjithsesi, prej tij ne ishim me fat. Nuk shijuam vetëm fatin e këngës apo poezisë, por mësuam se si t’i shquajmë dhe t’i duam, posaçërisht në jetë dhe tek Atdheu, “njerëzit me dritë”.
*Djali i madh i autorit
( Parathenie e librit "Njerez me dritë", autor Lefter Çipa, botuar nga Botime M&B, Tirane 14.02.2021)
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 246 |
ISBN | 9789928307880 |
Viti i Botimit | 2021 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.