Lazër Shantoja A-005593
Libër i ri
Libri që prezantojmë sot titullohet “Tingujt shungullues të shpirtit”, – dhe është një përzgjedhje shkrimesh publicistike të Lazër Shantojës, përgatitur nga Arben Ndreca. Libri vjen si një bashkëpunim i botimeve “Berk” me Qendrën e Studimeve Albanologjike “Shejzat – Pleiades”.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Berk | |
| ISBN | 9789928462718 | |
Në më se 400 faqe janë përmbledhur materiale publicistike të Shantojës, në një hark të gjerë kohor, i cili rrok një periudhë 18 vjeçare, atë periudhë tranzitive e cila do të shenjohej fillimisht nga angazhimi i tij në grupimin politik antizogist, do të vijonte me emigrimin e tij në Vienë, Zvicër, e më pas rikthimin e tij në atdhe, rikthim i cili nuk arriti do të rikoagulonteinteligjencën shqiptare të ikur në emigracion politik. Në këtë vepër Shantoja pamfletist e publicist vjen i plotë, me shkrime të përmbledhura nga thuajse çdo organ në të cilin shkroi. Pavarësisht se kjo përmbledhje nuk përmbanshkrime poetike apo poezi, Shantoja, dhe nëpamfletët e satirat e tij më politike e tëashpra, dallon for për brishtësinë e lëmimin e gjuhës, duke i dhënë kështu edhe një përmbajtjeje të ashpër kumbimin e një poezie. Brishtësia e Shantojës, si medium komunikimi duhet të risjellë në vemëndje kujdesin e kahmotshëm të shqiptarëve ndaj fjalës, por dhe traditën e rëndësishme dhe të pasur të publicistikës shqiptare.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 440 |
| ISBN | 9789928462718 |
| Redaktori | Arben Ndreca |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |