William Faulkner A-003971
Libër i ri
Romani Duke dhënë shpirt (1930) i Uilliam Folknerit renditet ndër kryeveprat e letërsisë moderniste, një aventurë e guximshme në stil, e cila u kundërvihet konvencioneve letrare dhe pushtetit të së shkuarës.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
ISBN | 9789928261250 | |
Folkneri ka pohuar se koncepti për romanin e tij të pestë përbëhej nga marrja e një familjeje dhe përballja e saj me dy gjëmat më të mëdha me të cilat mund të përballet njeriu: përmbytja dhe zjarri. Duke dhënë rravgimet e Bandrenëve për të përmbushur amanetin e nënës së tyre për t’u varrosur në Xheferson, hulumtohet gjendja ekzistenciale e të bardhëve të varfër në qarkun e Joknapatofës, i cili këtu përmendet për herë të parë.
Ndër veprat më të shquara të Folknerit, ky është romani më i lexuar, i përshtatur dhe i vënë në skenë si dramë, dhe i realizuar si film dramatik në vitin 2013.
Titulli është marrë nga thirrja e fantazmës së Agamemnonit, kur i drejtohet Odiseut: “Me krah’t e mi unë desha ta mbuloj,/ po një shpatë në çast më shojti,/ Ah bushtra grua më pa duke dhënë shpirt/ por as u afrua të m’i mbyllte sytë.” Edi, duke folur nga bota e të vdekurve, i bën jehonë gjendjes së Agamemnonit, megjithatë Bandrenët nuk ngjajnë me aventurierë heroikë, megjithëse shfaqin kurajë dhe qëndresë të jashtëzakonshme. Statusi i tyre i ulët shoqëror dhe idengulitjet (obsesionet) egoiste e shndërrojnë udhëtimin e tyre më shumë në farsë tragjike folkneriane, farsë të epikes, ndërsa tragjedinë familjare e përshkon humori i zymtë dhe ironik.
Si gjetkë, në dekadën e madhërishme të Folknerit romancier (1929-1939), vizioni i romancierit u ndesh me tmerret e familjeve dhe jetës në bashkësi dhe paraqiti vlerën e qëndresës stoike. Ironia e Folknerit pranëvë realitetet mospërkuese të unit, prindit, fëmijës, së shkuarës dhe së ardhmes. Trupi që po kalbet i Edi Bandrenit është, natyrisht, imazhi më grotesk.
Ndërkohë, të gjithë kanë motive të fshehta për të bërë udhëtimin nga Frençmenbendi në Xheferson. Ensi do të vërë protezën e dhëmbëve, Keshi do të blejë një gramafon, Djui Delli të ndërpresë shtatzëninë dhe Vardamani lakmon një tren lodër. Bërja njësh e guximit me grotesken dhe heroiken, qesharakes dhe hakmarrjes, mëshirës dhe tmerrit, krijon një agoni mes jetës dhe vdekjes. Absurditeti i gjendjes ekzistenciale shoqërohet me një aspekt heroik që bëhet njësh me përqeshjen e heroikes.
Ky roman i çuditshëm, qesëndisës dhe i tmerrshëm, paraqet dramën e një familjeje, ku secili personazh kërkon të tërën që s’mund të krijohet dhe që ndoshta s’ka ekzistuar kurrë. Folkneri e quajti një “tour de force”. Romani rrëfehet me 59 monologë me gjatësi të ndryshme. 7 rrëfimtarët në vetë të parë të së njëjtës familje janë të ndarë në kapituj të shkurtër të kombinuar, duke e bërë romanin të lexohet gati si një dramë, me monologë të njëjtësuar (identifikuar) me emrat e folësve. Shumica e tyre përfaqësojnë mendimet e vetë Bandrenëve: Ensi, burri dhe babai, rrëfen 3 kapituj; Edi, gruaja dhe nëna, 1; Keshi, djali i madh, 5; Darli, djali i dytë, 19; Xhuëlli, djali i tretë, 1; Djui Delli, fëmija i katërt, një vajzë adoleshente shtatzënë, 4; dhe Vardamani, djali më i vogël, 10.
Gjashtëmbëdhjetë monologë rrëfehen nga tetë personazhe që nuk janë pjesëtarë të familjes Bandren: Kora 3, Talli 6, Pibadi 2, Armstidi 1, Samsoni 1, Uitfildi 1, Mekgouëni 1 dhe Moselej 1. Kori prej tetë fqinjësh dhe banorësh të qytezës jep këndvështrimet e të huajve për atë që ngjan si një odiseadë groteske, ngaqë rrugëtimi për përmbushjen e amanetit të Edit për t’u varrosur në Xheferson, afër njerëzve të saj të gjakut, fillon vetëm tri ditë pasi ajo ka vdekur dhe vazhdon gjashtë ditë nëpër vapën e korrikut në Misisipi.
Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm.
Informacioni i fshehur përfshin sekrete që personazhet përpiqen t’i ruajnë dhe ne si lexues marrin pjesë në dinamikën familjare të së fshehtës, duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë nuk na është treguar.
Granit Zela (Pjesë nga parathënia)
VLERESIME
Për të rinjtë në Francë, Folkneri është Zot.
Jean-Paul Sartre
Për më tepër, krah për krah me Xhojsin dhe ndofta më shumë se ai, Folkneri është eksperimentalisti më i madh ndër romancierët e shekullit të njëzet.
Gustaf Hellström,
Është risuesi më i skajshëm në historinë e prozës amerikane, shkrimtar që përbën shkollë për avangardën e Evropës dhe Amerikës Latine.
J.M. Coetzee
Folkneri na ka dhënë, dhe vazhdon të na japë, një mësim të madh, i cili nuk është vetëm mësim për formën artistike, për përdorimin modern të barokut, por është edhe një mësim i thellë historik se si të trajtojmë dukurinë e humbjes, si të pranojmë në histori mundësinë e tragjikes, është, gjithashtu, një mësim i thellë letrar, sepse bën zbulimin e romanit nëpërmjet romanit, zbulimin e fabulës e subjektit nëpërmjet rrëfimit të tyre, zbulimin e personazheve nëpërmjet mundësisë që u jep atyre për të vepruar.
Karlos Fuentes
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 435 |
ISBN | 9789928261250 |
Viti i Botimit | 2019 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Granit Zela |
Roman | Sagë&Histori |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Romani "Këlthitja dhe mllefi" i William Faulkner u botua për herë të parë në vitin 1929 dhe përshkruan në disa retrospektiva rënien e familjes dikur të fuqishme Kompson nga shtetet jugore. Ngjarja rrëfehet katër herë nga këndvështrime të ndryshme: nga babai alkoolist, nga i biri i tij i sëmurë mendërisht, nga vajza e pjekur herët dhe në fund nga një...
“Dritë e gushtit” është roman që vlerësohet mes kryeveprave të tij. Ky roman futet thellë në çështje thelbësore lidhur me racën, fenë, seksualizmin, rolin e kujtesës tek vetëdija dhe të shkuarën njerëzore duke shfaqur ngurtësinë morale të një bashkësie të tërë.
Një gjykatës vritet dhe është detyra e Gavin të hetojë mbi vrasjen, duke zbuluar lidhjet mes vdekjes së gjykatësit dhe trashëgimisë së dy vëllezërve.?