I ri Cmim i reduktuar! Jehona e korridoreve të harruara Shiko më të madhe

Jehona e korridoreve te harruara

Enkel Hasamataj EHA0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Historitë dhe karakteret e personazheve trajtohen dhe zhvillohen përreth individualitetit dhe rrëfimit të personazhit kryesor, i cili quhet T. Në kushtet kur realiteti aktual bëhet për të një bllok i padepërtueshëm, për arsyen se njëri nga shokët e tij të fëmijërisë përfundon në qeli si i pandehur, si rrjedhojë e atrofizimit të sistemit të drejtësisë, që për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit godet më të pambrojturit në një shoqëri, për të mbuluar krimet e pushtetarëve, ai thërret në ndihmë të shkuarën e tij.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Maluka
ISBN9789928134950

760 Lekë

-24%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Në romanin debutues të Enkel Hasamataj, përditshmëria e një djali të ri trazohet nga ngjarje të së tashmes, që në njëfarë mënyre janë të lidhura pazgjidhshmërisht me ato të së kaluarës.

Një protagonist shkronja e pare e emrit e të cilit është T. (Rrëfyesi), gjendet i papërgatitur kur një shok i tij i fëmijërisë (Besiani) përballet me një realitet të hidhur pasi kthehet nga mërgimi, dhe si rrjedhojë përfundon si i pandehur përpara gjykatës, për një krim mjaft të rëndë brenda familjes prej një çasti, ku ai humbi kontrollin.

Në të njëjtën kohë që ai meson rreth kësaj ngjarjeje, takohet rastësisht në rrugë me një të njohur të vjetër (Beharin) që nuk e kishte parë që prej fëmijërisë, dhe mëson arsyet e zhdukjes së tij pa nam e nishan vite më parë. Në një bashkëbisedim me të ai nis e kupton se si si fatet e shokut të tij, dhe këtij personi kërshërues nga e kaluara kanë të përbashkëta dhe përputhen, dhe pse ngjarjet kanë ndodhur në dy epoka krejt të ndryshme.

Në përpjekje për të vënë në dijeni për këto ngjarje një tjetër mik të ngushtë (Ilirin), ai befesohet nga feksja e figurës së një vajze në shtëpinë e këtij të fundit, kur ai kishte shkuar atje për ta lajmëruar, por atë vetë nuk e kishte gjetur.

Ndërkohë që rrëfimi vazhdon në sfond gjatë gjithë kohës që ngjarjet zhvillohen qëndron një mikeshë e tij, me të cilën ndan shtëpinë, dhe një endacak që ata kishin akomoduar në të për ta larguar prej vdekjes së sigurtë në rrugë.

Ngjarjet gërshetohen në shumëllojshmërinë e tyre edhe më shumë, kur në qytet ia beh një Zonjë (Znj. Bekteshi), sëbashku me një personazh nga përtej detit për të përmbushur dëlirësinë e saj në krijimin e një lëvizje politike, që do të shkundte themelet e sistemit politiko-social.

Kjo kastë mbështetëse e personazheve është e shkëlqyer, ku secili ka karakterin e tij të veçantë dhe me shumë ngjyra e cilësi.

Megjithë ngjarjet sa dramatike dhe të rënda që shoqërojnë gjithë rrëfimin, është kënaqësi të shoqërosh Narratorin në udhëtimin e tij fizik dhe emocional, falë humorit delikat, dhe përshkrimeve mjaft mbresëlënëse që shoqërojnë këtë vepër. Përfundimi i papritur është një zgjidhje e përshtatshme për një histori plot me ndjenja dashurie epike, dhe të paharrueshme mes miqsh dhe në çift.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe214
ISBN9789928134950
RedaktoriLila Plasari
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori